19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

këta i paguan të gjitha këto e thanë: Ja ku i keni mashinat, hajdeni nxirrni

gazetën!

Dhe kështu nismë Diellin, pikërisht me atë methudhë me të cilën nxirnim

edhe Kombin e Pecit. E rradhitnim unë tok me Thimaqin edhe pastaj e

shtypnim në atë katuan e mbytur me tym, duke punuar me këmbët. Po ishim

djem aherë, shumë trima, shumë të shëndoshë. Kjo gazetë e nisur me tërë ato

varfërira e me tërë ato mundime, nisi më 15 të shkurtit 1909. Më 5 nëndor

1915 u bë e përditëshme. Më përpara dilte një herë në javë, pastaj dy herë në

javë, pastaj tri herë në javë e pastaj dolli e përditëshme kur ishte direktor,

ndjestë pastë, Kostë Çekrezi, i cili midis vyrtutave të tjera kish vyrtutin që

ishte një punëtor i rrallë. Ndoshta punëtori më i madh që ka nxjerrë

Përlindja Shqipëtare.

Tani duhet të kini përpara sysh një gjë: Dielli përparoi e arriu të bëhet e

përditëshme e vazhdoi disa vjet kështu. Pastaj botimi i tij u rrallua sepse

gjysma, më tepër se gjysma e shqipëtarëve më të mirë që kishim këtu u sulnë

si bagëtia, si kope edhe u kthyen në Shqipëri, posa që u hap vendi. Dhe kjo e

sakatosi lëvizjen kombëtare të këtushme. Vanë atje dhe kujtonin se kur të

ktheheshin do t'a gjenin përsëri derën hapët. Kur u mejtuan që të ktheheshin

këtu, dera ishte mbyllur e s'vinin dot.

Por, sidoqoftë, me gjithë ato mundime, Dielli vazhdoi. Po si vazhdoi ?... Këtë

duhet t'a kini gjithënjë përpara sysh. Dielli nuku mund të mbahej vetëm me

pajtime. Po të pyeç mirë, asnjë gazetë në botë nuku përmbahet vetëm me

pajtime. Përmbahet me rekllama. Edhe ne, rekllama nuk kemi natyrisht pse,

ai publik që e këndon është shumë i limituar e askush nuk rekllamon pa pritur

që të marrë fitime nga ajo rekllame. Kështu që s'duhet të dëshpërohemi, kur

shikojmë se nga koha në kohë Dielli ngec e pret ndihmën tonë. Tashi, ç'mund

t'u thom për vazhdimin e Diellit? E vetmja gjë që mund t'u thom është kjo.

Kështu siç bëmë këtë mbledhje të bukur sot, që mblidhemi nga të gjitha anët e

Amerikës e piqemi e çmallemi, do të ish mirë që të mblidhemi çdo tre vjet e

kështu të ndihmojmë edhe Diellin. Se ka edhe një tjatër qëllim kjo mbledhje.

Nuk jemi më djema dhe ngadalë e ngadalë hesapi ynë po shkurtohet e

mbyllet. Kështu që është mirë të piqemi çdo dy a tre vjet. Se kush e di se kur

piqemi prapë ! ( … )

1963

REFAT XH. GURRAZEZI:

Kur dolli Dielli për herë të parë, u duk si një yll i ndritur në mes të errësirës.

Shkurtër, Dielli ka qenë një shkoll’ e veçantë jo vetëm për emigrantët

shqipëtarë t’Amerikës që shumë prej tyre mësuan si të shkruajnë dhe të

këndojnë shqip prej tij, por për gjithë këndonjësit shqipëtarë kudo në botë. Në

fjalë të tjera, Dielli ka qenë një shkollë stërvitëse për këndonjësit e tij si

nëshkencën politike, ashtu edhe në fushën kulturale. As ka patur dhe as që ka

523

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!