19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Si lule fishket e si ëndërr shkon e përndahet njeriu...” 99

Ai mospranim i heshtur e rebelues që protagonisti ynë i bën largimit nga kjo

botë fiton në të kënduarat e Krishtit një konotacion akoma më të thellë.

Nëse në përjetimet e veta dashurore Tat Tanushi e koncepton vdekjen si

tmerrin e humbjes së të shtrenjtës së tij, këtij nocioni i mvishet në Zbulesë një

kuptim gjithëpërfshirës e tepër universal. Vdekja shndërrohet këtu në simbol

të asaj këmbane, e cila nuk bie vetëm për Kalijen, por ka rënë e do të bjerë

për të gjitha qeniet, në një kohë të caktuar si të tillë vetëm prej Zotit. Tingujt

që Tata dëgjon për largimin e së shtrenjtës do të jenë po ata tinguj që herët a

vonë do të improvizojnë edhe rekuiemin e tij.

Prandaj reflektimi i Uratës nuk duhet të fokusohet te një vdekje e parë në

veçanti, se sa te vdekja në vetvete si alfa dhe omega e mbarë species

njerëzore. Rrëfimtari hyjnor kërkon medoemos të qartësojë atë kuptim që Tat

Tanushit i është dhënë që në zanafillën e tij si Uratë mbi thelbin e

përkohshmërisë, por ai duke qenë përherë i prirë kah tokësorja duket se e ka

bjerrur pa e rrokur dot kurrë në tërësinë e vet. Ideja se vdekja të bashkon me

Hyjninë i paralajmërohet protagonistit me anën e dy shëmbëlltyrave të

përkundërta të tij, si Uratë dhe si Tatë, duke u shndërruar njëherazi në

lejtmotivin e krejt rrëfimit.

Shëmbëlltyra e parë është ajo e Uratës që e pranon vdekjen si një ligjësi

hyjnore, e që ndjen dhimbje për të shtrenjtën e tij, aq sa duhet të ndjejë çdo

vdekëtar, i cili e ka kuptuar kthjelltësisht thelbin hyjnor.

Pasi siç shkruhet edhe në Librin e Predikuesit, ka gjithmonë një kohë për të

qeshur e një kohë për të qarë, një kohë për të mbjellë e një kohë për të

korrur 100 .

“Tat Tanushi ndjente helm e gas bashkë, helm për e së shoqes, gaz se vetë

Krishti i këndonte asaj”. 101

Ndërsa shëmbëlltyra e dytë na jep një qenie në braktisje e sipër prej Frymës,

e cila nuk mendon tjetër veç për ëmbëlsinë e jetës tokësore, dhe që për më

tepër i trembet vetmisë të së ardhmes, të vetmes kohë që s’i është dhënë asnjë

fuqi për ta ndryshuar, e s’i përket askurrë atij, por vetëm e vetëm Hyjnisë.

Në suazën e përjetimeve të tilla thjesht si Tatë, ngjizet dhe ideja e përkundërt,

se tokësorja është përkohshmëria që mundet të na dhurojë veç vdekjen dhe

vuajtjen, dhe si e tillë nuk ka pse të jetë kaq e lakmuar prej qenies.

99

Mitrush Kuteli, E madhe është gjëma e mëkati, Shtëpia botuese”Grand Prind”,

Tiranë, 2006, f.23

100

Bibla: Predikuesi, 3-4

101

Mitrush Kuteli, E madhe është gjëma e mëkati, Shtëpia botuese”Grand Prind”,

Tiranë, 2006, f.24

474

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!