19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shpirtin dhe gjakun e një qenieje, sa të shndërrohet dëshpërimthi në një

vuajtje pa fund, e cila i shemb krejt jetën e kësotokshme.

Një personazh i Kutelit, Argjir Vlonjati, shprehet kështu për vashën që ka

rrëmbyer përjetësisht zemrën e mendjen e tij:

“E si hyri zbriti fellë e më fellë brenda në gjak e nuk doli më.

E kam edhe sot ja këtu brenda në zembër, pas kaqë gjëmë vjetë e pas kaq

lebete që më kanë parë sytë. E kam të gjallë e të bukur fort si qëmoti. E do ta

kem gjer rë më rritet lëndina mbi gjoks” 105 .

Në këtë pasazh flet një personazh që është “si shumë të tjerë” në galerinë e

personazheve kuteliane, ligjërimin e të cilit ne si lexues “ thjesht e dëgjojmë”,

ndërsa për një një qenie, e cila ia ka blatuar Zotit jetën e saj, duket se edhe

gjykimi ynë si lexues do të marrë tjetër kahje.

Humbja e së shtrenjtës së zemrës shoqëruar njëkohshëm me shembjen

tokësore të protagonistit, shndërrohet në arsyen kryesore të shkëputjes së

plotë të krijesës prej Krijuesit të saj.

Sipas Kierkegaardit 106 , ndjesia thelbësore që përcakton marrëdhënien mes

qenies dhe Hyjnisë është ankthi. Në këtë kontekst ai dallon ankthin e së keqes

dhe ankthin e së mirës (ose demoniakun).

Rasti i parë është ai kur qenia ndodhet në mëkat dhe ankthi i tij është drejtuar

nga e keqja. Kjo sjellje e vështruar nga një këndvështrim më i lartë, i përket

sferës të së mirës dhe prandaj qenia provon ankthin e së keqes.

Sjellja tjetër është ajo e demoniakut, kur qenia ndodhet në të keqen dhe

provon ankthin e së mirës.

Janë këto dy polet ndërmjet të cilave duket se transformohet personazhi ynë

prej Uratës-Tatë, në Tatën-Uratë, e mandej thjesht në Tatë.

Ankthi i madh që i shtrëngonte zemrën Tat Tanushit në vegimin hyjnor nuk e

pushton asfare qenien e tij pas rivendosjes së lidhjeve me botën reale.

Demoniaku nuk arrin të gjejë strehë brenda tij, dhe do të jetë ky shkaku që

pas vdekjes së Kalijes, atë do ta kaplojë parreshtur ankthi i së keqes, i cili do

ta çojë shkallë-shkallë drejt shkatërimit. Kurse rënia e Tatës nis të projektohet

kur mëkati hyn brenda tij si hop cilësor 107 . Urdheri hyjnor “lër dhimbjen

tënde dhe ruaj kopenë time” mbart thelbin e ndërkalimit të tij, nga mbretëria

qiellore (ku Urata nuk qe kurrë një qytetar i denjë), drejt rjetave të largneshit.

Në Bibël thuhet se njerëzit mund të zemërohen, por dielli kurrsesi nuk duhet

të perëndojë mbi inatin e tyre 108 , pasi kjo gjë përbën mëkat. Në këtë kontekst

mëria e Tatës është e pajustifikueshme dhe nis ta transformojë vetëdijen e tij

105

Mitrush Kuteli: Rrëfimi i pare i Argjir Vlonjatit në Prozë dhe vargje të zgjedhura

11, Shtëpia botuese”Mitrush Kuteli”, f.

106

Sorren Kierkegard: Koncepti i ankthit, Tiranë 2002, f.122

107

Po aty, f.65

108

Bibla: Efesianët, 4.26

476

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!