19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Të mundur, por s'kemi rënë aspak,

të cfilitur, por s'kemi humbur beteja ndonjëherë,

askund s'jemi përgjakur në baltra si të tjerë,

dhe jemi vetëm plagë prusheflak...

Me vela të ndukura jemi tërhequr ngapak

në gjirin e plagëve të brendshme,

megjithatë, ç'parfume të këndshme,

ende na paskan mbetur në gjak!

Madje dhe tani në mendje më gjumiten

luftra të hershme apo udhëtime,

më të ëmbla në hije dhe në shajnime

se sa ato që kam përjetuar e më veniten.

Në gjoks me spektrat e tyre të thatë,

-Suez, Azore, Mozambik, Haliç-

vdesim me këtë sublimin hiç

bri sobës sonë të ftohtë, të ngratë...

Atij që më sajoi trishtimin

Atij që më sajoi këtë trishtim e maraz

mos i jep, o Zot, litarin katil.

Atij që ma nguli shtizën nga pas,

bëji një shtrat të freskët, në tërfil.

Ai që më dha me kova vrer,

le të rrojë si një mbret.

Kush më dha burg, cfilitje, qeder,

qoftë, o Zot, i bekuar përjet'.

Por atij që mbolli tek unë neveri

dhe ndoht e për gjithçka përçmim,

mos iu ndafshin krimbat mizëri

e nepërka në fis i bëftë folé n'amëshim.

518

Shqipëroi Kopi Kyçyku

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!