hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Hyrje LABIRINTET E SHKENCËS LABIRINTURILE ŞTIINŢEI ALISA VELAJ Katharsisi (I) Para se të hynte nga Aristoteli si kategori estetike, termi katharsis përshkruante rezultatin e masave të marra për të pastruar gjakun e fajit. Në botën helene ishte rrënjosur mendimi se gjaku i një gici të sakrifikuar mund “të lante” njeriun e ndotur me gjak. Uji i rrjedhshëm bënte të mundur pastrimin e tij dhe largimin e fajit prej njeriut që e kishte kryer. Katharsisi 3 ishte fillimisht një term mjekësor dhe si i tillë ishte përdorur edhe në veprat e mëparshme të Aristotelit. Me përdorimin e këtij termi si metaforë mjekesore, Aristoteli shpjegonte se ishte shpirti njerëzor ai që do të pastrohej nga pasionet e tij të tepruara. Kur shfaqja teatrore arrinte pikën kulminante me demostrimin e veseve të rënda morale, apo me fatkeqësitë individuale dhe shoqërore, spektatori arrinte një pikë kritike të gjendjes emocionale që rëndom shoqërohej me lot, e, rrjedhimisht, me çlirimin dhe pastrimin shpirtëror të emocioneve. Kur pësonte katharsisin njeriu kthehej në gjendjen e tij të mesit të artë si krijesë njerëzore. Pra tragjedia ishte një korrigjues: nëpërmjet ndjekjes së saj publiku mësonte se si t’i ndjente këto emocione në nivelet e duhura. Poetika ishte kryesisht një përgjigje ndaj pretendimit të Platonit se poezia inkurajon njerëzit të jenë histerikë dhe të pakontrolluar. Aristoteli shpjegon se poezia i bën ata më pak emocionalë, dhe jo më shumë, duke u dhënë një shkarkim periodik dhe të shëndetshëm të ndjenjave të tyre. Në kohët e mëvonshme, katharsisi u bë një fenomen kaq kompleks, saqë askush nuk ka paraqitur një formulim përcaktues mbi kuptimin e tij, apo si fuksionon ai. Çdo shkrimtar kap vetëm një pjesë të tij. Secili e shikon nga një këndvështrimim i veçantë, dhe si rrjedhojë e shpjegon atë (ose dhe vetë funksionin e letërsisë) nga premisat e veta ideologjike dhe epistemologjike. Në Rilindje, katharsisi kishte domethënie morale të rënda; në periudhën romantike, katharsisi shpesh përshkruante vuajtjen e poetit; në shekullin XX, 3 Katharsis në mjekësi përkthehet pastrues, veçanërisht për sistemin tretës. 48

i cili është karakterizuar nga një shumëllojshmëri mendimi kritik, katharsisi përbën një term polisemantik. Hegeli ishte mendimtari i parë që në veprën e tij “Dialektika” e bëri katharsisin një fenomen universal dhe jo thjesht estetik. Ai e bëri këtë nëpërmjet asaj që ne e quajmë dialektika helegiane. Ajo fillon me një tezë, e cila zhvendoset tek e kundërta e vet, antiteza, me anë të parimit të negativitetit. Dy forcat e kundërta ndeshen, duke prodhuar një pajtim midis të dyjave, të cilin Hegeli e quan sintezë. Sinteza e Hegelit, megjithëse ka karakteristka të të dyjave, tezës dhe sintezës, prodhon në thelb një gjendje të re. Dialektika helegiane na jep një metodë frytdhënëse për të kuptuar katharsisin. Nga nocioni i dy forcave të kundërta, ne mund të marrim keqardhjen dhe frikën, ose të mirën dhe të keqen, ose tërheqjen dhe shtytjen. Forca e parë (keqardhja, e mira, tërheqja) është teza. Forca e dytë (frika, e keqja dhe shtytja) është antiteza. Ndeshja e tezës me antitezën prodhon një sintezë, një pajtim apo një katharsis. E gjitha kjo është e qenësishme, por jo e zhvilluar në doktrinën aristoteliane të katharsisit. I shpjeguar nëpërmjet dialektikës hegeliane, katharsisi nuk i referohet thjesht një fenomeni letrar, por ai paraqitet si një aspekt i funksionit të artit që është i ngjashëm me historinë, jetën dhe universin. Jeta është një sintezë e dy forcave, po kështu janë dhe letërsia me universin. Të gjitha janë të lidhura bashkë dhe asnjëra nuk mund të shihet e izoluar. Çdo forcë apo fenomen merr kuptimin e mbramë vetëm pasi përcaktohet lidhja me forcat e tjera përreth. Ideja e dialektikës hegeliane është një forcë madhore orientimi në interpretimin e katharsisit, e cila ka influencuar më pas çdo mendimtar dhe kritik të madh, përfshirë Niçen, Kajzerin dhe Lukasin. * * * Prej këtyre tri mendimtarëve, ne do të veçojmë Kajzerin, meqënëse mendimi i tij ka një lidhje të përafërt me përdorimin që do të marrë ky term gjatë këtij punimi. Kajzeri shpjegon: “Proçesi kathartik i përshkruar nga Aristoteli nuk do të thotë një purifikim apo një ndryshim në karakterin apo cilësinë e pasioneve në vetvete, por një ndryshim në shpirtin e njeriut. Me anën e poezisë tragjike shpirti fiton një qëndrim të ri ndaj emocineve të veta. Ai përjeton emocionet e keqardhjes dhe të frikës, por në vend të shqetësohet nga këto, ai bie në një gjendje qetësie dhe paqeje. Në shikim të parë kjo duket si diçka kontradiktore sepse ajo çfarë Aristoteli sheh si efekt të një tragjedie është një sintezë e dy momenteve, të cilat në jetën reale, gjatë ekzistencës tonë praktike, përjashtojnë njëra-tjetrën. Intensifikimi më i lartë i jetës tonë emocionale mendohet se na jep në të 49

