19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pikture me shpërhedhje lirike, të llojit që Apolineri e kishte pagëzuar

“kubizmi prej Orfeu”.

A thua, ky realitet i rikompozuar copëz pas copëze, i cili na shpallet si nëpër

mozaikët bizantinë, edhe pse përmes riprodhimeve, të mos jetë thjeshtë

iluzion optik e aq më keq patetik?! Apo siç na shfaqen dhe plot simbole

evokative si një urdhër primitiv i ikonografisë! Ikonografisë sonë pasuri, ndër

më të mëdhatë që kemi. Ndaj na duhen ekspozitat e do të na interesonte kjo

ekspoze, edhe për thellimin në të.

Edhe një gjë: Është polifonia, pra dhe e jona, që mund të na e zgjerojë

diapazonin e kuptueshmërisë edhe për të tilla vepra.

Meqë jemi këtu, pikërisht ku na lypset shumë të jemi, thuhet se polifonia

është futur si term duke iu referuar metodave kompozitive te Schönberg. Një

ditë, kur këtë ide ndërlidhjeje po e përmendnim me profesorin Eno Koço, ai

brofi dhe ia behu: Bah! Pas një vonese çasti kuptova se sigurisht nuk ishte

pasthirrmë kundërshtie, por veçse emri i parevokueshëm ndër dashuritë e tij i

vetë gjeniut të muzikës. Kahnweiler, galerist dhe blerësi i parë amerikan i

Pikasos, në studimin mbi Juan Gris (një nga referimet bazë mbi kubizmin),

tentoi të stabilizonte një paralele mes kubizmit dhe muzikës dodekafonike.

Ndërsa më i madhi i kritikës amerikane të artit Clement Greenberg, kur nisi

të shquante më gjerësisht pikturën “integrale”, ku çdo zonë dhe element në

tablo zë vend e rëndësi, nëmos të njëjtë, të barabartë në theksimin empatik, e

sqaroi më tej kështu: “Ashtu si polifonia edhe piktura integrale është një

grupim që përbashkon, ku secila nyje kur i vjen rradha përfaqëson edhe

skemën e njëjtësuar të kompozimit. Vetë nocioni i uniformitetit është

kundërestetik. Por ja që mjaft prej pikturave integrale mbeten të arrira

pikërisht falë këtij uniformiteti të tyre, monotonisë së tyre puro. Shtrirja,

shpërhapja e pikturës në një pëlhurë tezgjahu drejt pahjes së një sensacioni të

thjeshtë nën një barrë përsëritjesh, duket dëshmia dhe përgjigjja e diç

thellësisht të rrënjosur në sensibilitetin bashkëkohor. Literatura ofron

paralelet e saj përmes Joyce e Gertrude Stein.”

Dolëm këtu, pse mbase do të na duhet që “leximi” i veprës së Artur Tashkos

të kalojë edhe përmes theksimit mbi ekuivalentin grafik shkrimor në tablonë

kubiste, ashtu si dhe ai piktorik i “gjuhëzimit kubist” në letërsinë që prodhoi

me anë të shkrimit automatik Gertrude Stein (shkrimtare, galeriste e Pikasos

dhe një nga ideologet e kubizmit).

Është, ndoshta, edhe në lëmë të shkrimit automatik inspiruar nga dadaizmi

dhe surrealizmi, si dhe ndërsjellën me pikturën avangardiste të kohës, fusha

ku mund të qartësohet diçka nga përvoja e pikturës së Tashkos ashtu si dhe

piktorit Ibrahim Kodra. Edhe ky i fundit sipas kritikës ( Paul Rafael, 1962)

prej neoklasicizmit, kubizmit e pastaj pikturës abstrakte, mbërrin si përvojë

fundore tek automatizmi. Kuptohet, çdo trajtesë mbi veprën e kubizmit

428

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!