hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

më zjen koka, ai, pasi bëri një pauzë gjoja i habitur nga kjo mungesë takti nga ana ime, më tha: “Ja, ideja ime është kjo: ti je një njeri i shëndetshëm e nuk e mendon vdekjen, jo, më fal, atë jetën tjetër, atje përtej do të jemi shumë herë më të pashëm, më të fuqishëm, më të pasur, nuk e kupton se sa mirë është të vdesësh, ç’lumturi e madhe do të jetë për ty kur t’ia dhurosh trupin tokës..., krimbave...” . - Po unë ç’përfitim do të kem nga të gjitha këto, si do të dal nga hallet e mia financiare?! - e pyes i çuditur?! Ai më sheh i habitur me sy të zgurdulluar dhe vazhdon: “Po aty dua të dal, o derëbardhë, po nuk më lë, ti për mua meqë je një njeri i shëndetshëm dhe Zoti t’i ka falë të gjitha, duhet t’ua dhurosh flokët e tu të zinj atyre që s’kanë flokë, ose që sëmundja ua ka grabitur, në parajsë do të kesh flokë të bukur bjondë, duhet të dhurosh njërin sy, s’kanë ç’të duhen të dy sytë, në parajsë do të kesh sy bojëqielli, fringo të rinj, do të dhurosh njërën mushkëri, edhe me një frymëmerr për bukuri, në parajsë mushkëritë e tua do të jenë si të një atleti, dhuroje edhe njërën veshkë, në parajsë veshkat janë me kile, pastaj lëkurën tënde të bardhë dhurojua atyre që u është djegur, në parajsë do të kesh një shumë herë më të lëmuar e më bardhë seç e ke, pastaj dhuro...”, deri aty e vazhdoi predikimin e tij “Shenjtor Kristua”, se e morën në celular për të lyer një shtëpi të vjetër diku mes detit e malit dhe e përpiu nata... Mua më ngeli ideja e dhurimit dhe turbullimi i kokës nga gjithë ajo raki që piva. Të nesërmen vendosa të bëhem shitës, se doja lekë, t’i shes të gjitha dhe të bëhem i pasur, të dal nga hallet e mia, të filloj idenë e Poet Muhametit, thashë dhe e fillova: - Dhe ja ku jam, moj zonjëzë e bukur, i gatshëm për të vënë në jetë idenë e Poetit, jam gati tani, ja, të kreh pak flokët, të vesh rrobat e mira (bën sikur krihet e vishet), të kruaj zërin (kollitet tri herë fort), të bëj ushtrime oratorie (bën sikur shihet para një pasqyre dhe fillon të flasë pa zë), të bëj gati stilolapsin dhe fletën e madhe në tabelë, po, tani jam tërësisht gati, ku e lamë?! (Pyet nga salla). Drita përqëndrohet tek ai / mbi të - A, po, faleminderit... (bën sikur merr përgjigje nga salla). Atëherë rifillojmë, flokët, sa jepni për flokët?! XX euro, prapë aq, e thamë njëherë këtë zonjë e bukur, po ju, zotëri që i keni të gjithë flokët të bardhë, a nuk do të jepnit xxx euro për këta flokë pis të zinj dhe të shëndetshëm? Jepni dyfishin?! (përsëri fërkon duart duke pëshpëritur një falenderim për Muhametin), T’i gëzoni flokët e mi. Kalojmë te syri, cilin preferoni, të djathtin apo të majtin, i djathti është më agresiv, sa sheh një femër të bukur me tesha të pakta, menjëherë hedh sinjale në drejtim të saj, i buzëqesh, (po, zonjë e rreshtit të tretë, ja, ashtu, tamam si ju shkrihet dhe ai), po, më besoni, u shkel syrin, se jo më kot u ka dalë nami 496

