hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

nga vajza e saj dhe ka të drejtë, sepse unë, duke jua shitur juve këto organe sot, ngela ulok, nuk do të mundem as vjehrrës t’i pëlqej (mos qesh, ti, zonjë e hijshme e rreshtit të katërt), ka këtu plot rioshë që, kur martohen, lënë mënjanë gratë e tyre të reja, se edhe gjella më e shijshme të mërzitet kur e ha për vite të tëra me radhë, dhe pleksen me vjehrrat e tyre të bukura e seksi dhe, kur i pyesin se si u vete martesa, thonë tërë mburrje se nuse si ajo që kanë nuk ka në këtë botë. Po nipërit e mbesat ç’do më duan kështu qorr nga një sy, tullac e të rrjepur, do t’u ngjaj me Frankeshtajnin, apo me djallin, do të largohen me vrap të tmerruar nga unë, një përbindësh nuk mund ta duash, nuk mund ta puthësh dot, ai nuk mund të të blejë kurrë çokollatë, apo të të marrë nga kopshti e shkolla me ledhatime e përkëdhelje nga ato më të ëmblat. Një njeri të tillë si unë mund ta quash shumë më mirë kur vjen të takojë nipin apo mbesën: “Erdhi Gogoli”, se sa “Erdhi Gjyshi”. Aktori ngrihet në këmbë, edhe drita ngrihet. - Zonja e zotërinj, të rinj e të reja, fëmijë të dashur, “Ankandi” anulohet, nuk dua të ngelem pa lindur fëmijën tim, pa marrë grua, pa pasur kënaqësinë të kem vjehrrë, pa më puthur nipërit e mbesat, sigurisht nuk dua të ngelem. Kam nderin e kënaqësinë t’ju them se dëshiroj të ngelem i varfër dhe nipërit e mbesat të bërtasin duke ulërirë nga gëzimi: “Erdhi Gjyshi”. 03.2008 504

ANILA XHEKALIU Përftyra (fragment) Pa flokë. Fytyrë pa rruar për pak javë. Idhull i vajzave të dikurshme. Një çast mendoj nëse do t’u kish pëlqyer kështu. Zhbindem që nuk është ai. Nuk mund ta besoj shterrësinë e shprehësisë, të paktën te sytë e njerëzve të tillë jo. Skena u beson prapë. Më shumë se çdokujt tjetër, dhe pse mund të duken ca të harruar në arenë. Një skeptik me zor e kap këtë. Vetë ata e dinë. Përvijim episodi largohet nga një e çarë plastmasi. Ndoshta perdja e skenës. Pjesë e luajtur natyrshëm. Pa një të metë. Gjeniale! Gati harroj të qesh me këtë të fundit. Kamerieri mes tavolinave, tabaka në duar, në kostumin e bardhë e zi, fjongo të kuqe, flokë xhelatinë shkëlqyer: “Ma ndërro tavllën” - një zë. Ai i gatshëm. Përplasje minutash. Ajrftohtë kondensuar në plastmasët e lokalit. Tavolina, karrige, njerëz arti, tymra bisedash të kondensuara në koren e trurit. Diku zien një vullkan që nuk do të shpërthejë kurrë. Llavëbrenda: zonjushazonjëza. Kollitem. Gripi ende s’ka kaluar. Por s’ka të bëjë me të ftohtin, as me atë tjetrin. Duhet t’i ketë kaluar të paktën tre semaforë. Heshtja dhe mendimi më kanë futur në dhëmbët e tyre dhe po më mbllaçisin. Më dhembin kockat - Do të prishet më keq koha, flas. Shohin me habi. -Po më dhembin këmbët. I kam barometra të gjallë. “- Po prit të kalojë ky shi të paktën”, - një zë. “- Do të ketë prapë rebelime moti.” Nuk ma vënë veshin, vazhdojnë bisedën. Ngurroj: “Ç’dua këtu?” Largohem nga hyrja në formën e derës, jo nga dalja në formën e perdes së skenës. Nuk kthej kokë prapa. Përballë reklama e një drame që nuk ia lexoj titullin. Ndoshta po flisnin për atë. S’ua kisha vënë veshin fjalëve të tyre. Ky qe tolerim i madh. Aty rruga. Ecim në njëra-tjetrën, duke shkelur çdo qosh e skutë me kujdes. Si ilegalët, mendoj, rolet e dashura të dikurshme. “... brez i humbuuur...” Më ushton përmbrendësive. Kam ende fuqi për të hamendësuar skena, prapaskena të papërsëritshme, kolltuqe të radhitura me saktësi gjeometrike, për të risuar kohë, inskenuar mrekulli absurde, për të patur përballë të ftuar imagjinarë. “... huuumbur.” Më ndjek jehona. Jam një boshllëk. Nga çasti në çast pres të përmbysen mure, gjithçka të thërrmohet në grimca sysh. Ndërtesë e mbetur në vitin zero përmalluar e reja, e vjetra. Nuk i përkas asnjërës. Kjo ndërtesë nuk ka qenë kurrë e banuar prej meje. Afishet e pemëve të rrugës si njoftime vdekjesh lajmërojnë shfaqje të radhës. Një çift shumë i moshuar kapur për dore germëzojnë emrin e autorit: 505

nga vajza e saj dhe ka të drejtë, sepse unë, duke jua shitur juve këto organe

sot, ngela ulok, nuk do të mundem as vjehrrës t’i pëlqej (mos qesh, ti, zonjë e

hijshme e rreshtit të katërt), ka këtu plot rioshë që, kur martohen, lënë

mënjanë gratë e tyre të reja, se edhe gjella më e shijshme të mërzitet kur e ha

për vite të tëra me radhë, dhe pleksen me vjehrrat e tyre të bukura e seksi dhe,

kur i pyesin se si u vete martesa, thonë tërë mburrje se nuse si ajo që kanë

nuk ka në këtë botë.

Po nipërit e mbesat ç’do më duan kështu qorr nga një sy, tullac e të rrjepur,

do t’u ngjaj me Frankeshtajnin, apo me djallin, do të largohen me vrap të

tmerruar nga unë, një përbindësh nuk mund ta duash, nuk mund ta puthësh

dot, ai nuk mund të të blejë kurrë çokollatë, apo të të marrë nga kopshti e

shkolla me ledhatime e përkëdhelje nga ato më të ëmblat. Një njeri të tillë si

unë mund ta quash shumë më mirë kur vjen të takojë nipin apo mbesën:

“Erdhi Gogoli”, se sa “Erdhi Gjyshi”.

Aktori ngrihet në këmbë, edhe drita ngrihet.

- Zonja e zotërinj, të rinj e të reja, fëmijë të dashur, “Ankandi” anulohet, nuk

dua të ngelem pa lindur fëmijën tim, pa marrë grua, pa pasur kënaqësinë të

kem vjehrrë, pa më puthur nipërit e mbesat, sigurisht nuk dua të ngelem.

Kam nderin e kënaqësinë t’ju them se dëshiroj të ngelem i varfër dhe nipërit e

mbesat të bërtasin duke ulërirë nga gëzimi: “Erdhi Gjyshi”.

03.2008

504

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!