19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Këtë mesazh e përforcon më tepër përshkrimi i fytyrës së Kalijes, përgjatë dy

qëndrimeve të Tat Tanushit. Kur e pranon vdekjen si plan hyjnor, Kalija

buzëqesh me buzëqeshjen e të lumturit, ndërsa me konceptimin e saj si “një

fund”, e shtrenjta e zemrës nuk ish në krahët e tij veçse një skelet.

Po ashtu edhe “arkitektura” e kishës na jepet prej rrëfimtarit hyjnor në

optikën e shndërrimeve të Uratës-Tatë në rastin e parë dhe Tatës–Uratë në të

dytin.

“Tata ngriti kryet lart ndaj kupa e kishës, dhe ja se ku ajo ish plot dritë dhe

ngrihej e ngrihej gjer sa u bë qiell”. 102

“Zëri i tij i egër u përpoq mur më mur dhe çau gjithë kandilet. Errësirë

katrani. Befas kisha u ça në dysh, u hapnë të thëllat e tokës dhe Tat Tanushi u

shemb përpjetë” 103 .

Paralajmërimi i shembjes tokësore për shkak të rebelimit zbulohet në

mospajtimin e Tatës me ligjësinë hyjnore. ( Fiton këtu peshë cilësimi zë i

egër). Krahas të ardhmes profetike të protagonistit, zbulohet edhe shfaqja e

natyrës hyjnore në lidhje me njërin apo tjetrin qëndrim që Tat Tanushi do të

mbajë kundrejt saj në jetën zgjuar.

Ndëshkimi hyjnor ndaj rebelimit dhe mëshira ndaj kujtdo që i bindet vullnetit

të Zotit shndërrohen në dy domethëniet kryesore të vegimit të qenies, të cilat

duke mos u kuptuar si duhet prej tij, e çojnë sërish protagonistin në

formulimin e po të njëjtës lutje që ai ia drejtonte qiellit edhe para t’i jepej

Zbulesa. Në këtë këndvështrim zgjimi i tij rezulton të jetë vetëm fizik dhe

asfare një zgjim shpirtëror, sikundër pritej të ishte.

Mbas gjumit ai tenton sërishmi “ndërhyrjen” në planet kohore të Zotit, duke

ruajtur të njëjtin vizion mbi vdekjen, çka e lë atë krejtësisht jashtë konceptit

biblik se i vetmi pushtet mbi të është vetëm ai hyjnor. Lutja e tij “Merr vite

nga vitet që më ke dhënë dhe jepja shërbëtores tënde Kali- që të përlëvdohet

emri yt përjetë”, na tingëllon si një kusht që qenia i vendos Hyjnisë, dhe

konfirmon shkëputjen e tij të plotë prej frymës së saj.

Simbolika e shembjes

Tepër intresant tejçohet në vetëdijen e çdo lexuesi të kësaj rrëfenje, cilësimi i

bijës së shkrimtarit “një vepër e shkruar me aq dashuri për dashurinë” 104 .

Jo rrallë në rrëfimet e Kutelit kjo ndjenjë merr përmasa gati “apokaliptike”,

duke përmbysur çdo kufi mes jetës dhe vdekjes, apo duke hyrë aq thellë në

102 Po aty: f.24

103 Po aty: f.24

104 Quo vadis, Shqipëri? (përg.A.Klosi), Tiranë&Munchen, 1993, fq.283

475

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!