19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

shesin ujin që pijmë, lekët në xhepat e tyre përfundojnë, sigurisht, shesin

portet, shesin doganat, shesin llozhrat, shesin edhe nënën e babanë, boll të

ndjehen bosa, dhe e di ti se çfarë pësojnë ata nga të gjitha këto, asgjë, vetëm

lavdi dhe monumente që i ngrenë vetes dhe kërkojnë të hyjnë në histori jo nga

dera, si gjithë të tjerët, po nga dritarja, se e bëjnë vetë ata historinë, vetëm të

hyjmë, thonë, se e dimë vetë ne se ç’i punojmë asaj”.

E po kjo është t’ia heqësh vetes, më thoshte, duke pirë atë gjysmëkiloshen e

tij të rakisë, që e kishte racion çdo mbrëmje piktor Rakipi.

- Po, jepni trefishin, thatë, për syrin e djathtë, (aktori fërkon sërish duart me

entuziazëm dhe thotë me vete: ku je o Muhamet, o gjeniu im”), atëherë edhe

syri u shit te ai zotëria ulur në anën e majtë të ndenjësve, si thatë “kur do e

merrni syrin?, po, pas nja një jave ejani dhe do e keni gati.

(Aktori shkruan diçka në fletën e madhe dhe e ngre zërin) Kalojmë te lëkura,

kush do lëkurë të bardhë, të lëmuar, pa asnjë nga ato nishanet e vogla, apo

blanat e murrme, ja, shikoni edhe vetë (aktori ngre duart, pastaj përvesh

mëngët, nxjerr krahët, heq këmishën, tregon shpatullat), shikoni ç’bardhësi, a

nuk ju qorron gjithë kjo e bardhë?! Me këtë lëkurë të re e të shëndetshme

mund të mbuloni lëkurën tuaj të fishkur e të rrudhosur, të fyer e të poshtëruar

nga ai më lart jush, se, sado që të jeni me pozitë, gjithnjë do të gjendet dikush

që të jetë një shkallë më sipër e t’jua ketë bërë lëkurën rrogoz me të shara, me

të bërtitura, në me fyerje e poshtërime, bile ka raste edhe të skajshme kur ta

bëjnë kokën xhunga-xhunga, apo fytyrën ta gjakosin me ndonjë karrige

kokës, ja, mund të them se edhe presidenti a kryeministri kanë mbi kokë një

që i urdhëron a i shan çdo ditë, si, qeshni me mua, (aktori bën sikur nxehet,

fillon të bëj ecejake nëpër skenë, duke ngritur shumë zërin dhe duke bërë me

njërën dorë lart e poshtë e tjetrën në xhep), po mirë, vazhdoni të më

përqeshni, s’ka gjë, por unë po ju them se çdo karrige e ka dhe kamzhikun e

vet, po, zonjushë e vogël, mos u habitni, në treg, kolltukët, poltronat, karriget

shiten bashkë me nga një kamzhik dhe, kush denjon të ulet nëpër to, harron

se diku, dikur do të kamzhikohen nga ai kamzhik që u rri aty, jo te koka, por

te bythët, më falni: ndenjëset... Si thatë, ju zotëria buçko i rreshtit të katërt

djathtas, kush mund ta kamzhikojë kryeministrin tonë që është një njeri dy

metra i gjatë dhe me mustaqet e ngritura përpjetë?!, eh, mor i dashuri im s’ke

faj ti jo, (aktori ndalon së bëri ecejake, nuk e lëkund më dorën lart e poshtë

dhe vazhdon ta mbajë dorën tjetër në xhep), e mbani mend Monikën, (salla

“e imagjinuar”, fillon të qeshë me të madhe), Puron sigurisht që e mbani

mend, do të më thoni se ç’hyn këtu Presidenti i botës me Kryeministrin tonë,

ja, do t’jua them, Presidenti atje është më i plotfuqishmi, po, do të më thoni,

pra, s’ka kush e komandon sipas mendimit tuaj, jo, gaboheni rëndë, e

komandon Monika, po dhe kamzhiku i saj ishte ajo..., Puroja (salla “e

imagjinuar”, fillon të gumëzhijë, aktori ngre duart dhe kërkon t’i qetësojë),

pushoni, ju lutem, ku e lamë, po, kamzhiku ishte Puroja, ndërsa kamzhiku

tjetër sigurisht duhet të ketë qenë karrikja dhe këpucët kokës nga ana e gruas,

498

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!