hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Viti i parë Mbyll sytë, që të jetoj. Dhe që të vras! Jam kësisoj më i fuqishëm se ai, që i mbyll sytë vetëm në kërkim të gjumit, ndonëse gjumi nuk mund t’i sjellë asnjë ngushëllim. Se atëbote terri i gjumit të tij dyndet nga armiqtë, nga kanosjet që e ndjekin prore. E di, ti nuk e do pushimin, se asnjë i pushtetshëm nuk e do. Gjumi e shkëput nga bota, duke e lënë të vetëm në prani të ndërgjegjes, me kafshimet e saj, zgjuar nga vendime që i ka marrë gjithnjë nga lartësia e sundimtarit, domethënë ashtu siç bën një njeri i llahtarisur nga pushteti i vet. Njëherë, pesë vjet më parë, e takova në të gdhirë tek tempulli. Sapo qe zgjuar nga gjumi, i kish sytë të bymyer, të kuqëluar, të lodhur. Nuk guxonte të na shihte në sy nga frika se mos i lëçitnim në vështrime emrat apo tiparet e atyre që e patën munduar gjatë gjumit. E ngrejnë në qiell si të ishte perëndi, por askush nuk e do. Se është, padyshim, ati i Paqes së të gjithëve, krijuesi i më të madhes perandori që është parë ndonjëherë mbi dhé, mirpo, në të njëjtën kohë, është burim i Frikës që na nguc të gjithëve, përfshi atë vetë. Suferina drithëron çatinë. Deti rënkon në largësi dhe valët shndërrohen, natën, në ca si magjistriza gjatoshe prej akulli. Nesër njerëzit do të mund të enden mbi peshq dhe një fqinj më trupmadh se unë do të duhet të hapë udhë deri tek dera ime, që të mund të dal nga shtëpia. Nuk kam dëgjuar kurrë më parë një vajtim të tillë, shoqëruar nga rropama e dëborës së ngrirë që godet muret. Përtej kësaj kuje të mprehtë, që vjen mbi mua si një jehonë dallgësh, rënkimi i detin duket të jetë zëri i vetë natës, njëlloj sikur koha të kish pasur zë e ta bënte të dëgjueshëm në një pikë të vetme të botës: këtu. Shtëpia ime ndodhet ngjitue me muret rrethues të qytetit dhe, kur era humbet fuqinë, dëgjoj ulërimat e ujqve. Janë të uritur. E vranë njërin sot në drekë, në mes të rrugës. Egërsira qe sulur në qytet e marrosur nga uria, qe hedhur mbi të parën qënie që i pat dalë para, një plakë që kthehej nga tregu, dhe e kish shqyer sa hap e mbyll sytë. Renda edhe unë pas klithmave të njerëzve dhe pata kohë ta shoh ujkun e përshkuar nga një shigjetë, shtrirë mbi viktimën e vet, mes dëborës së përgjakur. Befas më shkoi mendja tek ajo. S’kam mundur të mos i uroj një vdekje të ngjashme, çka s’para është e mundur, për fat të keq, sepse ujqit nuk mbërrijnë kurrë gjer në Romë. Po kushedi, ndonjë luan mund të arratiset një natë nga kafazet e cirkut, të hyjë në kopështin e pallatit perandorak dhe të bëjë atë që asnjeri s’ka pasur kurajon ta bëjë deri më tash. Mbyll sytë dhe vras. Sa të gjalla janë këto përfytyrime, më të gjalla e më të qarta edhe se vetë kujtimi i kësaj pasditeje. Mbyll sytë dhe jetoj. Unë jam poeti, ai s’është veçse një perandor. 516

PENA QË S’U THYEN CONDEIE CARE NU S-AU FRÂNT RADU GYR (1905-1975) Udhëtime Sumatra, Java, Mozambik, Haliç, sa endje e gjatë nëpër dete ëndërruar në kolltuk, me vete, me direkun e ngulur në hiç... Duke lundruar mbi një oqean dallgëngritur, sa herë nuk kam pushtuar mrekulli drejt të cilave kam shkuar dhe vise në të cilat nuk kam mbërritur. Mbi një trirremshe verore gjith jemi kthyer, gjith kemi shkuar, me yjet mbi direkë rreshtuar, me ballin në kupën qiellore ... S'kemi lundruar veçse në ëndrra të tjera, s'kemi ankoruar veçse në nostalgji, dhe, ja, ç'gërvishtje na dhembin tani, dhe velat, shih, sa janë të çjerra! Dhe po në kolltuk mburoja kemi vënë që vetëm në shpirt kanë vezulluar, dhe të ndezur me shpata ajri të kulluar, jemi nisur të zjarrur për aventura në hënë. Mes fantazmash dhe mendimesh pa fund, kam bërë nga kolltuku beteja të shkëlqyera, duke shpartalluar me supet e zbërthyera kala që s'kanë qënë kurkund... 517

