19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

DR. ARDIAN KLOSI

Te jetëvdekja me të

In memoriam ADHURIM LAKO

Hapa sytë por mezi po mësohesha me errësirën e dhomës. Nga jashtë vinte

një dritë e dobët, nga i vetmi fener që ishte në gjithë rrugicën tonë. Mbeta në

fillim pa kuptuar asgjë por pastaj dalëngadalë njoha dhomën time te shtëpia e

vjetër, përballë dollapin me pasqyrë ku binte ai pak ndriçim që hynte mes

grilave të ulura, perdet e rënda, në mur portretin e motrës nga piktori Sali

Shijaku, te kryet e shtratit komodinën me radion e vjetër gjermane Emud dhe

syrin e saj magjik që gjithmonë i binte brenda. Radioja kishte mbetur te një

stacion me valë të shkurtra që nxirrte fishkëllima të largëta. Radio Caroline.

Mbi dysheme anë krevatit tim dhe krevatit tjetër dy legena. Me një sforcim të

jashtëzakonshëm të kokës që e kisha plumb duket nga pija, mezi arrita të

realizoj që ata legenë duhej të na i kishte vënë mua dhe Adhurimit im vëlla

pasi u shtrimë, i sigurt që shpejt a vonë ne do të nxirrnim zorrët. Kishim pirë

konjak si budallenj gjithë paraditen: atë ditë shkurti të vitit 1976 unë nuk

kisha vajtur të hapja kanal me shokët në kooperativë, edhe Adhurimi me tim

vëlla ishin kthyer në Tiranë, si gjithë ish-maturantët e Petro Ninit, nga gurorja

ku i kishin dërguar për vitin e punës prodhuese, pasi ishte vrarë gjatë një

shpërthimi njëri nga gjimnazistët. Kishim pirë në disa lokale, por nuk ishte aq

konjaku Skënderbeu sesa humori i zi i Adhurimit dhe dëshpërimi që i buronte

nga çdo fjalë, sytë e mëdhenj të përshkënditur dhe mënyra si e thithte cigaren

me buzët e holla, ato që më kishin dhënë goditjen përfundimtare: mbaja mend

si lokal të fundit Bar Pezën, Adhurimin që më recitonte nga „Mëhallat e

Botës“ dhe asgjë më, as nëse kisha ardhur në shtëpi me këmbët e mia ose jo.

U ngrita me mundim të madh përgjysmë dhe vështrova nga krevati tjetër ku

ishte shtrirë me fytyrë nga muri miku im. Nuk dija të thosha fare nëse ishte

mëngjes herët ose mbasdite vonë, mund të ishte ora 5 ose ora 17, çka nuk

përbënte ndonjë ndryshim në atë ditë të lagësht shkurti. Më në fund, pas dytri

përpjekjesh arrita të ngrihesha në këmbë pa shkelur mbi legen. Eca drejt

krevatit tjetër dhe, ngaqë u tremba prej mënyrës si rrinte shtrirë ai, pa lëvizur

asgjë, pa gërhitur siç e kishte zakon, madje me sa dukej pa marrë frymë fare,

e preka me gisht në ije. E kur prapë nuk lëvizi asgjë, ia ngula gishtin me forcë

në tul. Atëherë ai u kthye nga unë, jo si një njeri që zgjohet, por si dikush që

deri aty s’ka dashur ta bezdisin në vetminë e tij.

O tmerr çfarë pashë! Fytyra e Adhurimit e shtypur dhe e larë në gjak, njëri sy

i dalë tjetri i mbyllur, balli i hapur si një gojë tjetër. O Zot! nuk munda të

shihja më dhe ia ngula sytë legenit të tij që ishte bosh. Për një sekondë

kuptova gjithçka: në të vërtetë nuk ishim në vitin 1976 por në gusht të vitit

430

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!