19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

njeriu mund ta ndryshojë jetën, ose botën, tani jam edhe më i qetë, dua të

them: u mësova më shpejt me vdekjen.“

„Lake, po mirë, të lutem, më thuaj një gjë: ishte e vërtetë që dëshiroheshe për

vdekjen kur ishe në jetë? ‹sikur të kisha vdekur tridhjetë vjet më parë, me

siguri do të qe më mirë› shkruan diku në ditar, ose ditën që varrosëm tim

vëlla, ke shkruar: ‹si t’i them se kam nevojë për dashurinë e tij... si t’i them se

edhe unë nuk mundem më, se e kam zili për vendin e tij atje poshtë›. Unë

dëshpërimin tënd, me thënë të drejtën, e mbaj mend si një akord të butë që

vërtet na shoqëronte nganjëherë gjithë mbrëmjen si la minori yt te kitara e

Kujtimit... kur kapje Don Bakin (këtu Adhurimi qeshi me të madhe), po

pastaj mbi të vinin e uleshin anekdotat më të bujshme që s’i tregonte askush

më bukur se ty, historitë më të çartura të Tiranës, tipat më absurdë që mban

kryeqyteti ynë. Adhurim, mik, më shumë kemi qeshur se kemi qarë në jetë,

më thuaj!“

„E drejtë, Ardian, vetëm se jeta e vërtetë përmbledh të gjitha shëmtitë e kësaj

bote...“

„‹dhe pak, shumë pak çaste për t’u ndjerë i lumtur›“ vazhdova unë, „e di, se e

ke thënë edhe te tregimi yt më i bukur ‹Dy ditë›, por prapë unë nuk mund të

jem me Ylljet Aliçkën që shkruan se në çastet para vdekjes patjetër ti do të

kesh belbëzuar ‹Më në fund! Kisha kohë që të prisja› dhe pastaj shton:

‹Ndofta që prej ditës kur kish ardhur në këtë jet뛓

„E di, e di, e kam lexuar librin, por mos ia merr shumë për bazë Ylljetit, se

ambasadorët kështu e kanë, kur nuk u duhet të përdorin gjuhën diplomatike ia

shkelin gojës e s’dinë ç’thonë. Jeta ishte e ëmbël mik, unë mërzitesha shpesh,

sepse vinte nganjëherë aq e bukur! pastaj ikte e zhdukej dhe ti rendje gjithë

kohën për të kapur atë që ishte aq e bukur po ajo të rrëshiqste nga duart dhe ti

s’e kapje dot më...“

„Prandaj zije e tallje botën, zotrote, për të qeshur pak ngaqë s’qaje dot?“

„Pse jo? edhe kështu mund ta shprehësh. Atje te ju ka kaq shumë marrëzi të

bukura – shumë më tepër se bukuri të marra – sa qoftë dhe vetëm për to ia

vlente të jetoje. Ja ku gabonte miku im Ylljet.“

Pikërisht me këtë gjë na ngatërronte Adhurimi. Pesimizmin dhe dëshpërimin

tij, që për mua kishte vetëm një shpjegim: ai njeri që dinte të jepte aq shumë

dashuri, për arsye të ngatërruara që tani nuk dija t’i shpjegoja, vetë gjente

pak, shumë shumë më pak nga sa mund të thithte shpirti i tij, ne e merrnim si

dëshirë për të mos jetuar më. Ndaj dhe i kishte miqtë të një palete të madhe:

me mua, Ylljetin, Gëzimin e të tjerë, që na kishte marrë erë koka në punë

letërsie, vdekjeje e pavdekësie fliste vetëm për bukurinë e dashurisë dhe

kotësinë e gjithçkaje, me Petron dhe mistikët e tjerë të Tiranës gërmonte

errësirave ku me ne nuk hynte dot, me aktorët e shumtë që kishte miq

aktronte gjithë ditën, me tim vëlla, „ministron“ dhe gjithë qëniet e tjera

ekstravagante që përmbante qyteti ynë nga Shën Prokopi te stacioni i trenit

shkëmbente andekdotat më të fundit dhe rindërtonte më mirë se askush

433

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!