19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

njëri-tjetrin: koncepti i së drejtës hyjnore dhe koncepti i së drejtës njerëzore,

të cilat shndërrohen në dy polet qëndrore, ndërmjet të cilave protagonisti

duhet zgjedhë. Ky rrëfim na paraqet rrugën që një vdekëtar duhet të

përshkojë, për të qenë i drejtë në sytë e Zotit.

Kapitulli i dytë na paraqet një personazh, i cili në dallim nga personazhi i

mësipërm, i njeh mjaft mirë të vërtetat hyjnore, por që bie dalëngadalë në

grackën e mëkatit sepse dashuria e tij për të shtrenjtën e zemrës është më e

madhe sesa ajo për Krijuesin. Brenda personazhit ndodh një shkëputje e plotë

prej Frymës së Shenjtë dhe më pas me ndihmën e kësaj të fundit, rilindja e tij

në një krijesë frymërore.

Kapitulli i tretë na paraqet një personazh, i cili është i destinuar të shkojë

drejt një fundi jo vetëm fizik, pasi ai na shfaqet si adhurues i një idolatrie të

sipërfaqshme e tokësore.

Kapitulli i katërt bën një rrimarrje të intertekstit biblik në krejt krijimtarinë e

Mitrush Kutelit, për të treguar se fryma e krishterë nuk gjendet vetëm brenda

tri rrëfimeve të analizuara në tri pjesët e para, por në rastin e këtij shkrimtari,

ajo shfaqet si “një vetëdije autoriale”.

Ky kapitull është i ndarë në tri pjesë të titulluara: Simbolet e dritës dhe të

errësirës, Parajsa në rrëfenjën kuteliane dhe Apokalipsi i Mitrush Kutelit.

Pjesa e parë “zbërthen” simbolet e dritës dhe të errësirës, si një dukuri që

shfaqet në të tri këto rrëfime. Drita simbolizon dritën hyjnore, ndërsa errësira

rënien e qenies njerëzore në grackën e mëkatit.

Pjesa e dytë zbërthen mënyrën me anën e së cilës Kuteli projekton parajsën

në rrëfenjat e tij. Kjo parajsë ngjizet si një simbiozë mes imagjinatës së një

shkrimtari nga njëra anë dhe frymës së Shkrimeve të Shenjta nga ana tjetër.

Pjesa e tretë trajton konceptin e mëkatit nëpërmjet “një udhëtimi të shkurtër”

në pamfletet e Mitrush Kutelit.

Për të ndërtuar këtë “lexim ndryshe” jemi mbështetur kryesisht në detajet

ligjërimore, pasi siç shkruan Zherar Zheneti:

“Në ligjëratë dikush flet dhe situata e tij në vetë aktin e të folurit është vatra e

domethënieve më të rëndësishmë në rrëfim”

Në një perspektivë të ardhshme, ky punim mund të zgjerohet duke e trajtuar

katharsisin (si prani apo mungesë) edhe në autorë të tjerë të letërsisë shqipe.

Si e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit

Reflektimi i përjetësisë

Mendimtarë të ndryshëm shfaqin një larmi të pafund konfigurimesh në

konceptimet e tyre mbi kohën. Sipas Kierkegaardit 5 , koha është një rrjedhojë

e pafund dhe dallimi që ne bëjmë mes të tashmes, të shkuarës dhe të ardhmes

5 Sorren Kierkegaard: Koncepti i ankthit, Shtëpia botuese“Plejad”, Tiranë 2002, f.92

51

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!