hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

ukura, që shëtisin qenin. Ec e mere vesh nëse shëtisin qenin, apo i shëtit qeni ato?! Një mbrëmje, (se unë natën i bëj pazaret në kazanët e llozhrave), kaloi një nga këto zonjushet e bukura me një qen të racës pekinua, ndërsa po hapja një qeskë me rroba anës kazanit, qenushi më lehu aq fort në vesh, saqë m’u shurdhua për një çast veshi dhe nga frika e turbullimi i lashë rrobat, u çova e ia dhashë vrapit në shtëpi. Dridhesha i tëri si purteka, nuk fjeta, kur më zuri pak gjumi, afër mëngjesit, mu duk sikur ai pekinuaja kishte marrë një litar të madh në dorë dhe kish dalë xhiro, kur mu qas, ç’të shikoj: në fund të tij e lidhur ishte ajo zonjusha e bukur. U ngrita i djersitur, ora s’kishte rënë fare, e si të binte kur nuk kisha ku të veja?! Në mendje s’më vinte asnjë emër rruge, se, po të më vinte, do të thoshte që diku duhej të më çonte, ndoshta në punë, çfarë pune, kam shumë vite pa punë, zanati më i afërt që mbaj mend është ky i qëmtuesit të llozhrave. - Po edhe ky zanat nuk është i lehtë, o, sa qëmtues llozhrash ka!, dhe ne bëjmë luftë dhëmbë për dhëmbë, jo me armë, me kohën, kush të arrijë i pari në ndonjë kazan llozhrash, merr “pasurinë”... Zotëri, (aktori i drejtohet një burri në sallë), ju pandehni se unë kam dalë këtu për të shitur këto rroba, që zonja pak më parë i quajti të thjeshta, e sa mund të bëjnë këto lecka zotëri, 5, 10-të euro, e ç’mund të bëj unë me këto para, e shumta mund të të jap një birrë, apo një kafe, dhe të fryj sytë e të të shikoj se sa bukur do ta pish. ......................... - Jo, zotëri, unë kam dalë këtu që të shitem i gjithi, të shes sytë, veshkat, lëkurën, këmbët, një pjesë mëlçie, flokët e mi të zinj, dhëmbët, ndërsa zemrën nuk mund ta shes, e si mund të rroj dot pa zemër, (nga salla dëgjohet zëri i imagjinuar i një burri). A, ju thoni se: “mund ta ndërroj me kë të dëshiroj”, - po, falemnderit për idenë, por gjithçka varet nga oferta, po të kem të tilla, patjetër që do e ndërroj me këdo, se edhe kjo zemra ime më është mërzitur aq shumë, sa nuk e duroj dot më, e kam shumë të ndjeshme, kushdo që më afrohet, fillon e më qan hallet e tij, sikur gjithë hallet e botës do t’i zgjidhë kjo zemra ime, që bën-ç’bën e ngashërehet gjithmonë në këto raste dhe, kur më vjen Maria, gjitonia e katit të dytë, e më thotë: (aktori imiton zërin e hollë femëror të Maries), “jo nuk mundem dot, gjërat shtrenjtohen përditë, hyj në supermarket me një pesëdhjetëeuroshe dhe e harxhoj sa hap e mbyll sytë të gjithë dhe çfarë blej, dy gjëra aq sa nuk mbushet thuajse fare ai koshi i vogël, jo, s’është punë që bëhet kjo, më përpara një pesëdhjetëeuroshe ishte një pasuri e tërë, doje disa ditë ta harxhoje dhe blije një makinë me gjëra, tani, tani firon sikur ta kesh futur në ujë, si do na vejë halli” më thotë, - duke më cingrisur nervat me atë zërin e hollë të saj dhe duke ma bërë zemrën të më rrahë dy-tre fish më shpejt nga inati e çudia se pse vijnë e më ankohen pikërisht mua që jam në cakun e varfërisë e megjithatë nuk ankohem fare 492

