hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

ABDULLAH ZENELI Dy fjalë në fund, ose Një filozofi e re poetike [...] Dorëshkrimi i ofruar me poezi, përkundër dellit dhe qasjes shumë serioze, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, me erëzat figurative për të realizuar një gatim të gatshëm për një vakt solemn leximi, më krijuan dilemën e gjithëditshme se ‘konsumimi’ i poezisë po atakohet nga ‘klasikët’ e sotëm që s’prajnë së mohuari avangardën letrare poetike shqiptare. Shpëtimi më erdhi në dilemën e një shtyrjeje të mundshme të falshme (mos)botimi me leximin e disa tregimeve të saj në internet (seguraweb.nl) ku gjeta atë që e dëshiroja, meqenëse e konsideroj përjetësisht prozën si kulmin e pjekurisë artistike: talentin, brumin, realizimin! Dhe nuk ngurrova t’ia them Anilës, gjithnjë pa u njohur vërteti, përmes eletrave sa të shpeshta e sa të rralla, në mungesë kohe angazhimesh, herë-herë triviale që ka një botues. [...] Sa u tha më sipër, është pjesë e një fjale time me të cilën kisha shoqëruar romanin “Përftyra” të Anila Xhekaliu, një individualitet tashmë letrar shqiptar, botuar në nëntorin e 2007-tës. Romanit s’i kisha bërë aspak publicitet mediatik, duke qenë se nuk parapëlqej ta krahasoj një krijim letrar si çdo mall tjetër, sidomos kur duhet vajtur tek ndonjë medium (çkoincidencë me titullin e këtij libri!), i cili do shpalos tarifën si të qe ndonjë tullë, tjegull a horasan fasadash për të zhvatur lekët me sekondat që hanë kohën pak çaste para ‘top’ emisioneve, tv-lajme apo debate të çdoditshme spleenanalistësh... Jo! Romani në rrugëtimin e ngadaltë dorë më dorë, fjalë më fjalë, preferencë pas preference theu ‘monopolin’ e autorëve beniaminë mediatikë e shtetërorë, duke u lexuar, duke u vlerësuar, duke befasuar mendjen esull të konsumuesve të ‘prodhimit’ letrar shqiptar. Këta konsumues, lexues pra (për të cilët gjithmonë flitet keq nga ata që s’i lexon kush), e përgëzuan sa autoren, aq edhe botuesin, sepse këtë përparësi ia mundëson interneti! Interneti, i cili është njëfarë kronofagu, kohëngrënësi, por do të ishim të padrejtë nëse nuk ia vlerësojmë ndihmesën për afirmimin e ‘më pak të njohurve’ në mungesë të një përkujdesjeje falë monopoleve që ka secila shoqëri. Kjo jona, madje, me tepri. Anila u ndje saora e sigurt për të qenë e kërkuar, e lexuar, e respektuar. Përgjegjësia për lexuesin e shtyri të funksionojë lidhja ndërletrare me përkthimet, fushë e saj pasionante, si frankofone që është: romane, tregime, ese, poezi...

Në librin Medium, të cilën tashmë e kemi në dorë, Anila na ofron një ‘vakt’ vërtet solemn leximi, siç do ta keni vërejtë përqaset edhe me vetë titullin e një poezie. Njohëse dhe virtuoze e vargëzimit spontan, të frymëzuar dhe frymëzues, eksponues dhe ekspozues, intelektualist dhe intensiv në motive, fjalë, figura, mesazh. Poezia, kjo dhunti e lirizmit dhe fisnikërisë njerëzore, i jep Anilës armën për të piketuar çfarë vetë do. Është herë introspeksion, herë retrospektivë. Herë tmerrësisht e sotme, herë tmerrësisht jashtëkohore. Kur kridhet në vetminë divine, në lirinë e pafund të reflektimit. E kursyer në ligjërimin poetik, jo pse ajo është ngulmuese në gjetjen e trajtave shkurt e shqip e saktë, por se kërkesa është imanente. Poeti (poetesha!) ka të drejtën të shohë si t’ia dojë kromatika e syrit, e mendjes, e talentit për të thur vargun. Thurima me vargun e bardhë ka një rrezik: keqkuptimin! Por Anila nuk lë vend për keqkuptim, keqinterpretim, keqlancim idesh e formash konceptuale drejt qëllimit të saj parësor. Poezia e saj lehtësisht perceptohet dhe receptohet. Tani nuk e kemi më atë lexuesin vanitoz (shiko poezinë Vanitum), por një lexues elitar, i cili poezinë nuk e ka për ‘edukim masiv’, por për libido. Dhe përderisa ekziston libidoja, ekziston edhe poezia! Anila, nga ç’shihet poezi më poezi, ka një substrat sa empirik, aq edhe koniuktural. Në kuptimin e absorbimit të një tradite letrare, sidomos franceze, e cila është fascinante në plotëninë e saj në çdo rrethanë. Medium, titull i pazakontë për një vëllim poezish, në fakt (ri)përcakton pikërisht rolin që ka ky lloj letrar në vetë jetën letrare. Një krijim midis autorit (autores) dhe atyre me të cilët ‘bashkëbisedon’, do të ‘bashkëbisedojë’, apo të cilëve u dedikohet ylberi tematik, lëndor apo figuraitv, madje në kuptimin më të skajshëm, asnjë syresh, sepse pandërgjegjshëm edhe mund të shpërfillen ai/ato, sepse qëllimisht vë poezinë në mes. Duke qenë poezia në epiqendër, apo e ekspozuar në sytë e receptuesve potencialë ajo ndjehet rehat. Sepse i ka thënë të tërat. Dhe nuk do që të ngatërrohet me gjithësecilin. Është poezia vetë ajo distanca që krijojmë në jetë, e cila po u shprish krijon morinë e keqkuptimeve, mërisë, luftës permanente midis deformiteteve të species inteligjente, më se inteligjente siç është krijesa njeri. Njeriu sa u shkakton dhimbje të tjerëve, piramidës ku bën pjesë edhe vetë, është prapë po njeriu, por tani një specie më ‘fine’: poeti, krijuesi, ai pra, që bashkëndien timbret e dorës së zgjatur në këtë kaos sa urban, aq edhe rustik. Dhe, në këtë suazë, a nuk është poeti (poetesha) dora vetë mediumi i kudondodhur në çdo kohë dhe në çdo rrethanë? 513

