19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Antinjeriu ka triumfuar këtu përfundimisht dhe personazhi i Xheladin Beut

shndërrohet në simbol të atyre sundimtarëve të përgjakshëm, që janë në

gjendje të sakrifikojnë çdo gjë, për hir të të qenit “Zot”.

Ndihmësa të tillë të figurës bosht si; Sheqerja apo Rizai, kthehen në simbole

të “puthadorëve” që ndihmojnë në forcimin e despotizmit në një vend a

shoqëri të caktuar.

Kuteli arrin të krijojë në këtë mënyrë psikologjinë tipike të njeriut–zot, i cili

me vetëdije të plotë ka helmatisur ndjenjat humane të shpirtit të tij, duke

valëvitur triumfator “flamujt e Pashpirtshëmrisë”.

Koncepti i së keqes

Arsyeja thelbësore që i ndan në dy kampe të përkundërta besimtarët nga

profanët është konceptimi që secili syresh shfaq për përtejbotën. Të parët

besojnë se ekziston një tjetër jetë përtej vdekjes ndërsa të dytët e

kundërshtojnë me forcë bindjen absolute të besimtarëve.

Pavarësisht kësaj kundërshtie, tepër të rralla janë ato qenie humane që nuk

ndjenë thellë vetes një pështjellim të vërtetë ndjenjash (përzierje kjo me një

lloj frike e keqardhje), kur mendojnë largimin e tyre nga kjo botë. Por,

meqenëse ndodhemi në suazën e universit kutelian, e aq më tepër kur bëhet

fjalë për një rrëfim ku boshti qendror vërtitet rreth konceptit të së keqes,

termat e mësipërm do t’i trajtojmë në një mënyrë “rigorozisht dogmatike”,

duke pranëvënë konceptet e së mirës dhe të së keqes, përballë të qenit

besimtar apo profan.

Xheladin Beu bëhet kështu jo vetëm simboli i së keqes absolute, por ai na

shfaqet edhe si admirues i vërtetë i një idolatrie të sipërfaqshme e tokësore.

Mendimet e tij ndriçohen prej “diellit të dynjasë” (Baba Sulltanit) dhe mbi të

gjitha, ai ndjek pikë për pikë këshillat e babait e gjyshit të tij.

Le t’u kthehemi këtyre këshillave:

“Çdo gjë e gjallë që pillet, rritet e kullotet në dheun tënd është e jotja. Merre

e bëj ç’të duash”

“Preja kokën atij që mundohet ta ngrejë lart. Mos e prish me të madhin, kij

mendjen të shikosh nga fryn era e nga ngroh dielli” 127 .

Koncepti i së keqes, materializuar në të qenit zot mbi çifligje e mbi njerëz,

merr kështu përmasa më gjithëpërfshirëse, pasi krahas gjenerimit të së keqes

në brendi të qenies, ajo shndërrohet dhe në një “cilësi” të trashëguar. Në një

të keqe që duke u mbartur në gene, transmetohet “natyrshëm” nga njëri brez

në tjetrin.

127 Po aty, f.60-61

484

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!