hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

njëjtën kohë një ndjesi prehjeje. Ndryshimi qe ndodh tek lexuesi gjate procesit kathartik eshte nje ndryshim ne shpirtin e lexuesit”. Thelbësorja në interpretimin e Kajzerit është se ndryshimi që ndodh tek lexuesi gjatë procesit kathartik është një ndryshim në shpirtin e lexuesit. Një zhvendosje në suazën e universit kutelian do të na jepte të njëjtën “paraqitje” të këtij procesi, veçse duke zëvendësuar me marrëveshje në një rast të tillë “katharsisin e lexuesit”, me katharsisin që ndodh brenda protagonistit, i cili rezulton të jetë gjithashtu një transformim shpirtëror. Rreth këtij transformimi në novelën E madhe është gjëmë e mëkatit shkruhet: “Kjo ish dhembje e madhe për Tatën, sepse ay mbante mbi supe barrën e mëkatit. Dhe kjo shtohej dita me ditën, mbasi syri i tij shëkonte dhe mishi kish dëshira. Po edhe atëherë kur syri i trupit mbyllej, shëkonte syri i zemrës. Dhe dëshira ish gati për të shkrepur, sepse e lidhte për tokë me zinxhira të fortë i amëshuari femëror dhe koha për katharsis nuk kish ardhur” Katharsisi kutelian shndërrohet kështu ne një përsosje të shpirtit njerëzor në rrugën drejt Hyjnisë. Raporti qenie-mëkat është boshti kryesor rreth të cilit vërtiten rrëfimet Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit, E madhe është gjëma e mëkatit dhe Vjeshta e Xheladin Beut. Pikënisjen fillestare, për t’i bërë pjesë të këtij punimi rrëfimet e lartpërmendura, e kemi marrë prej studiuesit Kujtim Shala, i cili në trajtesën e tij Kujtesa e tekstit shkruan: “Ndërmjet tyre shfaqet relacioni i njohur si intratekstualitet- relacion intertekstual brenda opusit të një autori. Jemi brenda frymës së krishterë. Relacioni intratekstual shfaqet më i ngushtë ndërmjet Ago Jakupit e Tat Tanushit” 4 Ky punim paraqet një tjetër mënyrë leximi të kësaj pjese të krijimtarisë së Mitrush Kutelit, duke iu referuar prej kreut e deri në fund intertekstit biblik që mbartet brenda tyre. Thënë ndryshe do të përshkruhet mënyra se si protagonistët e dy rrëfimeve të para do të pësojnë katharsisin brenda tyre, si dhe mungesa e plotë e këtij procesi në personazhin e Xheladin Beut. Do të përshkruhet pra, katharsisi si prani dhe katharsisi si mungesë. Krahas referimit të vazhdueshëm në Shkrimet e Shenjta, ky punim do të ketë në themel të tijin edhe trajtimin e mëkatit sipas këndvështrimit filozofik. Punimi ështëv ndarë në katër kapituj. Tri kapitujt e patë i korrespondojnë tri analizave të rrëfimeve përkatëse. Ndërsa kapitulli i katërt trajton sërish nocionin e mëkatit, veçse duke e shtrirë atë në një pjesë më të gjerë të krijimtarisë kuteliane. Kapitulli i parë analizon personazhin e Ago Jakupit, i cili shfaqet në vetëdijen e lexuesit si një ndryshim vetjesh në kohë të ndryshme, apo si transformim i së njëjtës vetje përgjatë ketyre kohërave. Në këtë rrëfim vihen përballë dy koncepte që shfaqen në kundërshti të plotë me 4 Kujtim Shala: Kujtesa e tekstit, Shtëpia botuese “Buzuku”, Prishtinë 2003, f.71 50

njëri-tjetrin: koncepti i së drejtës hyjnore dhe koncepti i së drejtës njerëzore, të cilat shndërrohen në dy polet qëndrore, ndërmjet të cilave protagonisti duhet zgjedhë. Ky rrëfim na paraqet rrugën që një vdekëtar duhet të përshkojë, për të qenë i drejtë në sytë e Zotit. Kapitulli i dytë na paraqet një personazh, i cili në dallim nga personazhi i mësipërm, i njeh mjaft mirë të vërtetat hyjnore, por që bie dalëngadalë në grackën e mëkatit sepse dashuria e tij për të shtrenjtën e zemrës është më e madhe sesa ajo për Krijuesin. Brenda personazhit ndodh një shkëputje e plotë prej Frymës së Shenjtë dhe më pas me ndihmën e kësaj të fundit, rilindja e tij në një krijesë frymërore. Kapitulli i tretë na paraqet një personazh, i cili është i destinuar të shkojë drejt një fundi jo vetëm fizik, pasi ai na shfaqet si adhurues i një idolatrie të sipërfaqshme e tokësore. Kapitulli i katërt bën një rrimarrje të intertekstit biblik në krejt krijimtarinë e Mitrush Kutelit, për të treguar se fryma e krishterë nuk gjendet vetëm brenda tri rrëfimeve të analizuara në tri pjesët e para, por në rastin e këtij shkrimtari, ajo shfaqet si “një vetëdije autoriale”. Ky kapitull është i ndarë në tri pjesë të titulluara: Simbolet e dritës dhe të errësirës, Parajsa në rrëfenjën kuteliane dhe Apokalipsi i Mitrush Kutelit. Pjesa e parë “zbërthen” simbolet e dritës dhe të errësirës, si një dukuri që shfaqet në të tri këto rrëfime. Drita simbolizon dritën hyjnore, ndërsa errësira rënien e qenies njerëzore në grackën e mëkatit. Pjesa e dytë zbërthen mënyrën me anën e së cilës Kuteli projekton parajsën në rrëfenjat e tij. Kjo parajsë ngjizet si një simbiozë mes imagjinatës së një shkrimtari nga njëra anë dhe frymës së Shkrimeve të Shenjta nga ana tjetër. Pjesa e tretë trajton konceptin e mëkatit nëpërmjet “një udhëtimi të shkurtër” në pamfletet e Mitrush Kutelit. Për të ndërtuar këtë “lexim ndryshe” jemi mbështetur kryesisht në detajet ligjërimore, pasi siç shkruan Zherar Zheneti: “Në ligjëratë dikush flet dhe situata e tij në vetë aktin e të folurit është vatra e domethënieve më të rëndësishmë në rrëfim” Në një perspektivë të ardhshme, ky punim mund të zgjerohet duke e trajtuar katharsisin (si prani apo mungesë) edhe në autorë të tjerë të letërsisë shqipe. Si e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit Reflektimi i përjetësisë Mendimtarë të ndryshëm shfaqin një larmi të pafund konfigurimesh në konceptimet e tyre mbi kohën. Sipas Kierkegaardit 5 , koha është një rrjedhojë e pafund dhe dallimi që ne bëjmë mes të tashmes, të shkuarës dhe të ardhmes 5 Sorren Kierkegaard: Koncepti i ankthit, Shtëpia botuese“Plejad”, Tiranë 2002, f.92 51

