19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ky përshkrim të krijon pështypjen e një skenë vrasje në ndonjë roman

policor, ku autori që i ka vënë vetes qëllimin për të krijuar një atmosferë sa

më të besueshme të ngjarjes, mundohet të ngjallë efektin e tmerrit, duke

pasqyruar karakterin e vrasësit në shpërfytyrimin e tipareve të viktimës.

Kuteli e lë këtu mënjanë tonin realist që përshkon rrëfimin prej kreut në fund,

dhe sikundër ndodh përherë ne krijimtarinë e tij, ai shkel sërish në kufinjtë e

fantastikes. Duke iu referuar përfundimit të studiuesit Aurel Plasari, sipas të

cilit; “Ashtu si filozofët që përdorin koncepte të rreme për të mbërritur tek e

vërteta, ashtu edhe shkrimtarët e llojit të Kutelit e përdorin trillimin më të

njëjtin synim” 133 , ky qoftëlarg i tmerrshëm, që shfaqet çuditërisht në rrezet e

diellit të mesditës, bëhet simbol i dekompozimit të një qenieje, e cila nuk ka

më vend në këtë botë, por duhet të largohet medoemos prej këtej, për të pritur

“diku tjetër” ndëshkimin e saj. Shpjegimi i mësipërm na kthen sërishmi në

një tjetër përfundim të studiuesit Plasari:

“Duke ngjeshur shtypur e torturuar unin, trilli vegimtar ushtrohet njëherësh

me një dell kritik mbi një shoqëri ose një kolektivitet të caktuar që guxon të

mos ndjekë vetëm rrugën e Tij. Shenjat çojnë kah një proze sociale, e

realizuar nëpërmjet qortimit të veseve, nëpërmjet përgatitjes së ndëshkimit të

afërm” 134 .

Vdekja si e ardhme profetike

Atmosfera e vdekjes ndihet vazhdimisht përgjatë gjithë rrëfimit Vjeshta e

Xheladin Beut, madje ajo është sfondi kryesor, në të cilin na shfaqet agonia e

qenies. E konceptuar në zanafillën e saj si ”vdekje e tjetrit”, ndjesia e lënies

së kësaj bote, injektohet dalëngadalë edhe tek vetë subjekti, por pa arritur të

rrënjosë dot asnjëherë në vetëdijen e tij mendimin e ”frikës së vërtetë”.

Ndonëse frika e vdekjes trondit herë pas here themelet e ekzistencës së

qenies, ajo mbetet thjesht një frikë profane, pasi rrit përherë e më tepër

përmasat e manisë, për të shijuar sa më shumë kënaqësi, brenda kohës që i ka

mbetur për të jetuar. Po të bënim një ndarje fiktive të këtij rrëfimi në dy pjesë

( ku si pjesë të parë të shenjonim atë para skenës së gjahut), do të vërenim se

vdekja projektohet tek lexuesi nedy mënyra krejt të ndryshme. Për të

analizuar këto mënyra, do të na vinte në ndihmë, dallimi që Todorovi vendos

mes universit imagjinar të sjellë nga autori dhe atij imagjinar të ndërtuar nga

lexuesi: ”Shkaku i këtij dualiteti është se teksti i përmend faktet në dy

mënyra që kam propozuar të quhen: domethënie dhe simbolizim. Faktet e

shenjuara kuptohen: për këtë mjafton të dish gjuhën e shkruar të tekstit.

133

Aurel Plasari: Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve, Shtëpia botuese”Plejad”,

Tiranë, 1994, f.69

134

Po aty: f.77-78.

487

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!