19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sigurisht, nga ç’njeh secila histori e letërsisë, secila teori e letërsisë, secili

interpretim pretendues për të zbërthyer sadopak ‘të fshehtat’ (poetesha

‘përballet’ edhe në veten e parë ‘të fshehtat e mia’!) e botës apo tërësisë

konceptuale autoriale, del realizimi i mirëfilltë poetik. Ndjeshmëria për të

përqafuar qoftë segmentet, qoftë tërësinë e strukturës poetike.

Medium i Anilës është një poezi eliptike. E kursyer si një pasuese e filozofisë

poetike pitagoriane: numri – fjala, harmonia – figura. Ajo ka veçantinë e të

qenit magjistare e fenomeneve që bart në ligjërimin poetik. Semantika nis me

titullin. Më kursyer sa s’bën. Një përsosuri e pahasur në poezinë shqipe! Sikur

çikë lehtësisht, si për rrëshqit, tematikën sa eksplicite, po aq implicite. Mjafton

disa përmendje titujsh: Fjala, Përgjërimt, Mbrëmje, Dimër, Simbiozë, Dëshirë,

Formë, Shko, Pasqyrë, Zgjim, Dhimbë, Prcjellje, Ag, Meditim, Letër,

Vendlindje, Shkodër, Brakje, Marramendje, Orakull, Emathia, Gjak, Qelq,

Natë, Shi, Femër, Turmë, Unë, Zemër, Drojë, Vjeshtë...

Anila është vetvetja, është vetë tjetri apo vetë tjetra në parafrazimet e përfshira

si një dialogim me të (pa)thënën, shenjë kjo e zotërimit të zgjuar të vargëzimit.

Një poezi antipoezi, një poetikë antipoetikë, tek imponon (auto)formën dhe

(auto) përmbajtjen, pra diç krejt të sajën. Derisa jeton pafundësisht me

thërrmijat transcedentale.

Ka të ngjarë, jam fare i sigurt, se Anila jeton përgjatë krijimit me gradacionin

poetik drejt përsosurisë, duke qenë e ndërgjegjshme për përgjegjësinë. Ajo që

është e saj, e deklamon hapur si imanente, pavarësisht faktit se tashmë gjithçka

i takon lexuesit.

514

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!