19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shpenshtjell’ ekonomike. Të shtrohen udhë tregëtare të njerëzishme prej

qeverisë për të bashkuar tërë qytetet e mbëllenj të Shqipërisë me njëri-jatërin.

Dhe me limanet e Shqipërisë. Të krijohen dhe të përmbahen prej qeverisë

shkolla bujqësie, mjeshtërie dhe kafshë-ritjeje në qytetet e mbëdhenj të

vendit.

Sundim Çqendralësor. Të ipet prej qeverisë një statut i cili të çkoqitë kufit’ e

vendit, i cili të mos përmbledhë brenda më pak se vilajetet e Shkodrës,

Kosovës, Janinës, Manastirit. Ky vent të qeveriset prej një parlamenti

Shqiptarësh me ministorë Shqipëtarë, nënë një përvendës të Sulltanit, i cili të

quhet Guvernor i Shqipëris’ (Arnautllëk valise). Shqipëria të mos ketë të

përbashkme me Turqinë veç ushtërinë, punet e luftës, dhe punët e jashtme.

Natyrisht, programi ka pësuar ndryshime në përputhje e në funksion të

kohërave. Ndryshimi më i parë qe kalimi nga kërkesa për autonomi në

kërkesën për pavarësi.

Gjatë gjithë jetës së saj, gazeta “Dielli” u shqua si një nga tribunat më të

rëndësishme të çështjes shqiptare. Ajo ka përkrahur lëvizjet për çlirimin dhe

pavarësinë e Shqipërisë, ka kundërshtuar politikën shoviniste të shteteve

fqinje ndaj Shqipërisë dhe ka propaganduar në vazhdimësi idenë e bashkimit

dhe të organizimit të popullit shqiptar në një shtet me një program të

përcaktuar politik, ekonomik, kulturor e arsimor, sipas modeleve të

demokracive perëndimore. Në gjirin e emigrantëve shqiptarë të Amerikës,

“Dielli” ka propaganduar në çdo kohë unitetin dhe dashurinë për njëri-tjetrin

dhe ruajtjen e traditave kombëtare. “Dielli” mbolli farën e qytetërimit midis

shqiptarëve. Ai ishte dhe mbeti tërë kohën malli, dashuria dhe krenaria e

shqiptarëve të Amerikës për atdheun, pjesë e jetës dhe e qenies së çdo

mërgimtari shqiptar. “Dielli” përshëndeti fitoren e Luftës Antifashiste të

popullit shqiptar përkrah Aleancës së madhe Antifashiste dhe përkrahu

kërkesën e Shqipërisë për t’u pranuar në OKB, por kritikoi zhdukjen e lirive

demokratike, politike, ekonomike e kulturore nga sistemi diktatorial Stalinist,

që u instalua nga Partia Komuniste dhe diktatori Enver Hoxha.

Pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri, “Dielli” dha një ndihmesë të

vyer, me shkrimet e veta, për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri, për

çlirimin e pavarësinë e Kosovës në drejtim të kërkesave për sigurimin e të

drejtave politike kombëtare, shoqërore, kulturore, etj. të shqiptarëve në

Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegje, Bujanovc, sipas ligjshmërisë

ndërkombëtare. Gjithashtu, herë pas here është shkruar për padrejtësitë

flagrante, që iu bënë e po i bëhen Çamerisë si dhe janë demaskuar

pretendimet absurde të qarqeve shoviniste greke, .tje dhe këtu, për të

ashtuquajturin Vorio-Epir.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje për të ndjekur gjurmët

jashtëzakonisht të pasura të traditës publicistike të “Diellit”, duke

520

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!