19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KOPI KYÇYKU

Sintagma „Shoqëri e Hapur”

“Të restaurojmë fjalët” porosiste Konfucius. Mund të vetëpyetemi në mënyrë

ezopike, por edhe në frymën e Dhiatës së Re, nëse ekziston në këtë botë

ndonjë gjë që shkakton dëme më shumë se fjala (“Gjuha kocka s’ka, e kocka

thyen”). Fjala është mbartësja e informacionit midis subjekteve njerëzorë dhe

ndërmjet gjendjeve të ndryshme të të njëjtit subjekt; është shënja e qartë e

konceptit. Roli i fjalës nuk kufizohet vetëm në zbulimin e domethënieve të

koncepteve. Fjala është një “operator” që sjell larmi në sferën e koncepteve,

që modulon domethëniet duke i bërë të njohëshme ose të panjohëshme. Nuk

duhet harruar për asnjë çast se shoqëritë dhe shtetet, fatet njerëzore,

emocionet, bota jonë shpirtërore, fetë dhe strukturat e mëdha intelektuale, të

gjitha mund të ndërtohen, ose të rrënohen nga fjalët.

Në periudhën e tranzicionit politik, kur krejt sistemi i domethënieve, i

kuptimësive, që përbëjnë historinë, gjendet në shndërrim të vazhdueshëm,

asgjë tjetër nuk mund të cilësohet më e rrezikshme se sa mungesa e

vëmendjes ndaj perceptimit sa më të hollë të synimeve të fjalëve e të

termave, të cilat qarkullojnë mes nesh, rreth nesh e brenda nesh. Janë

pikërisht këto që do të mbrujnë të ardhmen shumë më fort se sa dëshirat dhe

madje më fort se sa aftësitë tona. Ndër grupfjalët që orvaten sot të ndryshojnë

kuptimin e historisë sa më ndjeshëm, është "shoqëria e hapur". Kjo e fundit,

prej dy dhjetëvjetshash vazhdon të mbetet fjala-kyç e shtjellimit të ngjarjeve

në shkallë globale, duke synuar njëlloj si Perëndimin, ashtu edhe Lindjen, të

djathtën e të majtën politike, të rinjtë dhe tradicionalistët, intelektualët,

puntorët, madje edhe përfaqësuesit e shumicës së feve më të

rëndësishme.

Tre libra përcaktojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi ecurinë teorike të shoqërisë

së hapur. Dy prej tyre kanë dalë në dritë shtatëdhjetë vjet më parë, ndërsa i

treti para dy dekadash: “The Open and Its Enemies” (Karl Popper), “The

Road to Serfdom” (Friedrich von Hayek) dhe “Reflections on the Revolution

in Europe” (Ralf Dahrendorf). Nuk është aspak e vështirë të pohojmë se

shkaku i shpërthimit të revolucioneve evropiane ishte domosdoshmëria e

rrëzimit të komunizmit, diktaturës, totalitarizmit, bashkë me pasojat e rënda

ekonomike të tyre, me bllokimin e çdo lëvizjeje shoqërore pozitive, me

varfërimin ekonomik dhe shpirtëror të kombeve.

445

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!