19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në mos dëgjofshin edhe ata,

Fjalë stërgjyshësh me oshëtimë,

Ma vini librin si një nënkrejse

Me tërë pyjet e tij - buçimë.

KRENAR ZEJNO: Shenja e paparë e “bohemit” të madh

Shqiptar (Artur Tashko)

Është shenja, ende pothuaj e panjohur ndër ne, e një artisti të madh prej sërës

shqiptare të artit, Artur Tashko.

Duke ia kqyrur kronologjinë e jetës, nga njëra anë si bohemiane dhe nga

tjetra e parë si dinamikë të projektuar prej lëvizjeje gjeometrike, vëren se

maestro Tashko është ndodhur, çuditërisht apo pikërisht, në qytetet më të

rëndësishëm të botës së artit. Madje gjatë periudhave më të spikatura për

secilin prej këtyre qyteteve, kur gjatë shekullit të kaluar kanë marrë si me

rradhë rolin e krye-polisit artistik të historisë së artit: Vjenë, Boston, Paris,

Marsejë, Firence, Madrid, Londër. E mandej përfundimisht në Kolumbi, si

për t’u kthyer në zanafillë të artit, në vendin ku prehet antikiteti prekolumbian

që, siç dihet, konsiderohet shtrati parak prej nga u ngjiz kubizmi.

E prej kësaj gjeografie përvojash jetësore prej artisti, duke kundruar e

shqyrtuar veprën e tij (ndonëse më tepër në albume e riprodhime, gjë që

duhet thënë se është mjaft larg ndritimit prej veprave origjinale) nuk vonon të

rrokim së paku sensacionin e asaj çka shekulli i kubizmit pat pëlqyer ta

quante l’esprit de geometrie. Lëvizjen dhe ritmin mbi format gjeometrike

elementare.

Zëfilli të duket vetja si në një oborr plot tablo të një fryme dhe afërie nga

Maleviç te Paul Klee teksa piqesh edhe me frymën e Ibrahim Kodrës (në fakt,

eksperienca kubiste e Tashkos është kronologjikisht përpara këtij).

Prej kompozimeve kromatike me inspirim muzikal te transfigurimi i realitetit,

duke e hedhur atë ndër përmasa rrëfimi, në kërkim të një shpirti dhe

reflekseve shpirtlartësonjëse të gjërave, e gjer tek degëzimi inteligjent i

rrymës së konstruktivizmit: suprematizmi, si pika më e lartë e semplifikimit

të imazhit.

E shenjuar fort duket se çelet në vepër edhe poetika dhe sjella lirike që na

ofrojnë arkanët e muzës muzikë, me harpat dhe lirat e mandolinat, të cilat i

kanë për zemër dhe i shfaqin që të dy piktorët tanë kubistë. Si dhe peisazhet e

detit, disa edhe prej Brindizit nga ku Tashko ndiqte fundin e luftës në rrekje

të shquante brigjet shkëmborë të atdheut të tij. Nën atë notë humaniste të një

427

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!