19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ajo kish po në atë kohë edhe bukurinë e të vdekurit edhe bukurinë e të

gjallit 92 ”.

Si mund të flitet për bukuri të vdekuri? Si mund të rrethohet nga një dritë e

gjallë një qenie, e cila pak nga pak po i lë lamtumirën botës së të gjallëve?

Kufiri që vdekatarët vendosin mes jetës dhe vdekjes zhduket këtu krejtësisht,

ndërsa raporti mes koncepteve jetë-gjallëri dhe vdekje-ftohtësi na vjen krejt i

përmbysur në këtë përshkrim.

Rrëfimtar në kërkim të Hyjnisë 93 , Kuteli, përpiqet të na mbushë mendjen ne

si lexues për atë çka duhet të ndryshojmë në perceptimet tona mbi

përtejbotën, e mbi të gjitha përpiqet t’i kthejë mendjen për këtë personazhit të

tij “plangprishës”.

Drita e gjallë që rrezaton Kalija është rrezatim i dritës së Zotit dhe i asaj bote

për të cilën ai e ka bjerrur kuptimin e saj të vërtetë, duke guxuar jo vetëm ta

shmangë, por dhe të rebelohet fuqishëm kundër saj.

Zbulesa si moskuptim 94

Dy gjendjet në të cilat përkëmbehet “përjetësisht” përkohshmëria e qenies

njerëzore, gjumi dhe jeta zgjuar, kanë qenë përherë objekt diskutimesh e

studimesh që duket se s’do të kenë të reshtur, përsa i përket faktit se në

ç’mënyrë ndikon njëra gjendje te tjetra, si ndikojnë vetëdija dhe pavetëdija në

formësimin e një ëndrre, si na paraqitet vetja jonë në ëndrrat që shohim, nga

vijnë këto ëndrra që popullojnë mbretërinë tonë të gjumit etj, etj.

Sipas Fromit, teksa rishqyrton tezat e Fromit dhe të Jungut, pra qoftë kur

besojmë se ëndrrat përbëjnë përvojat reale të shpirtrave tanë të çliruar nga

trupi, qoftë kur mbështetemi në mendimin se ëndrrat frymëzohen nga Zoti

ose nga shpirtrat të këqij, qoftë ato shihen si shprehje e pasioneve tona të

paarsyeshme, ose në të kundërt, të aftësive tona më të larta dhe më morale, ka

një ide që nuk kundërshtohet: të gjitha ëndrrat kanë një kuptim dhe një

domethënie. Kanë një kuptim sepse ato përmbajnë një mesazh, i cili po të

92

Mitrush Kuteli, E madhe është gjëma e mëkati, Shtëpia botuese”Grand Prind”,

Tiranë, 2006, f.18

93

Aurel Plasari, Kuteli midis gjallëve dhe të vdekurve, Shtëpia botuese”Apolonia”,

Tiranë 1994, f.84

94

Interpretimin e ëndrrës si një Zbulesë që i jepet protagonisti, e bën edhe studiuesi

Kujtim Shala, në analizën e tij mbi novelën E madhe është gjëma e mëkatit. Pasi bën

një pranëvënie mes Zbulesës së Gjonit dhe Zbulesës së Tatës ai thekson: “Shfaqja

tipike e Krishtit në novelën e Kutelit është ajo në ëndërr. Në vend të (Shtatë) Letrave

të Apokalipsit, Krishti i Kutelit gjen rrugë tjetër postale: Endrrën. Endrra përmbushet

pike për pike, duke sugjeruar letrarisht ( meqë nuk e di a mund të provojë shkrimi në

këtë rast) vërtetësinë e profecisë”

Kujtim Shala: Kujtesa e tekstit, Shtëpia botuese “Buzuku”, Prishtinë 2003, f.60-61

472

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!