i cili është karakterizuar nga një shumëllojshmëri mendimi kritik, katharsisi

përbën një term polisemantik.

Hegeli ishte mendimtari i parë që në veprën e tij “Dialektika” e bëri

katharsisin një fenomen universal dhe jo thjesht estetik. Ai e bëri këtë

nëpërmjet asaj që ne e quajmë dialektika helegiane. Ajo fillon me një tezë, e

cila zhvendoset tek e kundërta e vet, antiteza, me anë të parimit të

negativitetit. Dy forcat e kundërta ndeshen, duke prodhuar një pajtim midis të

dyjave, të cilin Hegeli e quan sintezë. Sinteza e Hegelit, megjithëse ka

karakteristka të të dyjave, tezës dhe sintezës, prodhon në thelb një gjendje të

re. Dialektika helegiane na jep një metodë frytdhënëse për të kuptuar

katharsisin. Nga nocioni i dy forcave të kundërta, ne mund të marrim

keqardhjen dhe frikën, ose të mirën dhe të keqen, ose tërheqjen dhe shtytjen.

Forca e parë (keqardhja, e mira, tërheqja) është teza. Forca e dytë (frika, e

keqja dhe shtytja) është antiteza. Ndeshja e tezës me antitezën prodhon një

sintezë, një pajtim apo një katharsis. E gjitha kjo është e qenësishme, por jo e

zhvilluar në doktrinën aristoteliane të katharsisit. I shpjeguar nëpërmjet

dialektikës hegeliane, katharsisi nuk i referohet thjesht një fenomeni letrar,

por ai paraqitet si një aspekt i funksionit të artit që është i ngjashëm me

historinë, jetën dhe universin. Jeta është një sintezë e dy forcave, po kështu

janë dhe letërsia me universin. Të gjitha janë të lidhura bashkë dhe asnjëra

nuk mund të shihet e izoluar. Çdo forcë apo fenomen merr kuptimin e

mbramë vetëm pasi përcaktohet lidhja me forcat e tjera përreth.

Ideja e dialektikës hegeliane është një forcë madhore orientimi në

interpretimin e katharsisit, e cila ka influencuar më pas çdo mendimtar dhe

kritik të madh, përfshirë Niçen, Kajzerin dhe Lukasin.

Prej këtyre tri mendimtarëve, ne do të veçojmë Kajzerin, meqënëse mendimi

i tij ka një lidhje të përafërt me përdorimin që do të marrë ky term gjatë këtij

punimi. Kajzeri shpjegon:

“Proçesi kathartik i përshkruar nga Aristoteli nuk do të thotë një purifikim

apo një ndryshim në karakterin apo cilësinë e pasioneve në vetvete, por një

ndryshim në shpirtin e njeriut. Me anën e poezisë tragjike shpirti fiton një

qëndrim të ri ndaj emocineve të veta. Ai përjeton emocionet e keqardhjes dhe

të frikës, por në vend të shqetësohet nga këto, ai bie në një gjendje qetësie

dhe paqeje. Në shikim të parë kjo duket si diçka kontradiktore sepse ajo çfarë

Aristoteli sheh si efekt të një tragjedie është një sintezë e dy momenteve, të

cilat në jetën reale, gjatë ekzistencës tonë praktike, përjashtojnë njëra-tjetrën.

Intensifikimi më i lartë i jetës tonë emocionale mendohet se na jep në të

49

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!