19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dhe me mishin e tyre dhe beton prej uji paqe të ngopur krijoi.

Fshehtësia u shfaq ndër fshehtësitë dhe feja fenë zbuloi,

Kulla e Babelit mbi eshtra u ngrit, dhe themele

Prej hekuri të kuq ndërtoi.

Ika tutje, të gjej gjuhën time, armiqtë i lashë në rrugën me lule prej plumbi

Në ujrat e freskët kërkova të shoh fytyrën time që

Me retë ngatërrohej dhe si pluhur shformohej. Kështu

V(ë)llahu nuk ka një program të qartë poetik, por as duket të ravgojë drejt një

të tilli. Ndoshta fanitja e një programi do t’ia cënonte lirinë e të shkruarit,

lirinë e të mbijetuarit në heshtje, ose hyn në atë grup poetësh, programi i të

cilëve nis të bëhet i dukshëm e madje të mishërohet menjëherë pas vargut të

mbramë. Veç dendësisë jo të zakontë, - që përgjithësisht lind nga ngujimi i

poetit, me vullnet a padashje, në lug të një vetmie ku ka vend për shumë

qënie e gjëra, por jo për poezinë e botuar e të zbërthyer me mjete kritike, -

poezia e V(ë)llahut ngrihet mbi një vranësi shpirti, nuk ka të bëjë fare me

asnjë lloj vajtimi, flatrimi, galdimi a mallkimi. Autori ka moshën e një

çunaku dhe zymtinë (si përmasë mençurie) e një plaku dhe nuk gjen të denjë

asgjë, askënd, heraherës as vetë Dashurinë, as Mërgimin apo Kthimet, që t’ia

veshë vargjet me morrnica lumturie, klishesh, makthesh, mirëbesimi a

dalldish kalimtare. Syri i bojës së tij ka gjithmonë ngjyrën e bojës.

Mundimet e shpirtit

Turren mbi trup

E ndjej tek paqja godet fort zemrën

Dhe si plumb rrjedh ndër vena

Vendlindja e rrumbullakosur dhe e ngjyrosur përgjumshëm, aq e pranishme

ndër fillestarë, por edhe në shkrimtarë të fikur që synojnë të ngjallen së

shkruari, nuk gjendet në vargjet e V(ë)llahut përveçse në trajtën e një nyjeje

ku fëminia (jo fort e lumtur, sipas të gjitha gjasave) fshihet natyrshëm, duke

mënjanur dasitë kohore e hapsinore, çka e bëjnë shqipen të vetëmjaftueshme,

kurse metaforën – hap drejt një të ardhmeje paqtore, pa utopi, pa pendesa të

tepërta.

Historia ka një fytyrë si më poshtë vijon:

Dhe duart i nxorëm nga trupi, këmbët i shkelëm dhe brinjët i hodhëm në tokë

të mbijnë

Dhëmbët i shkulëm, gjerdanë për zonjushat prej bakri i bëmë

Dhe qamë të gjymtuar nëpër rrugët e botës të gjenim gjymtyrët

Por përpjekjet tona ishin nën erë.

451

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!