hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Kujtimet tona të jetuara padashur. Të flas me hënën? E di Nga pëshpërimat e mia do mendosh se Kohët e fundit jam çmendur dhe se Ngadalë po të harroj. Ah Po ti fle, fle në paqen e luftës time Dhe qepallat si perëndim t'u fikën në rregullat e jetës Shkëlqimi t'u vel me kohën, dhe koha e pamposhtur Me duart e saj plot muskuj i tret të gjithë Dhe ky mbetet mallkimi jonë i parë Kur frutin e ndaluar me duart e mendjes lakmues e prekëm. Dëshiroja fort ta lidhja diellin në qiell, pranverën ta shtroja fushave Dhe hëna Unë Jam-it ti shndriste si kurorë. Dhe trëndafilat të çelnin pareshturr. Dhe lumenjtë të rrjedhin pa u shterur Ndër male e në zemrën time të kishte vetëm dritë Dhe t'i shkelja me këmbë ata Që hije diturie hodhën mbi kafkat tona të zymta Dhe në kërkim të pafundësisë na lanë të endemi Se zanafillën askush s'e zbuloi Dhe mekanizimin tonë të ndërlikuar dhe hyjnor ta përtyp Vetëm frymën do doja ta lija të lirë... Por më kot. Qepallat e tua si plumb janë mbledhur Dhe fjalët e mia dëgjoj. 21 Më prit në 3 shtator do të vij Takimi ynë do të jetë i çuditshëm kur ti të më thuash se s'je në qytet Në profilet e dritareve do të shoh profile njerzish, vështrues të shkujdesur Dhe duke të pritur të vish në trotuarin e djathtë Do të shfaqet hija jote si postjer dhe do më thotë se ti s'mund të vish Do më thotë edhe se vallzimi me ciganët do të zhvillohet njërherë tjetër Dhe se ndalim makinash e kohe s'do të ketë Do të shtrihem i lodhur nga e gjata rrugë në shesh dhe do të fle Hija jote e gjatë dhe e shformuar gëzueshëm do të vijë deri te thembrat e tua Dhe do më vijnë në ëndërr femra prej opiumi, Barin e tokës si qeleshe sulltani në koke ta kem Do vallzoj me shthurrjen mbi varret e motorrave të nxehur Do them fjalë të mëdha që askush s'do ti kuptojë Dhe me lakuriqësinë do përleshem lakuriq Edhe kur nata yjet një nga një t'i varë mbi terrin e vet Do zgjohem 462

Aty do jesh ti e pranishme pa postjer Hija jote tjetërkujt një mesazh po i shpje Se sot s'ke kohë, se vallëzimi me ciganët nuk do zhvillohet Dhe se ndalim makinash e kohe s'do të ketë. 22 Spacio, spacio Linja gri dhe të zeza bien poshtë Pa peshë, pa vëllim Trekëndësha të verdhë që puthen Disa njolla të kuqe Të gjitha në nje cep të spacios Një ushtar i lodhur kalon në spacion e patrajtë I prish të gjitha Ikën. Zbrazëti. Një zhurmë tingujsh nga e përtejmja e spacios Nuk dihet se nga Nuk dihet përse Një pikë e njëtrajtshme Peshon dhe bie në mes të bardhësisë Humbet, mbytet dhe përsëri Lindet. 23 Rrahja e zemrës një dhimbje të tmerrshme ndan Një dhimbje të padurueshme. Por dhimbja e saj prej vitesh na mban Ndaj prej vitesh dhe është bërë e pandjeshme. 24 Një yll i moshuar vendosi të vdesë, U end nëpër qiellin me kaltërsi, E ndjeva trishtimin e yllit në zemër, E ndjeva si flakë m'u kthye në gji. Lamtumirën e fundit ndër sytë e mi la, Dhe lotët m'i ndriti në hënën e verdhë, U shua ai yll dhe jetë më s'ka, Në natën e vonë më braktisi. 463 Tiranë 2009 Tiranë 2009 Pogradec 2004 Bucureşti 2009

Aty do jesh ti e pranishme pa postjer

Hija jote tjetërkujt një mesazh po i shpje

Se sot s'ke kohë, se vallëzimi me ciganët nuk do zhvillohet

Dhe se ndalim makinash e kohe s'do të ketë.

22

Spacio, spacio

Linja gri dhe të zeza bien poshtë

Pa peshë, pa vëllim

Trekëndësha të verdhë që puthen

Disa njolla të kuqe

Të gjitha në nje cep të spacios

Një ushtar i lodhur kalon në spacion e patrajtë

I prish të gjitha

Ikën. Zbrazëti.

Një zhurmë tingujsh nga e përtejmja e spacios

Nuk dihet se nga

Nuk dihet përse

Një pikë e njëtrajtshme

Peshon dhe bie në mes të bardhësisë

Humbet, mbytet dhe përsëri

Lindet.

23

Rrahja e zemrës një dhimbje të tmerrshme ndan

Një dhimbje të padurueshme.

Por dhimbja e saj prej vitesh na mban

Ndaj prej vitesh dhe është bërë e pandjeshme.

24

Një yll i moshuar vendosi të vdesë,

U end nëpër qiellin me kaltërsi,

E ndjeva trishtimin e yllit në zemër,

E ndjeva si flakë m'u kthye në gji.

Lamtumirën e fundit ndër sytë e mi la,

Dhe lotët m'i ndriti në hënën e verdhë,

U shua ai yll dhe jetë më s'ka,

Në natën e vonë më braktisi.

463

Tiranë 2009

Tiranë 2009

Pogradec 2004

Bucureşti 2009

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!