19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2006 dhe atë e kishin sjellë pas aksidentit automobilistik, nuk e di për

ç’arsye, në dhomën time. Prisja rënkim e ulurima tani dhe po rrija si i ngrirë

me sytë për tokë, kur ai befas qeshi, me të qeshurën e tij melodioze, që kur

prapësohej mekej. „Ardian, po ç’pate, mo xhan, u tmerrove? – më tha pas dy

prapësimesh – bjer e shtrihu atëherë bir, nëse nuk më shikon dot, dhe bëjmë

pak muhabet se na mori malli.“

Iu binda se s’bëja dot ndryshe, ajo fytyrë vërtet nuk mund të shihej. Mbaja

mend që veç shoqes së tij Ilvës që u ndodh pak minuta më mbas te vendi i

aksidentit, asnjë njeri tjetër të afërt nuk e kishin lënë ta shikonte, aq keq ishte

shpërfytyruar. Si rashë në krevat, ndjeva që ai u kthye ashtu siç kishte qenë

më parë, me fytyrë nga muri. „Pse qeshe“, i thashë, „ti më trembe më

shumë“.

„Kot“, tha, „më fal, nuk desha të trembja, përkundrazi desha të të tregoj që

tek unë nuk ka ndryshuar asgjë.“

„Si asgjë?! Po ti a je i vdekur?“

„I vdekur jam në trup, po dua të them shpirti nuk më ka ndryshuar.“

„Domethënë tani je mirë?“

„Jam siç kam qenë, pse thua që tani jam mirë?“

Ula zërin e Radio Caroline, stacionit që transmetonte dikur nga një anije

gjithë këngët tona më të dashura, por që na vinin për fat të keq gjithmonë me

gjysma mes fishkëllimave të oqeanit.

„Po ti gjithmonë na ke folur për vdekjen, si të thuash me njëfarë dëshrimi. Ja

edhe te kjo dhomë, të kujtohet? vite më parë në kohë të gjimnazit, kur pinim

mëndtë dhe pastaj s’kujtoheshim si e ku kishim rënë. Po edhe kur lexon ato

që ke shkruar, vdekjen e sheh si mirësi, si shpëtim: ‹O Perëndi e ujrave,

ç’gabim të madh kam bërë që me vete nuk më more?› shkruan diku, pastaj

vazhdon: ‹O Perëndi e dritës, afromë pak sido që të jetë ndëshkimi yt› E tani,

e gjete vërtetë Perëndinë e ujërave, po dritën që kërkoje gjithë jetën e gjete?“

„Unë u preha edhe në ujërat që qetësojnë, edhe dritën që kërkoja gjithë jetën

e pashë“ m’u përgjigj Adhurimi me një zë që s’kishte më asgjë nga e qeshura

e mëparshme, „vetëm se nuk është që e kaloj gjithë kohën me to. Dua të

them, mos kujto se kam rënë në ndonjëfarë parajse.“

„Po si është atëherë“ e pyeta, „si është vdekja?“

„Si jeta pak a shumë. Ka çaste të mira, ka pastaj periudha të gjata kur të vjen

shpirti në majë të hundës, dua të them në majë të shpirtit, e dëshiron të

kthehesh në jetë.“

„Si, nuk e kuptoj, kur gëzohesh e kur mërzitesh në... vdekje?“

„Njësoj si në jetë“ m’u përgjigj, „gëzohesh kur të duan dhe të kujtojnë,

mërzitesh e bëhesh helm kur nuk kujtohet asnjeri për ty.“

„Kush të do e të kujton, të vdekurit?“

„Jo mor jo, të gjallët, ju, pa nga të vdekurit nuk pres gjë. Ata merhumët,

domethënë ne, ç’kishim për të thënë e për të bërë, i bëmë e i thamë.“

„E si na kuptoni ju?“

431

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!