syve si flirtuesit më të mëdhenj të organeve njerëzore, ai i bën të skuqen shumë nga ato zonjushet e hirshme që i bëjnë edhe rrugët të turpërohen nga zbulimi i kofshëve, i gjinjve, i shpatullave, i kurrizit, por ka edhe të këqijat e tij ky syri i djathtë, është ca ekstremist, çdo gjë të vjetër që është bërë para tij dhe që nuk ia mbush syrin do ta shkatërrojë me themel, jo, thotë, këto gjëra nuk na duhen, se janë të kohërave të mëparshme, unë nuk i dua, nuk na duhen vjetërsirat, na duhen gjëra të reja, nga zeroja do të lindin shumë zero, por fringo të reja ama..., këto janë ca nga idetë e tij, por, në përgjithësi, është sy shumë i mprehtë dhe dinak, sheh gjithçka dhe nuk sheh asgjë, ose e mbyll shikimin atëherë kur duhet, se, po t’i shikosh të gjitha që ndodhin në këto kohëra të rrezikshme, thotë, të zë belaja dhe e dini se ç’më tha Gonia, ai i persekutuari i rregjimit të mëparshëm, që tani shet hekura, më tha këtë: “më mirë është që njeriu të hiqet sikur është shurdh, të mos dëgjojë asgjë, të hiqet sikur është qorr, të mos shikojë asgjë, të hiqet sikur është memec, të mos flasë fare...”. - Po pse, mor Gone, gjithë kjo, i thashë. E ai m’u përgjigj: “Veshët, sytë, goja janë thashethemexhinjtë më të mëdhenj në këtë botë, e ç’u duhet atyre se ç’thonë të tjerët, se ç’bëjnë të tjerët, prandaj më mirë bli një kyç dhe mbërthejua të rrinë mbyllur, se pastaj përfundon drejt e në një dhomë të errët, shoqëri me morra e me minj, apo në ndonjë hendek, duke i bërë karshillëk vdekjes”. - Apo doni këtë të majtin, është i mprehtë edhe ky, ca më tepër dinak se i djathti, ky ta merr kalanë nga brenda, të ha si mola e nuk të shqitet po s’i shkoi e tija, është shumë hakmarrës, pastaj i pëlqejnë shumë rregullat, vendos aq shumë, sa i ndryshon çdo ditë, është shumë i organizuar, kudo që hedh vështrimin e memorizon, këdo që e vështron e shikon mirë e mirë, pastaj, që të mbaj mend nëse njëri e pa me inat apo tjetri me dashamirësi, i shënon në disa fletë, por meqë është vëzhgues i madh dhe ka ca damarë shkrimtari, nuk i mjaftojnë një, dy, pesë, apo dhjetë fletë, por merr një dëng të madh fletësh, e, meqë vuan nga rregulli i tepërt, merr ca dosje të mëdhaja dhe u shënon emrat, datat, vendin, orën, dhe pëshpësit apo syvëzhguesit e shumtë që thanë këtë apo atë gjë janë aty të shënuar”. Në sallë ngrihen shumë duar, aktori ngre gishtin dhe e drejton në sallë. - Hë, ti, zotëri, do të djathtin, o, po më çuditni, se ju jeni i ulur pikërisht në anën e majtë të sallës, aha, s’ju pëlqejnë as të majtët, as të djathtët, nuk ju pëlqejnë mashtruesit, më thoni, tamam siç më thoshte dikur Rakipi, piktori i talentuar dhe pijetar pó i talentuar, për politikanët, që: “unë nuk e kuptoj fare, mor vëlla, si ka mundësi, një që vjedh e mashtron nëpër rrugë e kapin tak-fak dhe, kur vete për gjyqësi, e zënë aq shumë nene, sa ja marrin frymën, dhe nuk del dot nga biruca pa disa dhjetë vjeçarë mbi supe, kurse këta politikanët vjedhin e mashtrojnë përditë, shesin edhe pasuritë e shtetit, shesin korrentin, 497

