19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1-Vështrimi i subjektit mbi qeniet e tjera. 2-Vështrimi i narratorit mbi

protagonistin. 3-Vështrimi i qenieve të tjera mbi subjektin.

Dy vështrimet e para “shkëmbehen” në të njëjtën pikë, për të projektuar dy

vetje në transformim të së njëjtës qenie: një zot që s’e pranon dot shembjen

dhe një njeri profan.

Ndjesia e parë është ajo e çdo qenieje që sheh me sy të shqyer shembjen e

vetvetes. Është pafuqia e saj përballë rrënimit të vetjes fizike; gojës së hidhur

sikur të paskej ngrënë shafran, qiellzës së thatë, gjuhës së trashë, e herë-herë

një të therure në tepelekun e kokës. Ky rrënim i vazhdueshëm fizik bëhet

akoma më tragjik përballë cilësimit të protagonistit zot i patundur mbi njerëz.

Ironist tepër i sofistikuar, Kuteli, vetëm sa i thekson faktet dhe lë lexuesin të

shtojë tonin ironik 122 . Duke na sjellë një personazh, të cilit po i shket duarsh

vetja, ironia e tij merr nuanca gati sarkastike kur bën “komente” të tipit të

mësipërm. Pafuqia njerëzore për të ndryshuar ato gjëra, që nga njëra anë kanë

të bëjnë thelbësisht me ekzistencën e qenieve, e nga ana tjetër s’mund të

komandohen dot prej tyre, shërben për të shkatërruar atë iluzion të krijuar në

vetëdijen e një vdekatari, për një sundim të përjetshëm mbi të tjerët.

Ironia ndaj protagonistit formësohet njëkohshëm nga realizimi i plotë i

përmbajtjes dhe nga qëndrimi i autorit 123 . Kështu, vërejmë se pse çdo

retrospektive tekstore, në të cilën rrëfimtari na informon për të shkuarën e

Xheladin Beut, i vihet menjëherë theksi zbrazëtirës që qenia ndjen.

Le të ndalemi për pak në këtë lloj raporti:

Me gjithë këto të mira që zumë në

gojë dhe ato që nuk i zumë fare –

kazanët e qypat dinga me

mahmudie ... me gjithë ata trimat

mustaqepresh e mustaqeqërruar që

kish nën urdhër

Dilte nganjëherë një i krisur ndër

rajaje e ndër harbutë (nga një i

veçuar), që vinte shpirtin në majë të

dyfekut e ia shkrepte po vendi se

mbante dot me bukë dhe shpejt

mbulonte balta –baltën rritej bari

mbi varre

482

Xheladin Beu ndjente një

zbrazëtirë të madhe në zemër (po,

brenda në zemër) atij mëngjesi të

ëmbël vjeshte.

Dhe ja sot, pas një ahengu të

vogël Xheladin Beu ndjente një

zbraztësirë të madhe në zemër.

Shohim se në njërin kah ravijëzohet figura e një zoti të patundur mbi çifligje

e mbi njerëz, ndërsa në kahun tjetër rrënimi i vazhdueshëm fizik i qenies, i

cili merr teposhtën, sa më shumë që “madhërohet” në sytë e lexuesit figura e

122

Northa Fraj: Anatomia e kritikës, Shtëpia botuese”Rilindja”, Prishtinë, 1990, f. 223

123

Po aty, f.303

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!