19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Është krejt normale që Tata të ndjejë mungesën e Kalijes në mish, pasi ai

është një qenie tokësore, i pajisur me dëshirat e tij fizike, por nuk është

normale për një të vajosur, që ta ndjejë këtë mungesë edhe në frymë.

Një qenie si Tat Tanushi ndodhet në të tjera raporte me Zotin krahasuar me

një vdekatar të zakonshëm, dhe për pasojë ai duhet t’i kishte orientuar më

mirë ndjenjat e veta për të mos e ndjerë këtë ndarje edhe në frymë. Por duket

se Tatës e ka lënë veten të zotërohet nga ndjenja për Kalijen, derisa mishi dhe

shpirti i tij kërkonte të dashurën më fort se çdo gjë tjetër.

Sipas Jungut raporti ndjenjë-mendim ndjek një trajektore të tillë:

“Nëse unë kam një orientim ndaj një mendimi, atëherë nuk mundem që në të

njëjtën kohë ta orientoj veten nga ndjenja, sepse mendimi dhe ndjenja janë dy

funksione krejt të ndryshme. Më duhet të bëj kujdes të përjashtoj ndjenjën në

qofte se dua t’u mbetem besnik ligjeve logjike të mendimit, në mënyrë që më

pas procesi i mendimit të mos ç’rregullohet nga ndjenja” 85 .

Nëse vetëdija e Uratës do të ishte orientuar kah hyjnorja, atëherë ai nuk do të

mundej që në të njëjtën kohë ta orientonte veten edhe nga ndjenjat, sepse

mendimi për Zotin dhe ndjenjat për të shtrenjtën e zemrës janë dy aspekte

diametralisht të kundërta. Urata nuk ka treguar një forcë të tillë vullneti për të

përjashtuar ndjenjat, në atë shkallë sa të zotërohej nga frymorja, dhe kjo e

fundit të triumfonte ndaj tokësores.

Një gjë të tillë Urata nuk do të ketë vullnetin hyjnor ta bëjë asnjëherë, dhe kjo

do të ketë si pasojë rrënjosjen e vullnetit tokësor në shpirtin dhe mendjen e

tij. Në këtë kontekst një konotacion të veçantë merr detaji tjetër ligjërimor

“dashuroheshin egërsisht”, ku dashuria merr trajtat e një pasioni të shfrenuar

njerëzor, shumë larg konceptit hyjnor të dashurisë burrë-grua.

Megjithatë qenia “më mëkatare” mes dy të dashuruarve vjen Tat Tanushi,

pasi ai arrin të veçojë dukshëm të shtrenjtën e tij, duke i dhënë vendin e parë

para Tënëzotit, gjë të cilën Kalija as që e koncepton dot, madje e qorton si

prirje edhe te Tat Tanushi.

“Kalija e vështronte duke buzëqeshur dhe priste

- Dua të them, Noemi, se të dua kaq shumë, kaq shumë...

- Dhe sa herë të tjera të ma thuash aq më shumë et do të kem ta dëgjoj.

Ai vazhdoi sikur s’e pat dëgjuar fare.

- ... dhe s’ka gjë tjetër as në dhe, as në qiell, as në ujëra që ta dua sa ty.

- Tan!, i thirri Kalija.

Ai nuk u përgjigj po e mori në krahë dhe e ngjiti gjer në degët e bajameve” 86 .

85 K.G.Jung: Mbi psikikën njerëzore, Shtëpia botuese”Plejad”, Tiranë 2002, f.49

86 Mitrush Kuteli, E madhe është gjëma e mëkati, Shtëpia botuese”Grand Prind”,

Tiranë, 2006, f.20

469

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!