19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

U shitën edhe dhëmbët, urime djalosh, po, pas një jave dhe ti do i marrësh, e

përsëris: në klinikën x, anonime, po, besoj e kuptoni rëndësinë e anonimitetit

në këto raste?

(Aktori shkruan në fletë “VESHKA”) Po, e shes, (si thatë, ju, zonjëz e bukur e

rreshtit të shtatë, cilën shes?!), shes cilën të doni ju, këtë të djathtën sigurisht

që e shes më shtrenjtë, po pse, do të më thoni ju, pse vlen më tepër veshka e

djathtë nga ajo e majta?! Do t’ju a them unë pse i kam vënë çmim më të lartë

kësaj veshke të djathtë. Kjo e djathta është shumë më e fortë si organ, më pak

e konsumuar, si në ide, ashtu edhe në veprime, ajo ka shumë më pak kohë se

veshka e majtë në qeverisje të organit veshkor, po si ka mundësi, do të më

thoni ju, epo ja që ka, se kur u linda doktorët njoftuan prindërit e mi se djali

ka lindur me difekt në veshkën e djathtë, e cila tani nuk funksionon si duhet,

por me rritjen e tij do të normalizohet dhe kjo zgjati për 18 e kusur vjet. Kjo e

djathta, ngaqë nuk punonte me ritmin e së majtës, që iu desh të mbante në

kurriz të gjitha punët veshkore, që nga organizimi deri tek detyrat më të

rëndomta, kur i erdhi radha e funksionimit të saj të plotë si pjesë e barabartë e

organit veshkor, u tregua fare e papërmbajtur për marrjen e pushtetit nga e

majta, ajo filloi të nxirrte ca idera të papara më parë, se gjoja të gjitha çfarë

ishin thënë e bërë përpara udhëheqjes së veshkës së majtë, jo vetëm që ishin

të gabuara e të keqndërtuara, por ajo e akuzoi të majtën se kishte kryer edhe

krime, bile nga ato fare të rëndat në dëm të organit suprem veshkor dhe nuk

ndalej vetëm te kjo por e ngriti shkallën e akuzës në “Gjykatën e Lartë të

Organeve”, ku e akuzoi këtë veshkën e majtë se ka kryer krimin më të

shëmtuar atë të “Tradhtisë së Lartë kundër Shëndetit Organor”. Pastaj kjo e

djathta iu fut punës të ndërtonte, ngrinte ditën e rrënonte natën ato që kishte

bërë e majta, ndërtonte sipas ideve të saja, që thoshin, bëji gjërat gjysmake,

më mirë gjysmake, se sa të plota, se mund të vij në pushtet të nesërmen një

veshkë e llojit tjetër, që mund të mos i pëlqejë gjërat kështu siç i kam bërë

unë dhe t’i prishë të gjitha, e pse të lodhen ata udhëheqësit e së ardhmes me

prishjet e objekteve të plota, më mirë i prishin kështu si i ndërtojmë ne,

gjysmake, më mirë prishen gjysmërrugët, gjysmështëpitë, gjysmëpallatet,

gjysmëligjet, gjysmëpolicët, gjysmëgjykatësit, gjysmëinstitucionet

gjysmëkulturore, gjysmënjerëzit që ne projektojmë, më mirë prishen të gjitha

kur nuk janë të ngulura në themele të forta, por në ca fije të dobëta si ato të

perit, që nuk duken fare e me një të shtyrë, fap rrëzohen përtokë si ca

anemikë. Ja pse e shes më shtrenjtë këtë veshkën e djathtë, kjo ka idera

origjinale që mendojnë për të mirën e shëndetit organor. Sigurisht që, po të

doni këtë të majtën, edhe për këtë mund t’ju them fjalë të mira, që edhe pse i

ka vitet e shërbimit të plota, prapë se prapë është e mbajtur si në shëndet

ashtu edhe në mendime, pra në tru (mos qeshni, zotëri, se, po të iku mendja,

s’je më për asgjë, nisesh për në banjë e shkon në kuzhinë dhe thua plot

zemërim: kush është ai i mençur që u ka ndërruar vendet, kuzhinën e ka çuar

në banjë e banjën në kuzhinë?!). Kjo veshkë ka punuar sa për dy, ka ndërtuar

502

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!