hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

1-Vështrimi i subjektit mbi qeniet e tjera. 2-Vështrimi i narratorit mbi protagonistin. 3-Vështrimi i qenieve të tjera mbi subjektin. Dy vështrimet e para “shkëmbehen” në të njëjtën pikë, për të projektuar dy vetje në transformim të së njëjtës qenie: një zot që s’e pranon dot shembjen dhe një njeri profan. Ndjesia e parë është ajo e çdo qenieje që sheh me sy të shqyer shembjen e vetvetes. Është pafuqia e saj përballë rrënimit të vetjes fizike; gojës së hidhur sikur të paskej ngrënë shafran, qiellzës së thatë, gjuhës së trashë, e herë-herë një të therure në tepelekun e kokës. Ky rrënim i vazhdueshëm fizik bëhet akoma më tragjik përballë cilësimit të protagonistit zot i patundur mbi njerëz. Ironist tepër i sofistikuar, Kuteli, vetëm sa i thekson faktet dhe lë lexuesin të shtojë tonin ironik 122 . Duke na sjellë një personazh, të cilit po i shket duarsh vetja, ironia e tij merr nuanca gati sarkastike kur bën “komente” të tipit të mësipërm. Pafuqia njerëzore për të ndryshuar ato gjëra, që nga njëra anë kanë të bëjnë thelbësisht me ekzistencën e qenieve, e nga ana tjetër s’mund të komandohen dot prej tyre, shërben për të shkatërruar atë iluzion të krijuar në vetëdijen e një vdekatari, për një sundim të përjetshëm mbi të tjerët. Ironia ndaj protagonistit formësohet njëkohshëm nga realizimi i plotë i përmbajtjes dhe nga qëndrimi i autorit 123 . Kështu, vërejmë se pse çdo retrospektive tekstore, në të cilën rrëfimtari na informon për të shkuarën e Xheladin Beut, i vihet menjëherë theksi zbrazëtirës që qenia ndjen. Le të ndalemi për pak në këtë lloj raporti: Me gjithë këto të mira që zumë në gojë dhe ato që nuk i zumë fare – kazanët e qypat dinga me mahmudie ... me gjithë ata trimat mustaqepresh e mustaqeqërruar që kish nën urdhër Dilte nganjëherë një i krisur ndër rajaje e ndër harbutë (nga një i veçuar), që vinte shpirtin në majë të dyfekut e ia shkrepte po vendi se mbante dot me bukë dhe shpejt mbulonte balta –baltën rritej bari mbi varre 482 Xheladin Beu ndjente një zbrazëtirë të madhe në zemër (po, brenda në zemër) atij mëngjesi të ëmbël vjeshte. Dhe ja sot, pas një ahengu të vogël Xheladin Beu ndjente një zbraztësirë të madhe në zemër. Shohim se në njërin kah ravijëzohet figura e një zoti të patundur mbi çifligje e mbi njerëz, ndërsa në kahun tjetër rrënimi i vazhdueshëm fizik i qenies, i cili merr teposhtën, sa më shumë që “madhërohet” në sytë e lexuesit figura e 122 Northa Fraj: Anatomia e kritikës, Shtëpia botuese”Rilindja”, Prishtinë, 1990, f. 223 123 Po aty, f.303

zotit. Retrospektivat tekstore paraqesin në mënyrë të përshkallëzuar, një qenie në prag të denatyrimit, duke ngjallur te lexuesi një ndjenjë të pafund neverie, shkaktuar kjo prej krahasimeve të vazhdueshme (të tilla si: gjithë derrat një turi kanë; kal i zhdëpur me elb; qen i lig; ngulçonte si buall kënete) me anën e të cilave ai përshkruan shtazërimin e qenies. Skllav i mëkateve për të cilat nuk është aspak i vetëdijshëm se mund të jenë mëkate, Xheladin Beu është zhytur kokë e këmbë në baltën e pashpirtshmërisë. Sipas Kierkegaardit, pashpirtshmëria është gjendje amullie e shpirtit dhe karikaturë e ankthit. Siguria e saj qëndron në faktin se ajo nuk kupton asgjë në mënyrë shpirtërore, që nuk ndjen asnjë lloj detyre, megjithëse i ka të gjitha aftësitë. Por, meqë ajo vetë, fatkeqësisht nuk është një shpirt (me gjithë dijet e saj) është një admiruese e vërtetë e hyjnizimit të verbër 124 . Xheladin Beu merr në përfytyrimin e lexuesit trajtat e antinjeriut, pasi shpirti i tij nuk gjeneron asnjë ndjenjë humane. Pa kurrfarë brejtje ndërgjegjje, ai është gati të shuajë edhe jetë njerëzish, boll që të ruajë të paprekura pozitat e tij si zoti i patundur. “Kokënderurit mbetshin pa kokë para se të ndiznin koka të tjera” 125 . Vdekja e qenieve të tjera nuk i prek asfare ndjenjat e tij, madje edhe atëherë kur vret vajzat e reja që presin të bëhen nëna. Ashtu siç mundet të mbysë jetët e krijesave të veta që në embrion, vetëm e vetëm sepse i druhet së shoqes që është bijë veziri, ashtu di të jetë skllav i njerëzve më të lartë, për të fuqizuar në këtë mënyrë pushtetin e vet. Nuk e njeh mëshirën për njerëzit që ka poshtë vetes, por ushqen një frikë të madhe ndaj vjehrrit, i cili ka në dorë edhe ta zhdukë, siç zhduk ai vetë jetët e qenieve të tjera. Për të nuk ekziston një fuqi hyjnore, prej së cilës të frikësohet për veprimet e kryera, pasi shpirti i tij është i zhytur në një gjendje të plotë amullie, dhe ai e ka të përmbysur çdo raport mes zotit dhe djallit, jo se nuk i njeh se kush është në thelb secili prej tyre, por sepse nuk do t’ja dijë për ta. Këtu zë fill degjenerimi i tij moral e shpirtëror. Këtu shtazëria e tij formëson fytyrën e saj më të shëmtuar. “Kësaj “pune” ay i thosh “puna e perëndisë” po bota i thosh “puna e djallit” 126 . 124 Sorren Kierkegaard, Koncepti i ankthit, Shtëpia botuese”Plejad”, Tiranë, 2002, f. 99 125 Mitrush Kuteli: Vjeshta e Xheladin Beut në Proza dhe vargje të zgjedhura 11, Shtëpia botuese”Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2001, f.103 126 Po aty, f.60 483

