19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ZËRA TË SË ARDHMES

VOCI ALE VIITORULUI

Ikja për të gjetur gjuhën –

kthimi për të mos humbur heshtjen

450

DR. ARDIAN KYÇYKU

Sërish Pogradeci i përhershëm u fal letrave një poet, për të cilin ende shumë

pak vetë kanë dëgjuar. Aq pak, sa çdo paraqitje fiton të njëjtën rrezikshmëri

për lexuesit dhe për vetë poetin, sidomos ngaqë rreh të skicojë të ardhmen e

mundshme poetike të një të tashmeje ende të panjohur. Duke gjykuar nga

poezitë e botuara në Revistën Haemus (Nr. 36-40 / 2009), krijimtaria e

VANGJUSH V(Ë)LLAHUT më duket tashmë një premtim i përmbushur, me një

pjekuri të padiskutueshme, të paktën në sytë e vet (shpesh çmitizues) dhe të

ne pak lexuesve – dhe është një befasi për njerëzit që nuk e shohin shtimin e

numurit të poetëve si pakësim të ditëve të Poezisë. Lindur në vitin 1987,

rritur në një Pogradec të nëpërkëmbur e të çmagjepsur nga çuditë (për të mos

thënë marrinat) e fillimeve të tranzicionit, V(ë)llahu ndoqi për një vit në

Tiranë Fakultetin e Arteve të Bukura, pastaj fitoi një bursë studimesh në

Bukuresht, (në Universitetin Kombëtar të Arteve), ku mbase nuk gjeti ato që

humbi njëheresh me rrënjëshkuljen, por ku duket se ka gjetur vetveten, atë që

shumica e poetëve bëjnë sikur, ose pandehin se e kërkojnë.

Çasti kur ai shfaqet në poezi nuk është aspak poetik. Mirpo një fat i veçantë e

përkthen mungesën e poezisë së këtij çasti në liri të shkruari siç ëndërron

fryma brenda autorit dhe në pavarësi ndaj aq përpjekjeve, gjakimeve e

shartimeve të pavetëdijshme me copëza nga hijet e poetëve paraardhës. Kjo

nënkupton edhe një përgjegjësi t-e madhe, e cila, kur është shmangur, apo

është flakur mënjanë për hir të një grushti emër e bujë, jo rrallë ka qënë

dërrmuese për mjaft shkrimtarë. Brenda saj përfytet vetëdija e të qënit dikush

dhe etja për të mos u tjetërsuar me tundimin për t’u bërë i njohur, për t’u

nakatosur në të ashtuquajturat çështje madhore të shoqërisë jo me armët e

letërsisë, por me ato të politikës. E kjo në një epokë kur:

Hingëllimën e fundit të rrugëve qielli gëlltiti,

Mbi gjakun e heshtur të ngrirë, të kuq,

Mbi fushat e nëmura të brengës, mendime të lagështa mbolli.

Qielli i vrenjtur plot me dritë të purpurt mendimit i hoqi skeletin,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!