19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Optika e zotit dhe e skllavit

Vjeshta e Xheladin Beut

Kufinjtë brenda të cilëve hedh rrënjë ekzistenca e çdo qenieje njerëzore

zotërojnë themele lehtësisht të tronditshme, prej shkaqesh që shpesh herë nuk

jemi në gjendje t’jua gjejmë dot arsyet. Këto lëkundje të paqarta për nga

zanafilla e tyre, prishin ekuilibra absolutisht të patrazuara, gjer përpara çastit

të shembjes. Njeriu nuk është më zot i vetvetes, gjë që nuk do ta honepste

dot, në rrethanat e të ndjerit “i gjithëpushtetshëm”.

E kështu, duke mos gjeneruar dot pikë fuqie për të dëbuar “ndjesitë e

paftuara”, ai është i detyruar të luajë rolin e spektatorit përballë vetvetes.

Pikërisht këtë lloj kolapsi parandjen edhe lexuesi i këtij rrëfimi, teksa

përplaset që në fillim të tij me figurën e përmbysur të Xheladin Beut.

“As vetë Xheladin Beu nuk dinte përse ndjente një zbrazëtirë aq të madhe në

zemër atij mëngjesi vjeshte të dytë. Një zbrazëtirë sa një zgërbonjë gështenje,

një shembëtirë, një turbullirë, e një neveritje pa fund e pa anë...” 119 .

Më pas, nëpërmjet detajit ligjërimor zot i patundur mbi çifligje e mbi njerëz,

shoqëruar ky me episodin (disa herë të përsëritshëm përgjatë tekstit) ndjente

një zbrazëtirë të madhe në zemër, rrëfimtari na përshkruan një gjendje të

vazhdueshme çekuilibri që është duke ndodhur brenda protagonistit tonë.

Simboli i zotit (servirur realisht prej vetë tekstit) dhe ai i skllavit 120 (krijuar në

konfigurimin tonë si lexues prej ndjesive që na injekton po ky tekst), marrin

në këtë rast dy konotacione diametralisht të kundërta, që kushtëzohen prej dy

optikash të ndryshme vështrimi.

Optika e parë ka të bëjë me “ndjesitë e paftuara” ndërsa e dyta lidhet me

gjykimin që ne si lexues do t’i japim Xheladin Beut.

(Theksojmë se ky gjykim merret në bazë të “situatave jetësore” të hetuara më

parë nga vetë narratori).

Të dyja llojet e optikave lidhen ngushtësisht mes tyre dhe na shfaqen

vazhdimisht si plotësuese të njëra-tjetrës, në funksion të ndërtimit të figurës

së personazhit kryesor.

Sipas Todorovit, një qenie nuk mund të ekzistojë pa vështrimin e tjetrit.

Novela “Vjeshta e Xheladin Beut” 121 na servir tri lloj vështrimesh:

119 Mitrush Kuteli: Vjeshta e Xheladin Beut në Proza dhe vargje të zgjedhura 11,

Shtëpia botuese”Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2001, f.99

120 Këto dy terma janë përdorur prej Todorovit në analizën që i bën romanit Shënimet

e një ilegali të F.Dostojevskit. Aty Todorovi flet për logjikë të zotit dhe të skllavit.

121 Cvetan Todorov:Poetika e prozës, Shtëpia botuese”Panteon”, Prishtinë 1990, f.146

481

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!