hæmus - Libraria pentru toti
hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti
Çështja nuk shtrohet nëse duhet të jemi të hapur apo jo, sepse nga kjo pikëpamje gjërat janë të qarta: mbyllja është frymëmbytëse. Problemi shtrohet: kush dhe çfarë duhet hapur. Sepse një hapje “me të katër kanatat”, pa kurrfarë plani e kufizimesh që mbrojnë sistemin e shënjave, e zhbën entitetin, njësinë, organizmin që hapet. Një shoqërie të hapur i duhet të përballë një sërë mbrapshtish, të shmangë rreziqet që quhen: dogmatizëm, tjetërsim, utopi. Veprimet e saj, në të gjitha aspektet, janë veprime politike dhe kushtetuese. Nga tre rreziqet e sapopërmendur, që duhen mënjanuar, më i dëmshmi është dogmatizmi. Nënshtrimi ndaj dogmës prish rrënjësisht të drejtën e një shoqërie për t’u quajtur e hapur. Komunizmi, ashtu si çdo totalitarizëm, është e kundërta absolute e shoqërisë për të cilën po flasim. Nuk mund të bëhet fjalë për shoqëri të hapur nën sistem njëpartiak, me ekonomi të mbikontrolluar e të tejqëndërzuar, me një aparat administrativ të egër, që censuron skajshëm kulturën, dhe me një regjim që mbahet më këmbë nga puna e detyrueshme e përgjithësuar. Shoqëri e hapur do të thotë demokraci, liri njerëzore, antidogmatizëm, antiideologjizim. Shoqëria e hapur është kundërshtare e utopive, të cilat përfaqësojnë braktisjen e së sotmes dhe paaftësinë e përfshirjes në të tashmen. Utopitë janë mjete të tjetërsimit dhe njëherazi simptoma të tij. Ato i kanë sjellë shumë dëme njerëzimit. Hedhja poshtë e tjetërsimit, gjithashtu, është mëse e detyrueshme për një shoqëri joshtypëse si shoqëria e hapur. Ka politologë që e venë në dyshim faktin nëse shoqëria e hapur mbart një koncept të përvijuar qartë, apo është thjesht një sintagmë. Një fjalë a grupfjalësh, që nuk mbulon një koncept të saktë, mund të çojë në rrugë të mbarë, por gjithaq edhe në rrugë të gabuara. Nga sa thamë më sipër, mendoj se shoqëria e hapur është emër i më së mirës në histori, është emër shprese, që ia kundërvemë kërcënimit totalitarist, imoralitetit dhe agresivitetit politik. Por cilat janë perspektivat e përdorimit të togfjalëshit "shoqëri e hapur"? Shoqëria e hapur i le një portë të lirë cilësdo tendence. Shoqëria amerikane dhe ajo frënge, për shëmbull,janë të dyja të hapura. Kushtetuta amerikane është e famshme ngaqë nuk kufizon me asgjë sistemin shoqëror të vendit. Por, gjithnjë në rrafsh kushtetues, në SHBA është i pamundur krijimi i jashtëligjshëm, jodemokratik, me grusht shteti etj, i disa strukturash të tjera pushtetare. Kushtetuta franceze u ka vënë kufi të pakalueshëm prirjeve të një qeverisjeje ku do të mbizotëronte shtetëzimi i një pjese të mirë të ekonomisë. Nëse në lëmin e politikës kushtetuese dallojat ndërmjet varianteve të shoqërisë së hapur mund të jenë të mëdha, gjithaq të ndryshme mund të jenë edhe politikat e përditshme në shoqëri të kësaj natyre. Gjithsesi, ekziston një pikë në të cilën puqen opinionet dhe kjo nuk është në favor të shoqërisë së hapur: çkulturimi i shkallëzuar në suazën e një shoqërie të tillë. Francisc 446
Fukuyama dhe Ralf Dahrendorf, mendimtarë me vizione politike të kundërta, e paraqitin shoqërinë e së ardhmes si antikulturore, të dyndur nga kitsch-i, nga një mosangazhim i theksuar kulturor dhe, për rrjedhojë, nga mungesë krijimtarie autentike. Gjithçka, përfshi shoqërinë njerëzore, veçorizohet nga mbyllje dhe hapje të njëkohshme ose të përkëmbyera. Për shekuj me radhë, traditat kulturore dhe folklorike, zakonet e doket, kanë përfaqësuar edhe hapje, edhe mbyllje. Besimi fetar ka vepruar në periudha të caktuara si mbyllje, ndërsa në të tjera si hapje. Tregtia, qarkullimi i vlerave, i përkasin në thelb hapjes. Shteti, ashtu si besimi fetar, ka qënë herë mbyllje dhe herë hapje sociale, nganjëherë në përkim kohor me kishën, herë të tjera në përkëmbim. Morali është mbyllje, e cila më pas kalon në hapje të mirëfilltë. Krijimtaria është, mbase, hapja e cila grish për mbyllje të përligjura dhe të kufizuara. Një shoqëri që nuk ka mbylljet e veta, i ngjan një bote në agoni. Ajo që kërkohet nga shoqëria e hapur nuk është një shoqëri “han me dy porta”, sepse askush nuk e dëshiron humbjen e qytetërimit e të traditave kombëtare, madje as të zakoneve me të cilat është mësuar dhe nuk i ka ndryshuar gjatë shekujve, pavarësisht nga forma e regjimit apo e