zotit. Retrospektivat tekstore paraqesin në mënyrë të përshkallëzuar, një

qenie në prag të denatyrimit, duke ngjallur te lexuesi një ndjenjë të pafund

neverie, shkaktuar kjo prej krahasimeve të vazhdueshme (të tilla si: gjithë

derrat një turi kanë; kal i zhdëpur me elb; qen i lig; ngulçonte si buall

kënete) me anën e të cilave ai përshkruan shtazërimin e qenies.

Skllav i mëkateve për të cilat nuk është aspak i vetëdijshëm se mund të jenë

mëkate, Xheladin Beu është zhytur kokë e këmbë në baltën e

pashpirtshmërisë.

Sipas Kierkegaardit, pashpirtshmëria është gjendje amullie e shpirtit dhe

karikaturë e ankthit. Siguria e saj qëndron në faktin se ajo nuk kupton asgjë

në mënyrë shpirtërore, që nuk ndjen asnjë lloj detyre, megjithëse i ka të gjitha

aftësitë. Por, meqë ajo vetë, fatkeqësisht nuk është një shpirt (me gjithë dijet

e saj) është një admiruese e vërtetë e hyjnizimit të verbër 124 .

Xheladin Beu merr në përfytyrimin e lexuesit trajtat e antinjeriut, pasi shpirti

i tij nuk gjeneron asnjë ndjenjë humane. Pa kurrfarë brejtje ndërgjegjje, ai

është gati të shuajë edhe jetë njerëzish, boll që të ruajë të paprekura pozitat e

tij si zoti i patundur.

“Kokënderurit mbetshin pa kokë para se të ndiznin koka të tjera” 125 .

Vdekja e qenieve të tjera nuk i prek asfare ndjenjat e tij, madje edhe atëherë

kur vret vajzat e reja që presin të bëhen nëna. Ashtu siç mundet të mbysë jetët

e krijesave të veta që në embrion, vetëm e vetëm sepse i druhet së shoqes që

është bijë veziri, ashtu di të jetë skllav i njerëzve më të lartë, për të fuqizuar

në këtë mënyrë pushtetin e vet. Nuk e njeh mëshirën për njerëzit që ka poshtë

vetes, por ushqen një frikë të madhe ndaj vjehrrit, i cili ka në dorë edhe ta

zhdukë, siç zhduk ai vetë jetët e qenieve të tjera.

Për të nuk ekziston një fuqi hyjnore, prej së cilës të frikësohet për veprimet e

kryera, pasi shpirti i tij është i zhytur në një gjendje të plotë amullie, dhe ai e

ka të përmbysur çdo raport mes zotit dhe djallit, jo se nuk i njeh se kush është

në thelb secili prej tyre, por sepse nuk do t’ja dijë për ta.

Këtu zë fill degjenerimi i tij moral e shpirtëror. Këtu shtazëria e tij formëson

fytyrën e saj më të shëmtuar.

“Kësaj “pune” ay i thosh “puna e perëndisë” po bota i thosh “puna e

djallit” 126 .

124

Sorren Kierkegaard, Koncepti i ankthit, Shtëpia botuese”Plejad”, Tiranë, 2002, f.

99

125

Mitrush Kuteli: Vjeshta e Xheladin Beut në Proza dhe vargje të zgjedhura 11,

Shtëpia botuese”Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2001, f.103

126

Po aty, f.60

483

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!