hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

vitet 1908-1910 u botua në Selanik, gazeta “Liria; me 1909-1911, “Shqypja e Shqypnisë” e Josif Bagerit; me 1909 “Rrufeja” e Thanas Tashkos e Jani Vruhos, në Kajro, në vitin 1909; “Lidhja Orthodhokse”e Mihal Gramenos, në Korçë, me 1909; “Bashkimi i kombit” e Fehim Zavalanit, në Manastir, në vitet 1909-1910; “Liri e Shqipërisë” e Kristo Luarasit, në vitet 1911-1915, “Drita” e Muço Qullit, me 1911-1912, etj., etj. Te gjitha jëtëshkurtëra. Edhe gazeta e revista të tjera të cilat për shtypin shqiptar në atdhe dhe në diasporë, mund të përmenden për jetën e tyre të gjatë, as që mund të krahasohen me organin e “Vatrës”. Kështu “Arbëreshi i Italisë” (“L’albanese d’Italia”) e De Radës (1848-1912) jetoi 64 vjet; “Kombi Shqiptar” (“La Nazione Albanese”) e Anselmo Lorechios (1897-1924), jetoi 27 vjet; “Albania” e Konicës (1897-1909), vetëm 12 vjet. “Dielli” mund të krahasohet, në këtë rrafsh, vetëm me “Hyllin e Dritës” të Pader Gjergj Fishtës, i cili e nisi botimin në vitin 1913 dhe, me gjithë ndërprerjet e pësuara, vazhdon të botohet sot e kësaj dite. Kanë thënë për “Diellin” FAN NOLI: QË "DIELLI" TË VAZHDOJË TË NDRIÇOJË edhe pa rekllama … … E nismë Kombin dhe pastajza, pas tre vjetësh Sotir Peci shkoi. Këtu, tha s’bëhet punë, unë do shkoj në Shqipëri. Edhe shkoi për Kongresin e Manastirit ahere e pastaj mbeti në Shqipëri. Pastaj vajti në Shkollën Normale, siç e dini edhe me ne fund, u bë një nga pjesëtarët e Këshillës së Regjencës. Po sido qoftë, nga Kombi lindi Dielli. Kur shkoi Sotir Peci, na la këtu një shtypshkronjë. Ajo shtypshkronjë ish në 100, Hapson Street, në një katua. ( … ) Aty bënte shumë fohtë, kishim një sobë e cila nuk na ngrohte por vetëm na tymoste. Si e shtypnim Diellin ne? E rradhitnim vetë dhe më vjen keq që nuk ndodhet ketu, Thimaqi, që ishte kryeradhitësi e nga i cili mësova edhe unë zanatin e rradhitjes së shtypit. Me atë tok e rradhitnim e pastaj, në mashinën me të cilën e shtypnim vetë, me këmbë. Amerika s'kish përparuar aq shumë aheraj, sa të përdorej elektriku në mashinat. Shkurt, si shkoi Sotir Peci mashinat mbetën të gjitha atje siç ishin, të pa paguara. Edhe u mbluadhtin ca nga djemtë që kishin dhenë paratë, pagesën e parë kur i bleu dhe thanë: Ç'do t'i bejmë këto? Ca thanë që t'i shesim, ca thanë jo të mos i shesëm, po të vazhdojmë gazetën vetë. Të nxjerrim një tjatër gazetë. Se s'mund të nxirnim Kombin pa lejen e editorit. Por që të mundnim të nxirnim një tjatër gazetë, duhej të pagunaim një herë mashinat, të cilat ishin të papaguara. Kështu që u mbluadhnë nënë kryesinë e Kristo Qirkës, ndjestë pastë edhe të Misto Millonait i cili mblodhi disa nga dardharët, Kristo Qirka mblodhi ca prej korçarëve si edhe Dhima e Goni Pitërson dhe 522

këta i paguan të gjitha këto e thanë: Ja ku i keni mashinat, hajdeni nxirrni gazetën! Dhe kështu nismë Diellin, pikërisht me atë methudhë me të cilën nxirnim edhe Kombin e Pecit. E rradhitnim unë tok me Thimaqin edhe pastaj e shtypnim në atë katuan e mbytur me tym, duke punuar me këmbët. Po ishim djem aherë, shumë trima, shumë të shëndoshë. Kjo gazetë e nisur me tërë ato varfërira e me tërë ato mundime, nisi më 15 të shkurtit 1909. Më 5 nëndor 1915 u bë e përditëshme. Më përpara dilte një herë në javë, pastaj dy herë në javë, pastaj tri herë në javë e pastaj dolli e përditëshme kur ishte direktor, ndjestë pastë, Kostë Çekrezi, i cili midis vyrtutave të tjera kish vyrtutin që ishte një punëtor i rrallë. Ndoshta punëtori më i madh që ka nxjerrë Përlindja Shqipëtare. Tani duhet të kini përpara sysh një gjë: Dielli përparoi e arriu të bëhet e përditëshme e vazhdoi disa vjet kështu. Pastaj botimi i tij u rrallua sepse gjysma, më tepër se gjysma e shqipëtarëve më të mirë që kishim këtu u sulnë si bagëtia, si kope edhe u kthyen në Shqipëri, posa që u hap vendi. Dhe kjo e sakatosi lëvizjen kombëtare të këtushme. Vanë atje dhe kujtonin se kur të ktheheshin do t'a gjenin përsëri derën hapët. Kur u mejtuan që të ktheheshin këtu, dera ishte mbyllur e s'vinin dot. Por, sidoqoftë, me gjithë ato mundime, Dielli vazhdoi. Po si vazhdoi ?... Këtë duhet t'a kini gjithënjë përpara sysh. Dielli nuku mund të mbahej vetëm me pajtime. Po të pyeç mirë, asnjë gazetë në botë nuku përmbahet vetëm me pajtime. Përmbahet me rekllama. Edhe ne, rekllama nuk kemi natyrisht pse, ai publik që e këndon është shumë i limituar e askush nuk rekllamon pa pritur që të marrë fitime nga ajo rekllame. Kështu që s'duhet të dëshpërohemi, kur shikojmë se nga koha në kohë Dielli ngec e pret ndihmën tonë. Tashi, ç'mund t'u thom për vazhdimin e Diellit? E vetmja gjë që mund t'u thom është kjo. Kështu siç bëmë këtë mbledhje të bukur sot, që mblidhemi nga të gjitha anët e Amerikës e piqemi e çmallemi, do të ish mirë që të mblidhemi çdo tre vjet e kështu të ndihmojmë edhe Diellin. Se ka edhe një tjatër qëllim kjo mbledhje. Nuk jemi më djema dhe ngadalë e ngadalë hesapi ynë po shkurtohet e mbyllet. Kështu që është mirë të piqemi çdo dy a tre vjet. Se kush e di se kur piqemi prapë ! ( … ) 1963 REFAT XH. GURRAZEZI: Kur dolli Dielli për herë të parë, u duk si një yll i ndritur në mes të errësirës. Shkurtër, Dielli ka qenë një shkoll’ e veçantë jo vetëm për emigrantët shqipëtarë t’Amerikës që shumë prej tyre mësuan si të shkruajnë dhe të këndojnë shqip prej tij, por për gjithë këndonjësit shqipëtarë kudo në botë. Në fjalë të tjera, Dielli ka qenë një shkollë stërvitëse për këndonjësit e tij si nëshkencën politike, ashtu edhe në fushën kulturale. As ka patur dhe as që ka 523