sikur të kisha pará me thasë e të bëja pushime diku në Honolulu, e kush, them me vete: Maria, që i ka katër vetë në punë të përhershme, ka tre shtëpi të trashëguara, një nga gjyshja e mamasë, një nga familja e burrit dhe një si prikë, kur u martua me Nikon, i cili punon nëpër anije 9 muaj viti dhe merr një qerre lekë, (ndërsa edhe ky i fundit, vjen e më takon në kafene ato tre muaj që i kalon në tokë dhe më qahet që “ia dredh me të tjerë Maria e tij e dashur dhe nuk është fare nikoqire, por vete e më mbush një makinë të tërë në javë me ushqime, me gjëra të shtrenjta, që ne nuk i hamë dot, e si mund të hamë aq shumë”, më pyet i çuditur), edhe të birin Andonin e ka drejtues në një ndërmarrje me emër, edhe të bijën Tasien e ka me një punë të mirë që tani s’më kujtohet, por edhe Rabija nuk është më e mirë se Maria, ajo më takon kur dal e blej në tregun fshatar, gjithnjë me atë karrocën e mbushur plot e përplot me fruta e perime, më ankohet për hallet erotike të anëtarëve të familjes së saj, më thotë: (aktori bën sërish një zë gruaje, pak më të trashë tani), ai dhëndëri im ka një dashnore të re sëfundi, (i cili më takon në atë llotarinë sportive me të cilën çeklendisem nganjëherë dhe më thotë “si nuk u bie asnjëherë në kokë rezultateve, se, po t’u bie, më thotë, do të bëj atë e do të bëj këtë, do të blej vilë me kaq dhoma, do të blej skaf kaq e aq metrosh, do të blej një koleksion makinash luksoze, do të bëj pushime aty e këtu”, mua njëra ngjyrë e surratit më ikte e tjetra më vinte, zemra më hidhej vrik dhe më ngriheshin nervat, por prapë se prapë rrija e dëgjoja, se zemra ime është shumë e ndjeshme dhe e butë si një manare), ndërsa vajza ime e ka ende atë dashnorin e vjetër, por i është mërzitur e do ta ndërrojë, vazhdonte Maria, kurse djali më është pleksur me një grua të martuar që ishte shoqja e ishgruas së tij dhe burri më është pleksur me pastruesen e pallatit, një ukrainase dymetroshe e sybojëqielli, kushërira ime e parë ka..., këtu zemra ime që është shumë e ndjeshme, gati sa s’më pëlciti nga të rrahurat, e kam shumë të ndjeshme dreqin dhe sikur e bëjnë kastile, vijnë e më qepen nga pas për të më thënë gjoja hallet e tyre, se veç halle s’mund t’i quash këto, them me vete i inatosur, por gjithnjë rri e i dëgjoj dhe, si njeri i kulturuar që jam, e ngushëlloj edhe Rabien, duke i thënë se këto janë gjëra kalimtare, rëndësi ka shëndeti të jetë i fortë, ajo më dëgjon pak dhe vazhdon sërish të më thotë se kushërira tjetër është gati ta braktisë burrin për një shoqen e një shoqeje të saj..., por unë iki nga sytë këmbët, se zemra s’më mban më asnjë sekondë, e kam shumë të ndjeshme zemrën, jua thashë, prandaj zotëri duhet t’ju falenderoj sërisht për idenë tuaj tepër të vlefshme të shkëmbimit, jam në pritje të ofertave tuaja, do të shes gjithçka që mund të blihet dhe me to do të blej nuse, do të blej fëmijë, do të blej vjehrrë, do të blej dhe nipër e mbesa zotëri. Aktori ulet në karrige në një cep të sallës, duke i ikur projektorit, nxjerr një letër të bardhë, ku shkruan me të kuqe “Ankand”. 493

