19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pas ”takimit” për herë të dytë me kërmën, Xheladin Beu duket se s’do të

shpëtojë dot më prej kundërrmimit të saj. Prej qenies së tij do të shkëputet

pjesa më shtazarake dhe ai do të ndodhet krejt papritur ballë për ballë me

poshtërsinë e vet. Tmerri i kësaj poshtërsie do të sjellë shembjen e tij

përfundimtare, pasi krahas rrënimit fizik (për të cilin ai ishte ndërgjegjësuar

në njëfarë mënyre), do t’i hapen sytë për të parë edhe rrënimin e tij shpirtëror.

Degjenerimi moral gjer në kufinjtë e inçestit, do ta çojë drejt një çmendurie, e

cila nuk rezulton të jetë pasojë e ndonjë reflektimi të lindur ”natyrshëm” në

vetëdijen e tij, por një zgjidhje deux ex machine. Kjo për faktin se

protagonisti ynë nuk shfaq ndonjë ndjenjë pendimi. Madje deri në çastet e

fundit para çmendjes, ai mendon se e kanë gënjyer, për faktin se është baba i

një vajze, të cilën e dëshiron me gjithë forcën e instikteve të tij shtazarake.

Një qenie tjetër, sado e denatyruar të kishte qenë, do të ishte ndalur të

reflektonte, qoftë edhe për një grimëkohe, nëse do i ishte kumtuar një ”lajm”

si ai i Xheladin Beut, pasi mjafton vetëm përmendja e një fakti të tillë që çdo

human të dridhet prej tmerrit. Ndërkohë që protagonisti ynë nuk e provon

asfare një ndjesi të tillë. Madje, mospranimi i vajzës, e ndez më tepër

fantazinë e tij seksuale, duke e shtyrë me një forcë gjithnjë në rritje drejt

objektit të refuzuar. Në çastin kur kjo fantazi ka arritur ”pikën e vlimit”,

ndodh edhe kthjellimi i qenies për të vështruar vetveten.

Procesi i ”hapjes së syve” fiton kështu një peshë të madhe simbolike, si për

t’i treguar Xheladin Beut atë mallkim që do të bjerë së afëmi mbi të.

Ky mallkim bëhet akoma më i tmerrshëm, atëherë kur dhe vetë qenia e

kupton arsyen përse i është dhënë, sesa në rastin kur ajo largohet pa e kuptuar

transformimin e saj. Të bësh një qenie të kuptojë poshtërsinë e vet, duke e

vënë ”me kas” përballë kësaj të fundit, e shndërron dënimin me vdekje, në

një ironi tepër të hidhur, për të gjithë ata njerëz që i falen mëkatit, me të

njëjtën devotshmëri që besimtarët i falen Hyjnisë së Shenjtë.

Është gjithashtu një tallje për ata ”Zota”, që përveç vdekjes së tyre fizike (të

cilën e ka borxh çdo vdekatar), do të dënohen edhe me vdekjen e shpirtit.

Ironia shkon deri në kufinjtë e sarkazmës në fjalët që Xheladin Beut i duket

se dëgjon nga varrezat:

”Aty mbi udhë kish ca varre që i kishin mbytur ferrat. Iu duk sikur pa një

dritë e sikur dëgjoi një zë :

- Hajde, se të presim, o Xheladin Be! Të presim të na vish në tabut floriri,

ashtu siç të kanë tundur në djep” 137 .

Ndihen në ”timbrin” e këtij zëri, tonet therëse të ironisë, për një qenie,

ndëshkimi i së cilës, ishte ”profetizuar” prej autorit, që në fillimin e këtij

137 Po aty, f.94

489

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!