ABDULLAH ZENELI

Dy fjalë në fund, ose Një filozofi e re poetike

[...] Dorëshkrimi i ofruar me poezi, përkundër dellit dhe qasjes shumë

serioze, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, me erëzat figurative për të

realizuar një gatim të gatshëm për një vakt solemn leximi, më krijuan

dilemën e gjithëditshme se ‘konsumimi’ i poezisë po atakohet nga ‘klasikët’

e sotëm që s’prajnë së mohuari avangardën letrare poetike shqiptare.

Shpëtimi më erdhi në dilemën e një shtyrjeje të mundshme të falshme

(mos)botimi me leximin e disa tregimeve të saj në internet (seguraweb.nl) ku

gjeta atë që e dëshiroja, meqenëse e konsideroj përjetësisht prozën si kulmin

e pjekurisë artistike: talentin, brumin, realizimin!

Dhe nuk ngurrova t’ia them Anilës, gjithnjë pa u njohur vërteti, përmes eletrave

sa të shpeshta e sa të rralla, në mungesë kohe angazhimesh, herë-herë triviale

që ka një botues. [...]

Sa u tha më sipër, është pjesë e një fjale time me të cilën kisha shoqëruar

romanin “Përftyra” të Anila Xhekaliu, një individualitet tashmë letrar shqiptar,

botuar në nëntorin e 2007-tës. Romanit s’i kisha bërë aspak publicitet mediatik,

duke qenë se nuk parapëlqej ta krahasoj një krijim letrar si çdo mall tjetër,

sidomos kur duhet vajtur tek ndonjë medium (çkoincidencë me titullin e këtij

libri!), i cili do shpalos tarifën si të qe ndonjë tullë, tjegull a horasan fasadash

për të zhvatur lekët me sekondat që hanë kohën pak çaste para ‘top’

emisioneve, tv-lajme apo debate të çdoditshme spleenanalistësh...

Jo!

Romani në rrugëtimin e ngadaltë dorë më dorë, fjalë më fjalë, preferencë pas

preference theu ‘monopolin’ e autorëve beniaminë mediatikë e shtetërorë, duke

u lexuar, duke u vlerësuar, duke befasuar mendjen esull të konsumuesve të

‘prodhimit’ letrar shqiptar. Këta konsumues, lexues pra (për të cilët gjithmonë

flitet keq nga ata që s’i lexon kush), e përgëzuan sa autoren, aq edhe botuesin,

sepse këtë përparësi ia mundëson interneti! Interneti, i cili është njëfarë

kronofagu, kohëngrënësi, por do të ishim të padrejtë nëse nuk ia vlerësojmë

ndihmesën për afirmimin e ‘më pak të njohurve’ në mungesë të një

përkujdesjeje falë monopoleve që ka secila shoqëri. Kjo jona, madje, me tepri.

Anila u ndje saora e sigurt për të qenë e kërkuar, e lexuar, e respektuar.

Përgjegjësia për lexuesin e shtyri të funksionojë lidhja ndërletrare me

përkthimet, fushë e saj pasionante, si frankofone që është: romane, tregime, ese,

poezi...

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!