syve si flirtuesit më të mëdhenj të organeve njerëzore, ai i bën të skuqen

shumë nga ato zonjushet e hirshme që i bëjnë edhe rrugët të turpërohen nga

zbulimi i kofshëve, i gjinjve, i shpatullave, i kurrizit, por ka edhe të këqijat e

tij ky syri i djathtë, është ca ekstremist, çdo gjë të vjetër që është bërë para tij

dhe që nuk ia mbush syrin do ta shkatërrojë me themel, jo, thotë, këto gjëra

nuk na duhen, se janë të kohërave të mëparshme, unë nuk i dua, nuk na duhen

vjetërsirat, na duhen gjëra të reja, nga zeroja do të lindin shumë zero, por

fringo të reja ama..., këto janë ca nga idetë e tij, por, në përgjithësi, është sy

shumë i mprehtë dhe dinak, sheh gjithçka dhe nuk sheh asgjë, ose e mbyll

shikimin atëherë kur duhet, se, po t’i shikosh të gjitha që ndodhin në këto

kohëra të rrezikshme, thotë, të zë belaja dhe e dini se ç’më tha Gonia, ai i

persekutuari i rregjimit të mëparshëm, që tani shet hekura, më tha këtë: “më

mirë është që njeriu të hiqet sikur është shurdh, të mos dëgjojë asgjë, të hiqet

sikur është qorr, të mos shikojë asgjë, të hiqet sikur është memec, të mos flasë

fare...”.

- Po pse, mor Gone, gjithë kjo, i thashë.

E ai m’u përgjigj: “Veshët, sytë, goja janë thashethemexhinjtë më të mëdhenj

në këtë botë, e ç’u duhet atyre se ç’thonë të tjerët, se ç’bëjnë të tjerët,

prandaj më mirë bli një kyç dhe mbërthejua të rrinë mbyllur, se pastaj

përfundon drejt e në një dhomë të errët, shoqëri me morra e me minj, apo në

ndonjë hendek, duke i bërë karshillëk vdekjes”.

- Apo doni këtë të majtin, është i mprehtë edhe ky, ca më tepër dinak se i

djathti, ky ta merr kalanë nga brenda, të ha si mola e nuk të shqitet po s’i

shkoi e tija, është shumë hakmarrës, pastaj i pëlqejnë shumë rregullat, vendos

aq shumë, sa i ndryshon çdo ditë, është shumë i organizuar, kudo që hedh

vështrimin e memorizon, këdo që e vështron e shikon mirë e mirë, pastaj, që

të mbaj mend nëse njëri e pa me inat apo tjetri me dashamirësi, i shënon në

disa fletë, por meqë është vëzhgues i madh dhe ka ca damarë shkrimtari, nuk

i mjaftojnë një, dy, pesë, apo dhjetë fletë, por merr një dëng të madh fletësh,

e, meqë vuan nga rregulli i tepërt, merr ca dosje të mëdhaja dhe u shënon

emrat, datat, vendin, orën, dhe pëshpësit apo syvëzhguesit e shumtë që thanë

këtë apo atë gjë janë aty të shënuar”.

Në sallë ngrihen shumë duar, aktori ngre gishtin dhe e drejton në sallë.

- Hë, ti, zotëri, do të djathtin, o, po më çuditni, se ju jeni i ulur pikërisht në

anën e majtë të sallës, aha, s’ju pëlqejnë as të majtët, as të djathtët, nuk ju

pëlqejnë mashtruesit, më thoni, tamam siç më thoshte dikur Rakipi, piktori i

talentuar dhe pijetar pó i talentuar, për politikanët, që: “unë nuk e kuptoj fare,

mor vëlla, si ka mundësi, një që vjedh e mashtron nëpër rrugë e kapin tak-fak

dhe, kur vete për gjyqësi, e zënë aq shumë nene, sa ja marrin frymën, dhe nuk

del dot nga biruca pa disa dhjetë vjeçarë mbi supe, kurse këta politikanët

vjedhin e mashtrojnë përditë, shesin edhe pasuritë e shtetit, shesin korrentin,

497

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!