sistemit. Kështu, bie fjala, shqiptari në asnjë mënyrë nuk i kthen shpinën, qoftë erës, qoftë armikut, - ky i fundit, siç dihet tanimë, mund të jetë edhe pervers, - që të mos gjendet në befasi nga goditjet e tyre. Shqiptari nuk i trajton njerëzit si kafshë ngarkese dhe as nuk lejon që të tjerët ta shndërrojnë në të tillë. Përfitimet e çdo natyre qofshin dhe ngado që të vijnë, në rast se sigurohen përmes shpërfilljes së traditave dhe zakoneve stërgjyshore, në fund të fundit rëndojnë në kurriz të dinjitetit tonë kombëtar, i cili nuk ka të paguar. Kërkohet një shoqëri për të cilën shteti të jetë hapje, jo mbyllje. Nga ky këndvështrim, bëhet fjalë më fort jo për një shoqëri, po për një shtet të hapur. Duke mos iu nënshtruar kufizimeve politike, shoqëria jonë ka për të gjetur edhe caqet e kufizimet e veta të domosdoshme, pra të natyrshme, me mbyllje dhe hapje të tjera. Sepse duke dëgjuar vazhdimisht për hapje dhe shoqëri të hapura, njerëzit, në radhë të parë të rinjtë, harrojnë që ekzistojnë edhe mbyllje shpëtimtare, pa të cilat jeta nuk ka kuptim: mbyllja në rrethin e ngrohtë të intimitetit, të nderit e të premtimit të dhënë, të besës, etj. Edhe krijimtaria kulturore, përmes etikës dhe estetikës që sjell në jetë, tregon se bota nuk është vetëm hapje e patrajtëshme. Po qe se shoqëria e hapur nuk do të njihte ca kufizime dhe do të shpërfillte baraspeshimin dhe inteligjencën kulturore, do të shndërrohej në portë të hapur për cilëndo diktaturë që do të tregohej "inventive" në manovrimin e shpirtrave të papërgatitur e që nuk njohin kufij. 447
- Page 395 and 396: Kur dola nga puna më priste tek de
- Page 397 and 398: BIBLIOTHAECA HAEMUS Poezia e Ferik
- Page 399 and 400: shpresojmë, do t’ia ruajë vlera
- Page 401 and 402: vëmendja tekste të mira për vite
- Page 403 and 404: vendit tonë në përgjithësi; ta
- Page 405 and 406: Shpërfaqja e mjeshtërisë që bur
- Page 407 and 408: PROSA ANTON PASHKU Prozator, dramat
- Page 409 and 410: vorbele. Fiul însă, niciodată nu
- Page 411 and 412: VALETNIN BOBOC Pasionat de literatu
- Page 413 and 414: umană...prostia umană domne’ ,
- Page 415 and 416: Degetele sale de la piciorul drept
- Page 417 and 418: “Çfarë i do paratë? Çfarë do
- Page 419 and 420: mos u mërzit, ajo mesiguri vazhdim
- Page 421 and 422: fshikulloi trupin e djersitur. U mb
- Page 423 and 424: Fuqiprerë u mbështet drurit të m
- Page 425 and 426: e padiskutueshme dhe vegimtare për
- Page 427 and 428: Në mos dëgjofshin edhe ata, Fjal
- Page 429 and 430: pikasian na fton edhe në pikasje m
- Page 431 and 432: 2006 dhe atë e kishin sjellë pas
- Page 433 and 434: njeriu mund ta ndryshojë jetën, o
- Page 435 and 436: La viaţă-moartea cu el Mi-am desc
- Page 437 and 438: voastre despre noi. Asta stăm şi
- Page 439 and 440: iar alteori „clounul regelui Lear
- Page 441 and 442: după orizonturile apusului. Cu ari
- Page 443 and 444: tiranului se găseşte mereu cine s
- Page 445: KOPI KYÇYKU Sintagma „Shoqëri e
- Page 449 and 450: În inimă - rază de soare. La uş
- Page 451 and 452: Dhe me mishin e tyre dhe beton prej
- Page 453 and 454: Shpirti im ish bërë një Me tokë
- Page 455 and 456: Dy trupa shtyhen fort, mundohen në
- Page 457 and 458: Llampat ndricojnë mbi telat e rën
- Page 459 and 460: Pranvera si një gjethe e vyshkur t
- Page 461 and 462: Nuk doja ta prishja. Ndoshta disa z
- Page 463 and 464: Aty do jesh ti e pranishme pa postj
- Page 465 and 466: într-un Pogradec profanat de ciud
- Page 467 and 468: Mes Tatës dhe Uratës ALISA VELAJ
- Page 469 and 470: Është krejt normale që Tata të
- Page 471 and 472: Për një predikues të shkrimeve t
- Page 473 and 474: analizohet mund të kuptohet, kanë
- Page 475 and 476: Këtë mesazh e përforcon më tep
- Page 477 and 478: gati në profane, kur ai harron se
- Page 479 and 480: vjeshtës, si për të treguar se a
- Page 481 and 482: Optika e zotit dhe e skllavit Vjesh
- Page 483 and 484: zotit. Retrospektivat tekstore para
- Page 485 and 486: Ca e “injektuar” nga qeniet e t
- Page 487 and 488: Ky përshkrim të krijon pështypje
- Page 489 and 490: Pas ”takimit” për herë të dy
- Page 491 and 492: SCRIPTA MANENT ANDI MEÇAJ Shitem i
- Page 493 and 494: sikur të kisha pará me thasë e t
- Page 495 and 496: lëmuar dhe e bardhë, se ajo e bar
Çështja nuk shtrohet nëse duhet të jemi të hapur apo jo, sepse nga kjo

