hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

i madh vërtet, por jo shkrimtar, u bë shkatërrimtar, të gjithë ata që shënoheshin në blloqet e kuq, dikur të vegjël, eliminoheshin, të gjithë ata që e shihnin vëngër, burgoseshin, të gjithë ata që dikur kishin patur marrëdhënie edhe të thjeshta me të dhe ai nuk i kishte pëlqyer për njërën apo për tjetrën gjë, vriteshin, internoheshin, përndiqeshin dhe nga kjo nuk shpëtuan as fisi, as familjarët, as gruaja dhe fëmijët, bile edhe veten e tij ai e kishte shënuar te ai bllok i vogël i kuq”. Aktori ngre gishtin drejt sallës - Ju, zotëri i rreshtit të katërt, jepni katërfishin e asaj zonjës nga fundi, oh, Zot, faleminderit, po bëhem i pasur më në fund, po, zotëri, pas një jave do e merrni lëkurën time, si, si thoni, ç’pjesë mund të marrësh, po ku të doni, zotëri. (Aktori shkruan diçka tjetër përsëri, “Mushkëria”) Kush i do mushkëritë e mia, të dyja i kam për të shitur, doni këtë të majtën(?), është shumë krenare, ajo më thotë se ka luftuar dhe më ka çliruar nga sa e sa sëmundje infektuese, nga sa e sa mikrobe bezdisëse, më vonë, ka filluar të ndërtojë ato që u shkatërruan, apo edhe shumë gjëra të reja që nuk ishin më parë, mburret se e ka zhvilluar vendin përreth mushkërive, bile e shan periudhën para se ajo të fillonte ndërtimet, thotë se ata që ishin para saj s’bënin një lek, nuk punonin në të mirë të shëndetit tim, bile arrinte deri aty sa më thoshte se ata të tjerët para saj kishin bashkëpunuar me armiqtë më të tmerrshëm të shëndetit tim, siç ishin sëmundjet infektive e mikrobet e shumta që qarkullonin atëherë. Mushkëria e majtë më duhet ta pranoj, që megjithëse ka shumë mburrje, ka bërë shumë për shëndetin, arsimimin dhe mbrojtjen time, se është një nga organet e mia më jetike, pa atë përpjekjen e saj unë do të isha tani shumë i ngathët e përtac, nuk do ta hidhja hapin me shokët, por do të rrija mbyllur mes katër muresh. Apo doni mushkërinë e djathtë, kjo sigurisht është më kryeneçe dhe më llafazane, fjalët e saj hidhen në erë ashtu pamenduar dhe drejtohen të gjitha kundër atyre që ishin më përpara, çdo gjë u duket e shtrembër, ideologjia e tyre është më e drejta, të tjerat s’bëjnë hiç, ata tërë ditën e ditës thurrin plane se si do të bëjmë këtë apo atë ilaç që do të shërojë këtë apo atë sëmundje që e kemi të trashëguar nga regjimi, apo sëmundjet e së kaluarës, më detyron të rri tërë ditën në shtrat, më mban me premtime të kota, por nga ana tjetër mendoj se kjo mushkëri i ka ca ide në kokë, i ka pak të turbullta, pak të fryra, por më pëlqejnë dhe nuk më lë të mërzitem me gojëtarinë e saj aspak përtace. Aktori ngre gishtin drejt sallës. - Po, hë, ti, zonjë me pellush të bardhë në rreshtin e dytë, sa jep, pesëfishin e asaj gruas së rreshtit të gjashtë në mes të sallës, (Oh, Muhamet, ç’më bëre, 500

ç’më bëre, më bëre të pasur, o derëbardhë! fërkon duart), ta gëzosh, zonjë, eja pas një jave, si thoni, ku do e merrni mushkërinë?, në klinikën private x. Merrni kë të doni, zonjë, për mua është njësoj. (Aktori shkruan diçka në Fletë: “Dhëmbët”) Shes dhëmbët, i kam të rinj ende, shih sa të bardhë duken, i kam larë qysh katër vjeç e lart, kushedi sa kuintalë pastë e qindra furça dhëmbësh kam ngrënë, i kam të gjitha dhëmballët në rregull, veç dy i kam mbushur, por edhe ato i kam me flori, jo se kam lekë të mbush dhëmballët me flori, por jam i varfër dhe nuk ma mban t’i mbush me ato materialet e dobëta që, sa fillon të hash ndonjë mollë, të ngelet mbushja e dhëmballës në të, ja se si i mbusha ato të dyja, i thashë gjyshes, o gjyshe, po ti sa unaza ke, se të shoh që mban nëpër gishta një dyzinë me unaza që farfurijnë, ajo m’u përgjigj duke më treguar për çdo unazë nga një histori, kjo kështu e ajo kështu, derisa erdhi te e dymbëdhjeta, filloi të bëhej natë, ku mbaroheshin “dashuritë” e gjyshes... “Këtë që e sheh të ketë humbur shkëlqimin është flori safi, por ka shumë kohë pa pastruar, këtë ma dhuroi filan burrë, atëherë ishte një djalosh riosh mustaqepadirsur, m’u qep ditë e natë, në fushë kur punoja, në mëngjes më zgjonte me këngë te dritarja, ndërsa në mbrëmje më përgjonte i ziu se mos shfaqesha në dritare, por unë shejtanka e mbaja larg, që t’i ndizej zjarri që kishte për mua e ti bëhej vullkan dhe një ditë thashë: boll, moj Vankë, se mos të digjet bandilli e shkon e vete e bëhet kujtim, dhe e lashë të më fliste dhe e lashë të më puthte, por deri aq, se ashtu ishte atëherë, pastaj dy ditë më vonë gjendeshim të shtrirë nën një pemë dhe u fejuam duke më dhuruar këtë unazë floriri”. - Gjyshe, ta marr e ta shkëlqej unë, i thashë, dhe ta jap ashtu siç ta dha ai, ajo nuk u bind në fillim, pastaj tha “po, merre dhe shkëlqema”, unë e mora, e shkriva dhe e bëra mbushje për dhëmballët, gjyshes i bleva një kallp te arixhinjtë që shkëlqente më shumë se dielli, ajo më falenderoi duke qarë me ngashërim, “rrofsh, nipçe, më uroi, se më çove përsëri në parajsë...”. Unë ula kokën dhe u bëra si spec i kuq në fytyrë, po më vriste e shkreta ndërgjegje... - Me dhëmbët e mi mund të bëheni më të bukur, janë origjinalë, zonja e zotërinj, ata që s’kanë do të blejnë buzëqeshje, do të rigjejnë bukurinë e humbur, do të përtypin sërish ushqimin, do të blejnë kërcënime me shtrëngime dhëmbësh, do të kenë sërish mundësinë e të luftuarit dhëmbë për dhëmbë, e të grushtuarit dhëmbë për dhëmbë, apo të thonë krenarisht e gjithë dëngla “Tani do të t’i tregojë unë dhëmbët”... (Aktori drejton gishtin në sallë) Po, ti, djalosh i ri atje në fund, pa ngrihu në këmbë, ashtu de, se nuk të shoh, je larg, po më habisni vërtet, ti kaq i ri dhe do dhëmbë, përse?! Më thua se do t’i bësh dhuratë, jo?, do t’i mbash rezervë për kur të plakesh, epo mirë, mua më duhen lekët e tua dhe jo qëllimet e tua, sa jep, thua, gjashtëfishin e zotërisë në krah teje?! (Fërkon duart shumë i gëzuar: i bleva gruan dhe vjehrrën, më duket, se shtëpinë dhe kalamajtë i bëra me organet e mëparshme). 501

