hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Ngrihet në këmbë dhe tregon letrën, pastaj kap flokët dhe, me zë të ulët, thotë: - Kush do flokë të zinj të shëndetshëm, pa pah, jo të yndyrshëm, i shes për X euro si paruke, hë, kush ngre dorën, ju, zotëri, po ju i keni flokët tuaj dhe i keni si pyll të dendura, ja, pas pak mund të dalë edhe ndonjë ujk dhe kam frikë se do hajë atë gruan përkarshi teje, mos më thoni që është bashkëshortja... Mirë, mirë, ja, radhës tjetër do të marr një thikë ta vrasim ujkun, po druaj se mos na gjobisin ata të shoqatës së mbrojtjes së kafshëve të egra. Po më thua se do m’i blesh flokët për dhuratë, si paruke, një shokut tënd tullac, që është pesëdhjetë vjeç, pa flokë, me grua dhe dashnore, me tre fëmijë e vjehrrë, me shtëpi të parë e shtëpi të dytë, me... - Po ju, zotëri, që keni një orë me dorë ngritur, sa jepni? XX euro, o sa mirë! (fërkon duart i gëzuar) I doni në formë qelizash flokët, nga të pasmët, për vete? Sigurisht, që këtej jua dalloj pistën tuaj të fluturimit, më falni, zotëri, por jam shumë i gëzuar, “Ankandi” qenka vërtet ide fantastike dhe e dini kush ma shiti, (aktori e ngre zërin shumë) Muhameti, Poeti, vërtet pak shtrenjtë e bleva, por si gjithnjë më mirë i blej shtrenjtë gjërat, se sa lirë, se jam i varfër. I drejtohet sallës, një zonje: - Pse qeshni, zonjë, ju kujtoni se s’kam lekë, jo, kam tru, si i thonë mendje, e dini se si ja bleva idenë e “Ankandit” Muhametit, duke u bërë publiku i vjershave të tij, i thashë: sot Muhamet nuk kam dëshirë, as qejf t’i dëgjoj vargjet e tua, kam hallet e mia, dhe u hoqa mënjanë, gjoja i mërzitur, ai la poezitë dhe më erdhi i vrenjtur e i shqetësuar, pasi dëgjoi problemet e mia, e qepi gojën dhe u ul mënjanë. (Aktori vë gishtin në tëmthin e tij dhe vazhdon) Atëherë i propozova poetit një marrëveshje, se do ta lija të më lexonte gjithë librat e tij poetikë, ka bërë nja dhjetë deri tani, dhe, në këmbim, do të më jepte një mendim se si të dilja nga hallet e mia të varfërisë. Ja, kështu ia bleva idenë Poet Muhametit, dhe çfarë ideje se... “Ankandin”. Ma tha duke mbaruar së lexuari poezinë e 50-të të tij: “vëlla, nëse do me të vërtetë të bëhesh pasanik, shiti të gjitha”, - të gjitha zgurdullova sytë unë?!, si të gjitha, ç’farë të gjitha?! “Po” më tha: “duke filluar që nga flokët e tu si shkopinj, i ke të zinj, pa mendime fare, në kohën tonë mosmendimi është bërë modë, kudo sheh reklama të tipit: Lexoni Best Sellerin X apo Y nga filan autor, ka këtë subjekt, Kelly dashuronte deri në vdekje Andrew, Sofia vdiste për Andrew, ndërsa Andrew, i dëshpëruar nga dashuria e të dy grave dhe nga torturimi i këtyre mendimeve shkon e mbyllet në manastirin më të afërt, pastaj lëkurën tënde të bardhë, e ke të cilësisë shumë të mirë, vende vende është pak e murrme, por kjo s’ka rëndësi, e rëndësishme është që është e 494

