19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ç’më bëre, më bëre të pasur, o derëbardhë! fërkon duart), ta gëzosh, zonjë,

eja pas një jave, si thoni, ku do e merrni mushkërinë?, në klinikën private x.

Merrni kë të doni, zonjë, për mua është njësoj.

(Aktori shkruan diçka në Fletë: “Dhëmbët”) Shes dhëmbët, i kam të rinj

ende, shih sa të bardhë duken, i kam larë qysh katër vjeç e lart, kushedi sa

kuintalë pastë e qindra furça dhëmbësh kam ngrënë, i kam të gjitha

dhëmballët në rregull, veç dy i kam mbushur, por edhe ato i kam me flori, jo

se kam lekë të mbush dhëmballët me flori, por jam i varfër dhe nuk ma mban

t’i mbush me ato materialet e dobëta që, sa fillon të hash ndonjë mollë, të

ngelet mbushja e dhëmballës në të, ja se si i mbusha ato të dyja, i thashë

gjyshes, o gjyshe, po ti sa unaza ke, se të shoh që mban nëpër gishta një

dyzinë me unaza që farfurijnë, ajo m’u përgjigj duke më treguar për çdo

unazë nga një histori, kjo kështu e ajo kështu, derisa erdhi te e dymbëdhjeta,

filloi të bëhej natë, ku mbaroheshin “dashuritë” e gjyshes... “Këtë që e sheh të

ketë humbur shkëlqimin është flori safi, por ka shumë kohë pa pastruar, këtë

ma dhuroi filan burrë, atëherë ishte një djalosh riosh mustaqepadirsur, m’u

qep ditë e natë, në fushë kur punoja, në mëngjes më zgjonte me këngë te

dritarja, ndërsa në mbrëmje më përgjonte i ziu se mos shfaqesha në dritare,

por unë shejtanka e mbaja larg, që t’i ndizej zjarri që kishte për mua e ti bëhej

vullkan dhe një ditë thashë: boll, moj Vankë, se mos të digjet bandilli e shkon

e vete e bëhet kujtim, dhe e lashë të më fliste dhe e lashë të më puthte, por

deri aq, se ashtu ishte atëherë, pastaj dy ditë më vonë gjendeshim të shtrirë

nën një pemë dhe u fejuam duke më dhuruar këtë unazë floriri”.

- Gjyshe, ta marr e ta shkëlqej unë, i thashë, dhe ta jap ashtu siç ta dha ai, ajo

nuk u bind në fillim, pastaj tha “po, merre dhe shkëlqema”, unë e mora, e

shkriva dhe e bëra mbushje për dhëmballët, gjyshes i bleva një kallp te

arixhinjtë që shkëlqente më shumë se dielli, ajo më falenderoi duke qarë me

ngashërim, “rrofsh, nipçe, më uroi, se më çove përsëri në parajsë...”. Unë ula

kokën dhe u bëra si spec i kuq në fytyrë, po më vriste e shkreta ndërgjegje...

- Me dhëmbët e mi mund të bëheni më të bukur, janë origjinalë, zonja e

zotërinj, ata që s’kanë do të blejnë buzëqeshje, do të rigjejnë bukurinë e

humbur, do të përtypin sërish ushqimin, do të blejnë kërcënime me

shtrëngime dhëmbësh, do të kenë sërish mundësinë e të luftuarit dhëmbë për

dhëmbë, e të grushtuarit dhëmbë për dhëmbë, apo të thonë krenarisht e gjithë

dëngla “Tani do të t’i tregojë unë dhëmbët”...

(Aktori drejton gishtin në sallë) Po, ti, djalosh i ri atje në fund, pa ngrihu në

këmbë, ashtu de, se nuk të shoh, je larg, po më habisni vërtet, ti kaq i ri dhe

do dhëmbë, përse?! Më thua se do t’i bësh dhuratë, jo?, do t’i mbash rezervë

për kur të plakesh, epo mirë, mua më duhen lekët e tua dhe jo qëllimet e tua,

sa jep, thua, gjashtëfishin e zotërisë në krah teje?! (Fërkon duart shumë i

gëzuar: i bleva gruan dhe vjehrrën, më duket, se shtëpinë dhe kalamajtë i bëra

me organet e mëparshme).

501

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!