i madh vërtet, por jo shkrimtar, u bë shkatërrimtar, të gjithë ata që

shënoheshin në blloqet e kuq, dikur të vegjël, eliminoheshin, të gjithë ata që e

shihnin vëngër, burgoseshin, të gjithë ata që dikur kishin patur marrëdhënie

edhe të thjeshta me të dhe ai nuk i kishte pëlqyer për njërën apo për tjetrën

gjë, vriteshin, internoheshin, përndiqeshin dhe nga kjo nuk shpëtuan as fisi,

as familjarët, as gruaja dhe fëmijët, bile edhe veten e tij ai e kishte shënuar te

ai bllok i vogël i kuq”.

Aktori ngre gishtin drejt sallës

- Ju, zotëri i rreshtit të katërt, jepni katërfishin e asaj zonjës nga fundi, oh,

Zot, faleminderit, po bëhem i pasur më në fund, po, zotëri, pas një jave do e

merrni lëkurën time, si, si thoni, ç’pjesë mund të marrësh, po ku të doni,

zotëri.

(Aktori shkruan diçka tjetër përsëri, “Mushkëria”) Kush i do mushkëritë e

mia, të dyja i kam për të shitur, doni këtë të majtën(?), është shumë krenare,

ajo më thotë se ka luftuar dhe më ka çliruar nga sa e sa sëmundje infektuese,

nga sa e sa mikrobe bezdisëse, më vonë, ka filluar të ndërtojë ato që u

shkatërruan, apo edhe shumë gjëra të reja që nuk ishin më parë, mburret se e

ka zhvilluar vendin përreth mushkërive, bile e shan periudhën para se ajo të

fillonte ndërtimet, thotë se ata që ishin para saj s’bënin një lek, nuk punonin

në të mirë të shëndetit tim, bile arrinte deri aty sa më thoshte se ata të tjerët

para saj kishin bashkëpunuar me armiqtë më të tmerrshëm të shëndetit tim,

siç ishin sëmundjet infektive e mikrobet e shumta që qarkullonin atëherë.

Mushkëria e majtë më duhet ta pranoj, që megjithëse ka shumë mburrje, ka

bërë shumë për shëndetin, arsimimin dhe mbrojtjen time, se është një nga

organet e mia më jetike, pa atë përpjekjen e saj unë do të isha tani shumë i

ngathët e përtac, nuk do ta hidhja hapin me shokët, por do të rrija mbyllur

mes katër muresh.

Apo doni mushkërinë e djathtë, kjo sigurisht është më kryeneçe dhe më

llafazane, fjalët e saj hidhen në erë ashtu pamenduar dhe drejtohen të gjitha

kundër atyre që ishin më përpara, çdo gjë u duket e shtrembër, ideologjia e

tyre është më e drejta, të tjerat s’bëjnë hiç, ata tërë ditën e ditës thurrin plane

se si do të bëjmë këtë apo atë ilaç që do të shërojë këtë apo atë sëmundje që e

kemi të trashëguar nga regjimi, apo sëmundjet e së kaluarës, më detyron të rri

tërë ditën në shtrat, më mban me premtime të kota, por nga ana tjetër mendoj

se kjo mushkëri i ka ca ide në kokë, i ka pak të turbullta, pak të fryra, por më

pëlqejnë dhe nuk më lë të mërzitem me gojëtarinë e saj aspak përtace.

Aktori ngre gishtin drejt sallës.

- Po, hë, ti, zonjë me pellush të bardhë në rreshtin e dytë, sa jep, pesëfishin e

asaj gruas së rreshtit të gjashtë në mes të sallës, (Oh, Muhamet, ç’më bëre,

500

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!