lëmuar dhe e bardhë, se ajo e bardha vlen dyfish se e zeza apo e verdha dhe e kuqja, e bardha mbulon çdo gjë, mbulon turpin, mbulon hidhërimin, trishtimin, gëzimin, ligësinë, kanibalizmin”, këtu ndaloi paksa, duke më parë në po e ndiqja dhe vazhdoi: “Po, kanibalizmin, është ai që ha njeriu njeriun, e kuptoj që do më thuash se e di se ç’farë është, jo nuk është ajo, në këto kohë njeriu është gjella më e shijshme në treg. Mund të shesësh edhe njërin sy, po, njërin sy shite, s’ka ç’të duhet edhe tjetri, është luks i madh të shohësh me të dy sytë, pastaj në këtë kohë që jetojmë më mirë është t’i shohësh gjërat sëprapthi, ose gjysmake, se të pjell belaja pastaj, nëse papritur sheh ndonjë aksident, apo ndodhesh në mes të një sherri dhe ndonjë tipi si puna jote ia marrin frymën, ndërkohë ti s’arrin ta ngrish dot kohën të mos rrjedhë, e si mund ta mbash ujin në pëllëmbë të dorës?!, s’arrin të kuptosh se vetëm ti je dëshmimtari i vetëm në një vrasje, përfundon sa të hapësh e të mbyllësh sytë me ca hekura të bezdisshme nëpër kyçet e duarve dhe i shurdhuar nga të bërtiturat e të sharat e ndonjë hetuesi nevrastenik, që, para se ta kuptosh pse të ka aq inat, të ka nxirë me ndonjë pëllëmbë a grusht dhëmbëve. Mushkërinë e djathtë shite, nuk të duhen të dyja, tani edhe ajri është me gjobë, megjithëse na i shesin të tymosur, kështu do të frymëmarrësh përgjysmë, do të kursesh përgjysmë, frymëmarrja kushton një djall e gjysmë në kohët tona, më mirë është ta shesësh një mushkëri që kushton një djall e gjysmë. Pastaj veshka do zerë shumë lekë, se ka radhë të madhe për to, ç’të duhen dy”?!... këtu filloi të binte celulari i Poet Muhametit dhe më bëri shenjë se po ikte... duke u zhdukur brenda atij telefoni të zi që hapi gojën dhe e përpiu. Ide gjeniale, mendova, e Muhametit, pasi ky i fundit kishte ikur diku mes makinave me atë çantën e vjetër e të rëndë nga librat e tij, që, si gjithnjë, ishin plot dhjetë, me këtë ide do të blej nuse, shtëpi të mirë, makinë, fëmijë, vjehrrë, nipër e mbesa, po a do të më dojë nusja e re ashtu, pa flokë, me një sy, me një mushkëri, me lëkurë të rralluar, me një veshkë e me dhëmbë të hequr?! Me këto mendime dhe i ulur në një nga ato skutat e errëta të qendrës, më vjen e më takon Kristo bojaxhiu, apo “shenjtori”, i thërrasin kështu ngaqë, kur po lyente apartamentin e një zonje të pasur, gjeti ca libra fetarë dhe që atëherë kë të njohur gjen përpara i bën predikime se si të sillet për të vajtur në parajsë, unë, meqë kisha hallet e mia, nuk ia vara, i thashë sot Kristo mos më ngacmo, kam hallet e mia, dhe ika te një tavolinë tjetër, duke kapur kokën me të dyja duart, ai porositi nja dy dopio raki, nja dy meze të mira dhe m’u ngjit aq shumë që t’ia tregoja hallet saqë më s’durova dhe ia hapa barkun. Pasi mbarova më tha: “e di unë se ç’duhet të bësh që të shpëtosh nga hallet e tua, do të të jap një ide të shkëlqyer, por ti, në këmbim të saj, do të më dëgjosh deri nesër në të gdhirë, se kam lexuar një libër të ri ashtu e kështu...”, unë u zverdha, piva me fund dopion time të rakisë dhe fillova të dëgjoja Kriston që ia nisi me pasion të më tregonte e tregonte, gjersa s’durova dot më e pas ca orësh i bërë spec në fytyrë i thashë, - o Kristo, tani ma thuaj atë idenë, se po 495