sikur të kisha pará me thasë e të bëja pushime diku në Honolulu, e kush, them

me vete: Maria, që i ka katër vetë në punë të përhershme, ka tre shtëpi të

trashëguara, një nga gjyshja e mamasë, një nga familja e burrit dhe një si

prikë, kur u martua me Nikon, i cili punon nëpër anije 9 muaj viti dhe merr

një qerre lekë, (ndërsa edhe ky i fundit, vjen e më takon në kafene ato tre

muaj që i kalon në tokë dhe më qahet që “ia dredh me të tjerë Maria e tij e

dashur dhe nuk është fare nikoqire, por vete e më mbush një makinë të tërë

në javë me ushqime, me gjëra të shtrenjta, që ne nuk i hamë dot, e si mund të

hamë aq shumë”, më pyet i çuditur), edhe të birin Andonin e ka drejtues në

një ndërmarrje me emër, edhe të bijën Tasien e ka me një punë të mirë që tani

s’më kujtohet, por edhe Rabija nuk është më e mirë se Maria, ajo më takon

kur dal e blej në tregun fshatar, gjithnjë me atë karrocën e mbushur plot e

përplot me fruta e perime, më ankohet për hallet erotike të anëtarëve të

familjes së saj, më thotë: (aktori bën sërish një zë gruaje, pak më të trashë

tani), ai dhëndëri im ka një dashnore të re sëfundi, (i cili më takon në atë

llotarinë sportive me të cilën çeklendisem nganjëherë dhe më thotë “si nuk u

bie asnjëherë në kokë rezultateve, se, po t’u bie, më thotë, do të bëj atë e do të

bëj këtë, do të blej vilë me kaq dhoma, do të blej skaf kaq e aq metrosh, do të

blej një koleksion makinash luksoze, do të bëj pushime aty e këtu”, mua njëra

ngjyrë e surratit më ikte e tjetra më vinte, zemra më hidhej vrik dhe më

ngriheshin nervat, por prapë se prapë rrija e dëgjoja, se zemra ime është

shumë e ndjeshme dhe e butë si një manare), ndërsa vajza ime e ka ende atë

dashnorin e vjetër, por i është mërzitur e do ta ndërrojë, vazhdonte Maria,

kurse djali më është pleksur me një grua të martuar që ishte shoqja e ishgruas

së tij dhe burri më është pleksur me pastruesen e pallatit, një ukrainase

dymetroshe e sybojëqielli, kushërira ime e parë ka..., këtu zemra ime që është

shumë e ndjeshme, gati sa s’më pëlciti nga të rrahurat, e kam shumë të

ndjeshme dreqin dhe sikur e bëjnë kastile, vijnë e më qepen nga pas për të më

thënë gjoja hallet e tyre, se veç halle s’mund t’i quash këto, them me vete i

inatosur, por gjithnjë rri e i dëgjoj dhe, si njeri i kulturuar që jam, e

ngushëlloj edhe Rabien, duke i thënë se këto janë gjëra kalimtare, rëndësi ka

shëndeti të jetë i fortë, ajo më dëgjon pak dhe vazhdon sërish të më thotë se

kushërira tjetër është gati ta braktisë burrin për një shoqen e një shoqeje të

saj..., por unë iki nga sytë këmbët, se zemra s’më mban më asnjë sekondë, e

kam shumë të ndjeshme zemrën, jua thashë, prandaj zotëri duhet t’ju

falenderoj sërisht për idenë tuaj tepër të vlefshme të shkëmbimit, jam në

pritje të ofertave tuaja, do të shes gjithçka që mund të blihet dhe me to do të

blej nuse, do të blej fëmijë, do të blej vjehrrë, do të blej dhe nipër e mbesa

zotëri.

Aktori ulet në karrige në një cep të sallës, duke i ikur projektorit, nxjerr një

letër të bardhë, ku shkruan me të kuqe “Ankand”.

493

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!