19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ANILA XHEKALIU

Përftyra

(fragment)

Pa flokë. Fytyrë pa rruar për pak javë. Idhull i vajzave të dikurshme. Një çast

mendoj nëse do t’u kish pëlqyer kështu. Zhbindem që nuk është ai. Nuk

mund ta besoj shterrësinë e shprehësisë, të paktën te sytë e njerëzve të tillë jo.

Skena u beson prapë. Më shumë se çdokujt tjetër, dhe pse mund të duken ca

të harruar në arenë. Një skeptik me zor e kap këtë. Vetë ata e dinë. Përvijim

episodi largohet nga një e çarë plastmasi. Ndoshta perdja e skenës. Pjesë e

luajtur natyrshëm. Pa një të metë. Gjeniale! Gati harroj të qesh me këtë të

fundit. Kamerieri mes tavolinave, tabaka në duar, në kostumin e bardhë e zi,

fjongo të kuqe, flokë xhelatinë shkëlqyer: “Ma ndërro tavllën” - një zë. Ai i

gatshëm.

Përplasje minutash. Ajrftohtë kondensuar në plastmasët e lokalit. Tavolina,

karrige, njerëz arti, tymra bisedash të kondensuara në koren e trurit. Diku

zien një vullkan që nuk do të shpërthejë kurrë. Llavëbrenda: zonjushazonjëza.

Kollitem. Gripi ende s’ka kaluar. Por s’ka të bëjë me të ftohtin, as me atë

tjetrin. Duhet t’i ketë kaluar të paktën tre semaforë. Heshtja dhe mendimi më

kanë futur në dhëmbët e tyre dhe po më mbllaçisin. Më dhembin kockat

- Do të prishet më keq koha, flas. Shohin me habi. -Po më dhembin këmbët. I

kam barometra të gjallë.

“- Po prit të kalojë ky shi të paktën”, - një zë.

“- Do të ketë prapë rebelime moti.”

Nuk ma vënë veshin, vazhdojnë bisedën. Ngurroj: “Ç’dua këtu?”

Largohem nga hyrja në formën e derës, jo nga dalja në formën e perdes së

skenës. Nuk kthej kokë prapa. Përballë reklama e një drame që nuk ia lexoj

titullin. Ndoshta po flisnin për atë. S’ua kisha vënë veshin fjalëve të tyre. Ky

qe tolerim i madh. Aty rruga. Ecim në njëra-tjetrën, duke shkelur çdo qosh e

skutë me kujdes. Si ilegalët, mendoj, rolet e dashura të dikurshme. “... brez i

humbuuur...” Më ushton përmbrendësive. Kam ende fuqi për të hamendësuar

skena, prapaskena të papërsëritshme, kolltuqe të radhitura me saktësi

gjeometrike, për të risuar kohë, inskenuar mrekulli absurde, për të patur

përballë të ftuar imagjinarë. “... huuumbur.” Më ndjek jehona. Jam një boshllëk.

Nga çasti në çast pres të përmbysen mure, gjithçka të thërrmohet në

grimca sysh. Ndërtesë e mbetur në vitin zero përmalluar e reja, e vjetra. Nuk i

përkas asnjërës. Kjo ndërtesë nuk ka qenë kurrë e banuar prej meje.

Afishet e pemëve të rrugës si njoftime vdekjesh lajmërojnë shfaqje të radhës. Një

çift shumë i moshuar kapur për dore germëzojnë emrin e autorit:

505

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!