pikëpamje gjërat janë të qarta: mbyllja është frymëmbytëse. Problemi

shtrohet: kush dhe çfarë duhet hapur. Sepse një hapje “me të katër kanatat”,

pa kurrfarë plani e kufizimesh që mbrojnë sistemin e shënjave, e zhbën

entitetin, njësinë, organizmin që hapet. Një shoqërie të hapur i duhet të

përballë një sërë mbrapshtish, të shmangë rreziqet që quhen: dogmatizëm,

tjetërsim, utopi. Veprimet e saj, në të gjitha aspektet, janë veprime politike

dhe kushtetuese. Nga tre rreziqet e sapopërmendur, që duhen mënjanuar, më i

dëmshmi është dogmatizmi. Nënshtrimi ndaj dogmës prish rrënjësisht të

drejtën e një shoqërie për t’u quajtur e hapur. Komunizmi, ashtu si çdo

totalitarizëm, është e kundërta absolute e shoqërisë për të cilën po flasim.

Nuk mund të bëhet fjalë për shoqëri të hapur nën sistem njëpartiak, me

ekonomi të mbikontrolluar e të tejqëndërzuar, me një aparat administrativ të

egër, që censuron skajshëm kulturën, dhe me një regjim që mbahet më këmbë

nga puna e detyrueshme e përgjithësuar. Shoqëri e hapur do të thotë

demokraci, liri njerëzore, antidogmatizëm, antiideologjizim. Shoqëria e hapur

është kundërshtare e utopive, të cilat përfaqësojnë braktisjen e së sotmes dhe

paaftësinë e përfshirjes në të tashmen. Utopitë janë mjete të tjetërsimit dhe

njëherazi simptoma të tij. Ato i kanë sjellë shumë dëme njerëzimit. Hedhja

poshtë e tjetërsimit, gjithashtu, është mëse e detyrueshme për një shoqëri

joshtypëse si shoqëria e hapur.

Ka politologë që e venë në dyshim faktin nëse shoqëria e hapur mbart një

koncept të përvijuar qartë, apo është thjesht një sintagmë. Një fjalë a

grupfjalësh, që nuk mbulon një koncept të saktë, mund të çojë në rrugë të

mbarë, por gjithaq edhe në rrugë të gabuara.

Nga sa thamë më sipër, mendoj se shoqëria e hapur është emër i më së mirës

në histori, është emër shprese, që ia kundërvemë kërcënimit totalitarist,

imoralitetit dhe agresivitetit politik.

Por cilat janë perspektivat e përdorimit të togfjalëshit "shoqëri e hapur"?

Shoqëria e hapur i le një portë të lirë cilësdo tendence. Shoqëria amerikane

dhe ajo frënge, për shëmbull,janë të dyja të hapura. Kushtetuta amerikane

është e famshme ngaqë nuk kufizon me asgjë sistemin shoqëror të vendit.

Por, gjithnjë në rrafsh kushtetues, në SHBA është i pamundur krijimi i

jashtëligjshëm, jodemokratik, me grusht shteti etj, i disa strukturash të tjera

pushtetare. Kushtetuta franceze u ka vënë kufi të pakalueshëm prirjeve të një

qeverisjeje ku do të mbizotëronte shtetëzimi i një pjese të mirë të ekonomisë.

Nëse në lëmin e politikës kushtetuese dallojat ndërmjet varianteve të

shoqërisë së hapur mund të jenë të mëdha, gjithaq të ndryshme mund të jenë

edhe politikat e përditshme në shoqëri të kësaj natyre. Gjithsesi, ekziston një

pikë në të cilën puqen opinionet dhe kjo nuk është në favor të shoqërisë së

hapur: çkulturimi i shkallëzuar në suazën e një shoqërie të tillë. Francisc

446