19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

DUO

VINTILĂ HORIA

(Segarcea, Rumani 1915 - Madrid, 1992)

Zoti është lindur në mërgim

(Dumnezeu s-a născut în exil)

I vlerësuar me Çmimin Goncourt në vitin 1969, romani “Zoti është lindur në

mërgim” i shkrimtarit trigjuhësh Vinitlă Horia, hap serinë e veprave përmes

të cilave autori ringjiz epoka krize nga historia e Evropës, “mbyllje ciklesh”,

ku zbulon tipare të ngjashme që thelbësojnë epokën e tanishme. I joshur

njëherazi ndaj historisë dhe çështjeve madhore të fatit dhe jetës, prozatori

thyen murin e kohës dhe njësohet me personazhe që kanë njohur thellësitë e

mërgimit. Në “Letra e shtatë” (1964), filozofi Platon përpiqet të ndërtojë

Qytetin Ideal në Sirakuzën e tiranit Dionis; në “Përndiqeni Boetiusin!”

(1983) mendimtari Boetius e përjeton mërgimin në burgun e Ravenës, qytet i

dyndur nga ostrogotët; piktori El Greko braktis vendlindjen, Kretën e

kërcënuar nga turqit, dhe vendoset në Toledo, ku linden kryeveprat e tij

(romani “Një varr në qiell”, 1987). Bëhet fjalë për romane simbolikokulturorë

(polihistorikë, siç i cilëson Herman Broch), në të cilët ndodh

ndërvendosja dhe gërshetimi i pyetjeve historike me ato ekzistenciale, në një

përpjekje për të zbardhur të fshehta përjetësiht ajtuale të qënies njerëzore,

për të tejshkuar atë që është tipike deri në kapjen e arketipales. Vinitlă Horia

nuk arriti ta shihte më Rumaninë ku u lind, u formua e ku një plakë gjysmë e

verbër i mësoi një frëngjishte të pazakontë qysh në fëmini. Smira dhe

mendjengushtësia e disa prej bashkëkombasve, me ndihmën e regjimit

policor, e detyruan të mos e pranonte Çmimin Goncourt dhe të mos kthente

dot më as eshtrat, pas vdekjes, në atdhe. Vendi i tij në letrat rumune është

ende i paqartë nga ana zyrtare, ndonëse mbetet njëri nga prozatorët më të

shquar të frëngjishtes, spanjishtes dhe rumanishtes.

“Zoti është lindur në mërgim” rrëfen me gojën e poetit të shquar roman

Ovidiu tetë vitet e mbramë të jetës në Tomis, buzë Detit të Zi, ku perandori

August e syrgjynosi për ta ndëshkuar. Gjatë atyre tetë vjetëve Ovidi jo vetëm

që rigjen vetveten dhe Zotin, por nis të shkruajë edhe në gjuhën e lashtë të

dakëve.

515

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!