hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Gjymtyrët ishin njëlloj, të mijat dhe të tuat me të tyret. Viganë të uritur u sollën këndejmi dhe shtypën çdo hije në ecje. Mund të thuhet se V(ë)llahu mbarështon një lloj të veçantë të ëndrrës poetike, atë pa zë, dhe dëbon pikërisht me heshtje shumë nga cijatjet dhe zhgarravinat që rreken ta prangosin poezinë me një rol të paqënë. Çiltërsia e poetit është, sikurse vargu e mendimi, tejet e barazpeshuar: Të besoj në fjalët e mija shpesh e kam vështirë Ndaj si bojë shpirtin le të rrahë në bardhësinë e patrajtë Me gjurmë gjaku të zeza të njoma shoh tek mpikset e trashet, Dhe në virgjërinë e fushës së bardhë të damkoset. Njëheresh me urimin për një fat të hijshëm letrar e bojë të pandryshueshme, mendoj se Vangjush V(ë)llahu, nëse nuk do të dalë nga poezia e vet, do të zerë një vend të pangatërrueshëm ndoshta pikërisht ngaqë i jep poezisë atë që rëndom ia japim jetës – dhe anasjelltas. Bukuresht, dimër 2009 VANGJUSH V(Ë)LLAHU Shkëputje nga dheu 1 Shkëputje nga dheu Mundimet e shpirtit Turren mbi trup E ndjej tek paqja godet fort zemrën Dhe si plumb rjedh ndër vena Qarkullim i heshtur Ka rrahje të forta Kur shpirti shfaqet Dhe hekur të shkrirë hedh mbi trup Të kujton se ky mish Është i dheshëm Dhe yjet fshihen, dhe era nuk të rreh. Kur tufani i madh të ka marrë Dhe mikja ime në krah më flet Tek gjendem në botën e nxehtë Ku hijet janë të pa shoqëruara Dhe dielli, hëna s'frymojnë jetë U enda për pak çaste Në botën e Hadesit 452

Shpirti im ish bërë një Me tokën e nxehtë Me hijet e vetmuara Me zjarrin përvëlues Me ty Me mua Dhe të ftohtin ndjeva të më prekë Dhe një shtytje më ktheu mbrapa Në mundimin e shpirtit Në endjen e trupit në pluhur. 2 Brenda strukturës, ku ngrohej ëndrra jonë Hapet porta, Hyn zbehtësisht e ftohtë Struktura, brënda palltos sate Rrëmoj thellë në të shkuarën Në vegimet e mia të pakta fëmijnore Plot vesë e pafajsi Vështirë se ngatërrohen Me terrin brënda meje, tani. E kujtoj atë vijë të drejtë, Të përcaktuar, Që humbi. 3 Mungesë e peshës, Tym i rënë përtokë i rëndë, I shpërndarë rreth fytyrës së varur prej hiri. I afrohem dhe largohem, por largësia gjithmonë më rri pranë, Është e vdekur kjo ndjenjë e pastër prej drite. I shmangem këtij dielli sundues që brënda enëve të gjakut rri, Doja ta takoja atë fytyrë prej hiri që hije largët le pas. I afrohem në rrugët e errëta, po vetëm hijen arrij t’i shoh. Koha ka krijuar një horizont prej mishi, Dhe brënda kësaj kornize zhvillohen ngjarjet e historisë. Ështe e ndaluar ta kalosh atë kufi të menduar, Të prekësh boshtin bosh prej ajri. 453 Bucureşti 2009 Tiranë 2009 Tiranë 2009

Shpirti im ish bërë një

Me tokën e nxehtë

Me hijet e vetmuara

Me zjarrin përvëlues

Me ty

Me mua

Dhe të ftohtin ndjeva të më prekë

Dhe një shtytje më ktheu mbrapa

Në mundimin e shpirtit

Në endjen e trupit në pluhur.

2

Brenda strukturës,

ku ngrohej ëndrra jonë

Hapet porta,

Hyn zbehtësisht e ftohtë

Struktura, brënda palltos sate

Rrëmoj thellë në të shkuarën

Në vegimet e mia të pakta fëmijnore

Plot vesë e pafajsi

Vështirë se ngatërrohen

Me terrin brënda meje, tani.

E kujtoj atë vijë të drejtë,

Të përcaktuar,

Që humbi.

3

Mungesë e peshës,

Tym i rënë përtokë i rëndë,

I shpërndarë rreth fytyrës së varur prej hiri.

I afrohem dhe largohem, por largësia gjithmonë më rri pranë,

Është e vdekur kjo ndjenjë e pastër prej drite.

I shmangem këtij dielli sundues që brënda enëve të gjakut rri,

Doja ta takoja atë fytyrë prej hiri që hije largët le pas.

I afrohem në rrugët e errëta, po vetëm hijen arrij t’i shoh.

Koha ka krijuar një horizont prej mishi,

Dhe brënda kësaj kornize zhvillohen ngjarjet e historisë.

Ështe e ndaluar ta kalosh atë kufi të menduar,

Të prekësh boshtin bosh prej ajri.

453

Bucureşti 2009

Tiranë 2009

Tiranë 2009

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!