19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Fukuyama dhe Ralf Dahrendorf, mendimtarë me vizione politike të kundërta,

e paraqitin shoqërinë e së ardhmes si antikulturore, të dyndur nga kitsch-i,

nga një mosangazhim i theksuar kulturor dhe, për rrjedhojë, nga mungesë

krijimtarie autentike.

Gjithçka, përfshi shoqërinë njerëzore, veçorizohet nga mbyllje dhe hapje të

njëkohshme ose të përkëmbyera. Për shekuj me radhë, traditat kulturore dhe

folklorike, zakonet e doket, kanë përfaqësuar edhe hapje, edhe mbyllje.

Besimi fetar ka vepruar në periudha të caktuara si mbyllje, ndërsa në të tjera

si hapje. Tregtia, qarkullimi i vlerave, i përkasin në thelb hapjes. Shteti, ashtu

si besimi fetar, ka qënë herë mbyllje dhe herë hapje sociale, nganjëherë në

përkim kohor me kishën, herë të tjera në përkëmbim. Morali është mbyllje, e

cila më pas kalon në hapje të mirëfilltë. Krijimtaria është, mbase, hapja e cila

grish për mbyllje të përligjura dhe të kufizuara. Një shoqëri që nuk ka

mbylljet e veta, i ngjan një bote në agoni. Ajo që kërkohet nga shoqëria e

hapur nuk është një shoqëri “han me dy porta”, sepse askush nuk e dëshiron

humbjen e qytetërimit e të traditave kombëtare, madje as të zakoneve me të

cilat është mësuar dhe nuk i ka ndryshuar gjatë shekujve, pavarësisht nga

forma e regjimit apo e sistemit. Kështu, bie fjala, shqiptari në asnjë mënyrë

nuk i kthen shpinën, qoftë erës, qoftë armikut, - ky i fundit, siç dihet tanimë,

mund të jetë edhe pervers, - që të mos gjendet në befasi nga goditjet e tyre.

Shqiptari nuk i trajton njerëzit si kafshë ngarkese dhe as nuk lejon që të tjerët

ta shndërrojnë në të tillë. Përfitimet e çdo natyre qofshin dhe ngado që të

vijnë, në rast se sigurohen përmes shpërfilljes së traditave dhe zakoneve

stërgjyshore, në fund të fundit rëndojnë në kurriz të dinjitetit tonë kombëtar, i

cili nuk ka të paguar.

Kërkohet një shoqëri për të cilën shteti të jetë hapje, jo mbyllje. Nga ky

këndvështrim, bëhet fjalë më fort jo për një shoqëri, po për një shtet të hapur.

Duke mos iu nënshtruar kufizimeve politike, shoqëria jonë ka për të gjetur

edhe caqet e kufizimet e veta të domosdoshme, pra të natyrshme, me mbyllje

dhe hapje të tjera. Sepse duke dëgjuar vazhdimisht për hapje dhe shoqëri të

hapura, njerëzit, në radhë të parë të rinjtë, harrojnë që ekzistojnë edhe mbyllje

shpëtimtare, pa të cilat jeta nuk ka kuptim: mbyllja në rrethin e ngrohtë të

intimitetit, të nderit e të premtimit të dhënë, të besës, etj.

Edhe krijimtaria kulturore, përmes etikës dhe estetikës që sjell në jetë, tregon

se bota nuk është vetëm hapje e patrajtëshme. Po qe se shoqëria e hapur nuk

do të njihte ca kufizime dhe do të shpërfillte baraspeshimin dhe inteligjencën

kulturore, do të shndërrohej në portë të hapur për cilëndo diktaturë që do të

tregohej "inventive" në manovrimin e shpirtrave të papërgatitur e që nuk

njohin kufij.

447

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!