Ngrihet në këmbë dhe tregon letrën, pastaj kap flokët dhe, me zë të ulët,

thotë:

- Kush do flokë të zinj të shëndetshëm, pa pah, jo të yndyrshëm, i shes për X

euro si paruke, hë, kush ngre dorën, ju, zotëri, po ju i keni flokët tuaj dhe i

keni si pyll të dendura, ja, pas pak mund të dalë edhe ndonjë ujk dhe kam

frikë se do hajë atë gruan përkarshi teje, mos më thoni që është

bashkëshortja... Mirë, mirë, ja, radhës tjetër do të marr një thikë ta vrasim

ujkun, po druaj se mos na gjobisin ata të shoqatës së mbrojtjes së kafshëve të

egra.

Po më thua se do m’i blesh flokët për dhuratë, si paruke, një shokut tënd

tullac, që është pesëdhjetë vjeç, pa flokë, me grua dhe dashnore, me tre

fëmijë e vjehrrë, me shtëpi të parë e shtëpi të dytë, me...

- Po ju, zotëri, që keni një orë me dorë ngritur, sa jepni? XX euro, o sa mirë!

(fërkon duart i gëzuar) I doni në formë qelizash flokët, nga të pasmët, për

vete? Sigurisht, që këtej jua dalloj pistën tuaj të fluturimit, më falni, zotëri,

por jam shumë i gëzuar, “Ankandi” qenka vërtet ide fantastike dhe e dini

kush ma shiti, (aktori e ngre zërin shumë) Muhameti, Poeti, vërtet pak

shtrenjtë e bleva, por si gjithnjë më mirë i blej shtrenjtë gjërat, se sa lirë, se

jam i varfër.

I drejtohet sallës, një zonje:

- Pse qeshni, zonjë, ju kujtoni se s’kam lekë, jo, kam tru, si i thonë mendje, e

dini se si ja bleva idenë e “Ankandit” Muhametit, duke u bërë publiku i

vjershave të tij, i thashë: sot Muhamet nuk kam dëshirë, as qejf t’i dëgjoj

vargjet e tua, kam hallet e mia, dhe u hoqa mënjanë, gjoja i mërzitur, ai la

poezitë dhe më erdhi i vrenjtur e i shqetësuar, pasi dëgjoi problemet e mia, e

qepi gojën dhe u ul mënjanë. (Aktori vë gishtin në tëmthin e tij dhe vazhdon)

Atëherë i propozova poetit një marrëveshje, se do ta lija të më lexonte gjithë

librat e tij poetikë, ka bërë nja dhjetë deri tani, dhe, në këmbim, do të më

jepte një mendim se si të dilja nga hallet e mia të varfërisë.

Ja, kështu ia bleva idenë Poet Muhametit, dhe çfarë ideje se... “Ankandin”.

Ma tha duke mbaruar së lexuari poezinë e 50-të të tij: “vëlla, nëse do me të

vërtetë të bëhesh pasanik, shiti të gjitha”, - të gjitha zgurdullova sytë unë?!, si

të gjitha, ç’farë të gjitha?! “Po” më tha: “duke filluar që nga flokët e tu si

shkopinj, i ke të zinj, pa mendime fare, në kohën tonë mosmendimi është bërë

modë, kudo sheh reklama të tipit: Lexoni Best Sellerin X apo Y nga filan

autor, ka këtë subjekt, Kelly dashuronte deri në vdekje Andrew, Sofia vdiste

për Andrew, ndërsa Andrew, i dëshpëruar nga dashuria e të dy grave dhe

nga torturimi i këtyre mendimeve shkon e mbyllet në manastirin më të afërt,

pastaj lëkurën tënde të bardhë, e ke të cilësisë shumë të mirë, vende vende

është pak e murrme, por kjo s’ka rëndësi, e rëndësishme është që është e

494

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!