njëjtën kohë një ndjesi prehjeje. Ndryshimi qe ndodh tek lexuesi gjate

procesit kathartik eshte nje ndryshim ne shpirtin e lexuesit”.

Thelbësorja në interpretimin e Kajzerit është se ndryshimi që ndodh tek

lexuesi gjatë procesit kathartik është një ndryshim në shpirtin e lexuesit.

Një zhvendosje në suazën e universit kutelian do të na jepte të njëjtën

“paraqitje” të këtij procesi, veçse duke zëvendësuar me marrëveshje në një

rast të tillë “katharsisin e lexuesit”, me katharsisin që ndodh brenda

protagonistit, i cili rezulton të jetë gjithashtu një transformim shpirtëror.

Rreth këtij transformimi në novelën E madhe është gjëmë e mëkatit shkruhet:

“Kjo ish dhembje e madhe për Tatën, sepse ay mbante mbi supe barrën e

mëkatit. Dhe kjo shtohej dita me ditën, mbasi syri i tij shëkonte dhe mishi kish

dëshira. Po edhe atëherë kur syri i trupit mbyllej, shëkonte syri i zemrës. Dhe

dëshira ish gati për të shkrepur, sepse e lidhte për tokë me zinxhira të fortë i

amëshuari femëror dhe koha për katharsis nuk kish ardhur”

Katharsisi kutelian shndërrohet kështu ne një përsosje të shpirtit njerëzor në

rrugën drejt Hyjnisë. Raporti qenie-mëkat është boshti kryesor rreth të cilit

vërtiten rrëfimet Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit, E madhe është gjëma

e mëkatit dhe Vjeshta e Xheladin Beut.

Pikënisjen fillestare, për t’i bërë pjesë të këtij punimi rrëfimet e

lartpërmendura, e kemi marrë prej studiuesit Kujtim Shala, i cili në trajtesën e

tij Kujtesa e tekstit shkruan:

“Ndërmjet tyre shfaqet relacioni i njohur si intratekstualitet- relacion

intertekstual brenda opusit të një autori. Jemi brenda frymës së krishterë.

Relacioni intratekstual shfaqet më i ngushtë ndërmjet Ago Jakupit e Tat

Tanushit” 4

Ky punim paraqet një tjetër mënyrë leximi të kësaj pjese të krijimtarisë së

Mitrush Kutelit, duke iu referuar prej kreut e deri në fund intertekstit biblik

që mbartet brenda tyre. Thënë ndryshe do të përshkruhet mënyra se si

protagonistët e dy rrëfimeve të para do të pësojnë katharsisin brenda tyre, si

dhe mungesa e plotë e këtij procesi në personazhin e Xheladin Beut.

Do të përshkruhet pra, katharsisi si prani dhe katharsisi si mungesë. Krahas

referimit të vazhdueshëm në Shkrimet e Shenjta, ky punim do të ketë në

themel të tijin edhe trajtimin e mëkatit sipas këndvështrimit filozofik.

Punimi ështëv ndarë në katër kapituj. Tri kapitujt e patë i korrespondojnë tri

analizave të rrëfimeve përkatëse. Ndërsa kapitulli i katërt trajton sërish

nocionin e mëkatit, veçse duke e shtrirë atë në një pjesë më të gjerë të

krijimtarisë kuteliane. Kapitulli i parë analizon personazhin e Ago Jakupit, i

cili shfaqet në vetëdijen e lexuesit si një ndryshim vetjesh në kohë të

ndryshme, apo si transformim i së njëjtës vetje përgjatë ketyre kohërave. Në

këtë rrëfim vihen përballë dy koncepte që shfaqen në kundërshti të plotë me

4 Kujtim Shala: Kujtesa e tekstit, Shtëpia botuese “Buzuku”, Prishtinë 2003, f.71

50

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!