vitet 1908-1910 u botua në Selanik, gazeta “Liria; me 1909-1911, “Shqypja e

Shqypnisë” e Josif Bagerit; me 1909 “Rrufeja” e Thanas Tashkos e Jani

Vruhos, në Kajro, në vitin 1909; “Lidhja Orthodhokse”e Mihal Gramenos, në

Korçë, me 1909; “Bashkimi i kombit” e Fehim Zavalanit, në Manastir, në

vitet 1909-1910; “Liri e Shqipërisë” e Kristo Luarasit, në vitet 1911-1915,

“Drita” e Muço Qullit, me 1911-1912, etj., etj. Te gjitha jëtëshkurtëra.

Edhe gazeta e revista të tjera të cilat për shtypin shqiptar në atdhe dhe në

diasporë, mund të përmenden për jetën e tyre të gjatë, as që mund të

krahasohen me organin e “Vatrës”. Kështu “Arbëreshi i Italisë” (“L’albanese

d’Italia”) e De Radës (1848-1912) jetoi 64 vjet; “Kombi Shqiptar” (“La

Nazione Albanese”) e Anselmo Lorechios (1897-1924), jetoi 27 vjet;

“Albania” e Konicës (1897-1909), vetëm 12 vjet. “Dielli” mund të

krahasohet, në këtë rrafsh, vetëm me “Hyllin e Dritës” të Pader Gjergj

Fishtës, i cili e nisi botimin në vitin 1913 dhe, me gjithë ndërprerjet e

pësuara, vazhdon të botohet sot e kësaj dite.

Kanë thënë për “Diellin”

FAN NOLI:

QË "DIELLI" TË VAZHDOJË TË NDRIÇOJË

edhe pa rekllama …

… E nismë Kombin dhe pastajza, pas tre vjetësh Sotir Peci shkoi. Këtu, tha

s’bëhet punë, unë do shkoj në Shqipëri. Edhe shkoi për Kongresin e

Manastirit ahere e pastaj mbeti në Shqipëri. Pastaj vajti në Shkollën

Normale, siç e dini edhe me ne fund, u bë një nga pjesëtarët e Këshillës së

Regjencës. Po sido qoftë, nga Kombi lindi Dielli. Kur shkoi Sotir Peci, na la

këtu një shtypshkronjë. Ajo shtypshkronjë ish në 100, Hapson Street, në një

katua. ( … ) Aty bënte shumë fohtë, kishim një sobë e cila nuk na ngrohte por

vetëm na tymoste. Si e shtypnim Diellin ne? E rradhitnim vetë dhe më vjen

keq që nuk ndodhet ketu, Thimaqi, që ishte kryeradhitësi e nga i cili mësova

edhe unë zanatin e rradhitjes së shtypit. Me atë tok e rradhitnim e pastaj, në

mashinën me të cilën e shtypnim vetë, me këmbë. Amerika s'kish përparuar

aq shumë aheraj, sa të përdorej elektriku në mashinat.

Shkurt, si shkoi Sotir Peci mashinat mbetën të gjitha atje siç ishin, të pa

paguara. Edhe u mbluadhtin ca nga djemtë që kishin dhenë paratë, pagesën e

parë kur i bleu dhe thanë: Ç'do t'i bejmë këto? Ca thanë që t'i shesim, ca

thanë jo të mos i shesëm, po të vazhdojmë gazetën vetë. Të nxjerrim një tjatër

gazetë. Se s'mund të nxirnim Kombin pa lejen e editorit. Por që të mundnim

të nxirnim një tjatër gazetë, duhej të pagunaim një herë mashinat, të cilat

ishin të papaguara. Kështu që u mbluadhnë nënë kryesinë e Kristo Qirkës,

ndjestë pastë edhe të Misto Millonait i cili mblodhi disa nga dardharët,

Kristo Qirka mblodhi ca prej korçarëve si edhe Dhima e Goni Pitërson dhe

522

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!