hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

I.O.N.E.S.K.O, “MBRETI PO VDES”. Pema i tremb, ose ata e kishin harruar Ioneskon. Të afërmit e tij nuk u kanë dërguar telegram. Si t’i kishin harruar?! Në një të afërt emrat e tyre do të afishohen në po këtë pemë. Pak më të kërrusur se pesë minuta më parë zvarriten trotuarit. Për dy orë në këtë oborr do të ketë fytyra. Harrojeni çfarë ju tregova. Ishte trill. Po, po një trill interesant, që, dhe po u ngjau i vërtetë, harrojeni! U rebelova kot. Ndoshta vërtet i përkas absurdit dhe ky çast pragmatik nuk më lejon të bashkoj ndjesitë e mia me të tjerëve. Ndjesë! Shfaqjen tjetër do të më keni në radhën e parë. Nuk marr urbanin. Në çastin e fundit ia beh moskthimi. Sigurisht, shfaqja mbaroi. Filloj të mendoj për të gjitha herët që në llogarinë e kuletës time është shënuar shifra 13 duke m’i shkarë plotësisht kujtesës supersticioziteti, si dhe ca dilema të vështira që kanë të bëjnë me të, si për shembull, nëse është diçka gjenetike apo një lloj sajese kureshtie për ta zotëruar të ardhmen. Mbi të gjitha më shqetëson kjo mënyrë shtesë të menduari në të përditshmen time. E përsëritshme si refren i një kënge të njohur. Por as kjo nuk është formë shpëtimi. Sinqerisht që nuk e di se çfarë është. Mbase thjesht një ide parazite, që dua ta shprish në çastin e shfaqjes. Ndonjëherë zgjedh njërën nga kafenetë që nuk më pëlqen dhe kjo vetëm që të bëj një përshtatje, pa më shqetësuar fakti se si në disa vende që mund të shmangen lehtë shkon prapë aty. Je një roman që me vështirësi i afrohet faqeve të fundit, një farë pengmbajtësi, që të pengon të shkosh më tej. Këqyr herë pas here derën që sjell fytyra të njohurish, duke m’u krijuar përshtypja e të qenit e tepërt, pa më ngjallur gjë për mirë as për keq e zakonta. Ngrihem duke lënë pagesën, për t’u gjendur përpara një ndërtese me arkitekturë të vjetër. E në mendje, si në një mekanizëm të vetëkurdisur, gjëmon pareshtur: “Që gjithçka të vdesë me mua. Jo, që gjithçka të mbetet mbas meje. Jo, që gjithçka të vdesë. Jo, që gjithçka të mbesë. Jo, që gjithçka të vdesë, që gjithçka të mbesë, që gjithçka të vdesë...” Një pjesë e shkëputur nga drama para reklamës të së cilës ishin dy të moshuar a dy pikëpyetje të mjera. Nuk i mbaj mend. Nuk dua të jem më aty (poezi nga vëllimi “Medium”) Mbrëmje Supe shpinë flokë të pangjyrë, vija gjymtyrësh fillojnë te këmba ime Hap zvogëlim shumëfishtë diametër rruzulli. 506

Ngrohtësi mishtë dora nis zgjatimin e një tjetre. Këmba-këmbës më ndjek humb përhumb përvjedh braktis fundqiell m`arratis ku një zjarr shuhet Dëshirë Më rrethëzohesh filltrekëndësh. Dhëmbë të pahelmët copëzojnë mirazhin e lashtë bërë shpirti mijë herësh shpërfytyruar. Nuk dua të jem më aty Perde dëshpërimi, zhvendosje trupi çapëlitje zogjsh. Sqepë shtrëngojnë milingona vocrrake lëkurë fara lulesh. Përmes grilash dalloj zhurmë sendesh qeniesh të pafajshme. Si këto parëndësi thur pëlhurën lino ngjyrë ëmbël tejdukshmërinë e formave linjave të ditës tylin e shthurur të dëshirës rrjetën e një flatre të tharë fluture ngjyrat që mundet të ketë pasë në prill shkrumbi në dorë (fije bari e njomë). Kërcell tharë më shpie te soditje e parë. 507

Ngrohtësi mishtë dora nis zgjatimin

e një tjetre.

Këmba-këmbës

më ndjek humb përhumb përvjedh braktis

fundqiell m`arratis

ku një zjarr shuhet

Dëshirë

Më rrethëzohesh

filltrekëndësh.

Dhëmbë

të pahelmët

copëzojnë mirazhin e lashtë

bërë shpirti

mijë herësh

shpërfytyruar.

Nuk dua të jem më aty

Perde dëshpërimi,

zhvendosje trupi

çapëlitje zogjsh.

Sqepë shtrëngojnë

milingona vocrrake

lëkurë fara lulesh.

Përmes grilash

dalloj zhurmë sendesh

qeniesh të pafajshme.

Si këto parëndësi

thur pëlhurën lino ngjyrë ëmbël

tejdukshmërinë e formave

linjave të ditës

tylin e shthurur të dëshirës

rrjetën e një flatre të tharë fluture

ngjyrat që mundet të ketë pasë

në prill shkrumbi në dorë

(fije bari e njomë).

Kërcell tharë

më shpie te soditje e parë.

507

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!