19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hyrje

LABIRINTET E SHKENCËS

LABIRINTURILE ŞTIINŢEI

ALISA VELAJ

Katharsisi (I)

Para se të hynte nga Aristoteli si kategori estetike, termi katharsis

përshkruante rezultatin e masave të marra për të pastruar gjakun e fajit. Në

botën helene ishte rrënjosur mendimi se gjaku i një gici të sakrifikuar mund

“të lante” njeriun e ndotur me gjak. Uji i rrjedhshëm bënte të mundur

pastrimin e tij dhe largimin e fajit prej njeriut që e kishte kryer.

Katharsisi 3 ishte fillimisht një term mjekësor dhe si i tillë ishte përdorur edhe

në veprat e mëparshme të Aristotelit. Me përdorimin e këtij termi si metaforë

mjekesore, Aristoteli shpjegonte se ishte shpirti njerëzor ai që do të pastrohej

nga pasionet e tij të tepruara. Kur shfaqja teatrore arrinte pikën kulminante

me demostrimin e veseve të rënda morale, apo me fatkeqësitë individuale dhe

shoqërore, spektatori arrinte një pikë kritike të gjendjes emocionale që

rëndom shoqërohej me lot, e, rrjedhimisht, me çlirimin dhe pastrimin

shpirtëror të emocioneve. Kur pësonte katharsisin njeriu kthehej në gjendjen

e tij të mesit të artë si krijesë njerëzore. Pra tragjedia ishte një korrigjues:

nëpërmjet ndjekjes së saj publiku mësonte se si t’i ndjente këto emocione në

nivelet e duhura. Poetika ishte kryesisht një përgjigje ndaj pretendimit të

Platonit se poezia inkurajon njerëzit të jenë histerikë dhe të pakontrolluar.

Aristoteli shpjegon se poezia i bën ata më pak emocionalë, dhe jo më shumë,

duke u dhënë një shkarkim periodik dhe të shëndetshëm të ndjenjave të tyre.

Në kohët e mëvonshme, katharsisi u bë një fenomen kaq kompleks, saqë

askush nuk ka paraqitur një formulim përcaktues mbi kuptimin e tij, apo si

fuksionon ai. Çdo shkrimtar kap vetëm një pjesë të tij. Secili e shikon nga një

këndvështrimim i veçantë, dhe si rrjedhojë e shpjegon atë (ose dhe vetë

funksionin e letërsisë) nga premisat e veta ideologjike dhe epistemologjike.

Në Rilindje, katharsisi kishte domethënie morale të rënda; në periudhën

romantike, katharsisi shpesh përshkruante vuajtjen e poetit; në shekullin XX,

3 Katharsis në mjekësi përkthehet pastrues, veçanërisht për sistemin tretës.

48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!