19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Për një predikues të shkrimeve të shenjta kjo përbën një thyerje të ligjeve të

Zotit, pasi qenia e projektuar si model përmbys vetë e para atë ligj që duhet

t’jua predikojë qenieve të tjera, të cilat nuk janë në rrugën e Tij.

Shkruar është gjithashtu se atij që ka brenda vetes besim dhe kërkon më

tëpër, atij do t’i jepet, ndërsa atij që nuk mbart besim në fjalën e Zotit dhe

nuk e kërkon atë do i merret edhe ajo që ka. Tat Tanushi nuk kërkon të ketë

më tepër dhe është ky shkaku i tkurrjes së Uratës brenda tij. Në këtë

pikëvështrim transformimi i tij në Tatë duket i pashmangshëm. Pasojat e këtij

procesi shfaqen në perceptimin e tij mbi kohën.

Po t’i referohemi Blez Paskalit, njerëzit nuk kënaqen asnjëherë me të

tashmen. Ata përshpejtojnë të ardhmen pasi vonon të vijë dhe thërrasin të

shkuarën për ta ndalur. Në këtë mënyrë, ata përhumben ndër kohëra që nuk u

përkasin 90 . Kështu, shohim se Tat Tanushi nuk mjaftohet asnjëherë me atë që

ka. Ai vazhdimisht trembet për Kalijen, prandaj lutet ditë e natë për të. Duke

qenë se dashuron çmendurisht, ai ka frikë mos e braktis kjo lumturi që po

përjeton në të tashmen, ndaj dhe përpiqet ta shmangë të ardhmen.

Në fillim të rrëfimit, Kuteli vë në dukje se besa në Zotin është fuqia e madhe

e Tat Tanushit. Po të ishte i vërtetë ky pohim, atëherë Tata nuk do të

humbiste ndër kohëra, të cilat nuk i përkasin atij si qenie njerëzore (biblikisht

e ardhmja i përket Zotit), por do të përjetonte të tashmen.

Meraku i tij për Kalijen nuk është i pavend, pasi ajo vuan nga një sëmundje

që i thonë lëngjyer, por ky merak është i tepërt për një prift që ka besë në

Zotin dhe me veshjen e petkut të priftërisë ia ka blatuar atij jetën në mënyrë

të veçantë nga qeniet e tjera.

“T’i përballësh qeniet me realitetin e vdekjes, nuk do të thotë aspak ta kthesh

vdekjen në një qëllim të kuptuar si asgjë e zbrazët, as te synosh t’i errësosh

ditët e tyre me efektin e një vështrimi të fiksuar mbi vetë fundin” 91 . Ndërkohë

që Tata arrin t’i përjetojë të dyja këto gjendje. Gjersa frikësohet aq shumë për

vdekjen e Kalijes, ai e ka harruar konceptin themelor të Zotit mbi vdekjen, se

ajo është fundi i jetës tokësore dhe fillimi i jetës së përjetshme. Nga ana tjetër

ai nuk duhet kurrsesi ta errësojë lumturinë e së tashmes me frikën dhe

parandjenjën e asaj që do të vijë, pasi shkruar është se çdo dite i mjafton

pikëllimi i vet dhe e nesërmja kujdeset vetë për veten.

Urata na paraqitet i verbër edhe në optikën e shikimit të tij karshi realitetit të

vdekjes. Kur përshkruan pamjen që Kalija ka filluar të marrë pas sëmundjes,

rrëfimtari nuk na ofron një portret të akullt dhe të pajetë, por thotë se ajo ishte

e rrethuar nga një dritë e gjallë.

“Fytyra e saj vishej me një pah drite si drita e hënës mbi ujëra. Po drita e

hënës është pa jetë, kurse drita që mbulonte fytyrën e Kalijes ishte e gjallë.

90 Blez Paskal, Mendimet, Shtëpia botuese”Plejad”, Tiranë 2003, f.17-18

91 Hajdeger, Leksione dhe konferenca Shtëpia botueselejad, Tiranë 2002, f.150

471

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!