19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mëkate këto?”, teksa u jep vargjeve biblike përmbajtje mishnore, tregon se

dielli hyjnor është në perëndim e sipër horizonteve të tij dhe shembja e

madhe që ndodh kur trupi i tij njeh trup gruaje, vjen si pasojë e natyrshme e

fakteve që kemi analizuar deri më tash. Në këtë pikë ankthi është dobësuar aq

shumë sa rrjedhoja e mëkatit ka hyrë në gjak të qenies, duke lëshuar rrënjë të

thella edhe në individualitet 113 . Prandaj ankthi që i shtrëngonte zemrën

protagonistit në vegimin hyjnor ishte tepër i madh, sepse atëhere ai lëkundej

ende mes hyjnores dhe tokësores, ndërsa kur ndodh shembja e madhe këtij

ankthi s’ia gjen gjurmët kurrkund, ngaqë mëkati ka triumfuar lehtësisht.

Mirëpo, duke qenë një njeri i veçantë në sytë e Zotit, “dielli hyjnor” dhuron

edhe disa shkëndija të tjera për ta zgjuar sadopak Tatën. Kjo gjë konstatohet

në lutjen që ai i drejton Zotit për ta shpëtuar nga të ngarët e të ligut, dhe në

krahasimin që i bën gruas së qytetit me gruan e Apokalipsit që mbante në

duar qelqin e mëkateve. Shkëndijat duket se e zgjojnë disi protagonistin tonë,

pasi rrëfimtari hyjnor shkruan se “ay e zotëroi mishin dhe mbeti për një çast

si shtyllë guri”, por fakti që qenia vazhdon t’i japë gjithçkaje kuptimin e

mishit e jo të frymës, bën që ajo të bjerë sërish në grackën e mëkatit me

egërsinë e përrenjve që s’njohën ku zbresën. Një gjë e tillë ishte parathënë të

ndodhte që në çastin kur imazhin e hyjneshës së tij tokësore, Tata e mishëron

në figurat e femrave të tjera. Por ana më tragjike e tërë këtij procesi mëkatimi

është se ai asnjëherë s’ka kohë për t’u penduar, duke bërë që shembjet të

ndjekin njëra-tjetrën, madje edhe në çastet kur ai e ndjen veten të zhytur në

lerë.

Shërbesa e pakryer për shkak të mëkatit në të cilin është zhytur Tat Tanushit,

të sjell ndërmend tragjedinë ”Hamleti” 114 dhe përpjekjen e dështuar e Klaudit

për të kërkuar Zotin me anë të lutjes, mbasi ka kryer vrasjen e mbretit të

Danimarkës.

(Sigurisht që analogjia e veprimit është shumë larg personazhit tonë).

Zbraz fjalë po mendimi s’fluturon

Dhe fjala pa mendim në qiell s’shkon

Të përshtatura për Tat Tanushin këto vargje mund të merrnin një konotacion

të tillë:

Zbraz fjalë, por mendimi s’fluturon

Dhe besimi pa veprim në qiell s’shkon

Ndërkohë dekodifimi i simboleve tekstore do të na ndihmonte për të

depërtuar më thellë në kuptimin e tekstit. Vdekja e Kalijes ndodh në pranverë

dhe na paraqitet e barabartë me shembjen tokësore të protagonistit. Kjo

‘vyshkje e tij’ në një stinë lulëzimi bëhet akoma më e kobshme në ndjesitë e

përjetimet e lexuesve. Përsa i përket shembjes hyjnore, ajo vjen në stinën e

113

Sorren Kierkegaard: Koncepti i ankthit, Shtëpia botuese”Plejad”, Tiranë 2002,

f.117

114

Hamleti, Skena 11, Akti 11

478

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!