19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

këmbëngulur për ruajtjen e profilit të tij, si gazetë e bashkësisë shqiptare të

Ammerikës dhe e organizatës së saj në zë, “Vatrës”.

Duke u botuar mesatarisht 4 herë në vjetë, gjatë kësaj periudhe, “Dielli” mori

më tepër profilin e një reviste; më saktë të një reviste kulturore, ku veç

analizave për çështjet bashkëkohore politike kombëtare, i është dhënë një

hapësirë e gjerë artikujve studimorë në fushën e kulturës sonë albanologjike.

të personaliteteve të shquara të kulturës dhe historisë sonë kombëtare

Gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje për të ndjekur gjurmët

jashtëzakonisht të pasura të traditës publicistike të “Diellit”, duke

këmbëngulur në ruajtjen e profilit të tij, si organ i bashkësisë shqiptare të

Ammerikës dhe i organizatës së saj në zë, “Vatrës”. “Dielli” nuk e ka

zgjidhur asnjëherë problemin e gjendjes financiare. Të gjitha veprimtaritë e

“Vatrës”, duke përfshirë botimin e “Diellit” janë realizuar me ndihmat e një

grushti vatranësh, kryesisht, anëtarë të këshillit të “Vatrës” dhe të ndonjë

aktivisti.

Në drejtim të gazetës “Dielli” kanë vepruar personalitete të shquara në lëmin

e atdhetarisë dhe të gazetarisë shqiptare. Editorë të “Diellit” sipas radhës

kanë qenë: Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, Paskal Aleksi,

Efthim Natsi, Dennis Kambury, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Loni P. Hristo,

Andon S. Frashëri, Andrea D. Elia, Nelo Drizari, Peter Tiko, Qerim Panariti,

Athanas Gegaj, Refat Gurrazezi, Xhevat Kallajxhi, Eduard Liço.

Në vitet 1990-1994, gazeta ka kaluar në duar të ndryshme. Në vitin 1990:

Din Derti; 1991: Arshi Pipa (korrik, gusht-shtator); Gjon Buçaj, A.

Karagjozi, Agim Rexhaj, me asistencën e Tahir Deskut (tetor-nëntor); Arshi

Pipa (dhjetor); 1992: Arshi Pipa (janar, shkurt, mars, prill, maj-qershor);

Agim Karagjozi, Gjon Buçaj (korrik-nëntor); 1993: Agim Karagjozi (janarqershor,

korrik-tetor, nëntor-dhjetor); 1994: Agim Karagjozi, Anton Çefa

(janar-shtator); Anton Çefa (nga numri tetor-dhjetor 1994 deri në numrin e

fundit korrik-dhjetor 2006). Gazeta pushoi botimin për arsye të mospajtimit

të mendimeve të editorit me kryesinë e “Vatrës” lidhur me gjendjen e sotme

dhe të ardhme të kësaj organizate.

Nga më të shquarit në radhën e editorëve, po përmendim Nolin, Konicën,

Çekrezin, i cili arriti të bëjë gazetën ditore. Detyrën e editorit për kohën më të

gjatë e ka mbajtur Qerim Panariti (19 vjet).

Gjatë jetës së “Diellit” kanë dalë një mori gazetash e revistash shqipe, në

atdhe, në trojet shqiptare të pushtuara në Ballkan dhe në diasporë, në të gjithë

botën, por asnjë nuk e pati fatin e jetëgjatësisë së tij. As nuk mund të flitet për

jetëgjatësinë e gazetave dhe revistave që dolën në një kohë me “Diellin”. Në

521

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!