Viti i parë

Mbyll sytë, që të jetoj. Dhe që të vras! Jam kësisoj më i fuqishëm se ai, që i

mbyll sytë vetëm në kërkim të gjumit, ndonëse gjumi nuk mund t’i sjellë

asnjë ngushëllim. Se atëbote terri i gjumit të tij dyndet nga armiqtë, nga

kanosjet që e ndjekin prore. E di, ti nuk e do pushimin, se asnjë i pushtetshëm

nuk e do. Gjumi e shkëput nga bota, duke e lënë të vetëm në prani të

ndërgjegjes, me kafshimet e saj, zgjuar nga vendime që i ka marrë gjithnjë

nga lartësia e sundimtarit, domethënë ashtu siç bën një njeri i llahtarisur nga

pushteti i vet. Njëherë, pesë vjet më parë, e takova në të gdhirë tek tempulli.

Sapo qe zgjuar nga gjumi, i kish sytë të bymyer, të kuqëluar, të lodhur. Nuk

guxonte të na shihte në sy nga frika se mos i lëçitnim në vështrime emrat apo

tiparet e atyre që e patën munduar gjatë gjumit. E ngrejnë në qiell si të ishte

perëndi, por askush nuk e do. Se është, padyshim, ati i Paqes së të gjithëve,

krijuesi i më të madhes perandori që është parë ndonjëherë mbi dhé, mirpo,

në të njëjtën kohë, është burim i Frikës që na nguc të gjithëve, përfshi atë

vetë.

Suferina drithëron çatinë. Deti rënkon në largësi dhe valët shndërrohen,

natën, në ca si magjistriza gjatoshe prej akulli. Nesër njerëzit do të mund të

enden mbi peshq dhe një fqinj më trupmadh se unë do të duhet të hapë udhë

deri tek dera ime, që të mund të dal nga shtëpia. Nuk kam dëgjuar kurrë më

parë një vajtim të tillë, shoqëruar nga rropama e dëborës së ngrirë që godet

muret. Përtej kësaj kuje të mprehtë, që vjen mbi mua si një jehonë dallgësh,

rënkimi i detin duket të jetë zëri i vetë natës, njëlloj sikur koha të kish pasur

zë e ta bënte të dëgjueshëm në një pikë të vetme të botës: këtu. Shtëpia ime

ndodhet ngjitue me muret rrethues të qytetit dhe, kur era humbet fuqinë,

dëgjoj ulërimat e ujqve. Janë të uritur. E vranë njërin sot në drekë, në mes të

rrugës. Egërsira qe sulur në qytet e marrosur nga uria, qe hedhur mbi të parën

qënie që i pat dalë para, një plakë që kthehej nga tregu, dhe e kish shqyer sa

hap e mbyll sytë. Renda edhe unë pas klithmave të njerëzve dhe pata kohë ta

shoh ujkun e përshkuar nga një shigjetë, shtrirë mbi viktimën e vet, mes

dëborës së përgjakur. Befas më shkoi mendja tek ajo. S’kam mundur të mos i

uroj një vdekje të ngjashme, çka s’para është e mundur, për fat të keq, sepse

ujqit nuk mbërrijnë kurrë gjer në Romë. Po kushedi, ndonjë luan mund të

arratiset një natë nga kafazet e cirkut, të hyjë në kopështin e pallatit

perandorak dhe të bëjë atë që asnjeri s’ka pasur kurajon ta bëjë deri më tash.

Mbyll sytë dhe vras. Sa të gjalla janë këto përfytyrime, më të gjalla e më të

qarta edhe se vetë kujtimi i kësaj pasditeje. Mbyll sytë dhe jetoj. Unë jam

poeti, ai s’është veçse një perandor.

516

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!