19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

fshikulloi trupin e djersitur. U mbush me frymë, ndërsa ndjeu lotët t’i

zbrisnin fytyrës, tamam si ato pikat e vesës që shkrihen diellit të parë. Vetmia

trokiti jo papandehur. Në amfiteatrin e dhimbjes, gladiatori i vetëm ishte

pritja. Priste. Priste të hanin drekën bashkë, priste mbrëmjes të bisedonin kur

fëmijët t’i zinte gjumi, por ai gjithnjë vonohej. Duke zhbiruar këtë trishtim,

diku në baçet përfund liqenit, një e qeshur e pastër kumbuese, si gurgullima e

përrenjve nëpër shtratin e qetë ditëve verore, e bëri për vete. E pati zili atë të

qeshur edhe pse ishte prej burri. Ai në lumturinë e tij, atje tutje pa e ditur as

vetë kishte ngazëllyer një zemër të lodhur. Tërë mbasditen nuk e harroi atë të

qeshur. Mbrëmjes, burri i erdhi përsëri vonë. Ditët kalonin me këtë pikë

gëzimi. Vjeshta po trokiste fort parqeve. Nga ajo pasdite e largët s’kishte

ngelur asgjë, vetëm se në zemrën e brengosur jetonte ende ajo e qeshur.

Pothuaj e kishte harruar këtë episod fluid, kur po ndente rrobat e saponxjerra

nga lavatriçja, pa sërish “atë” të gjuante peshk. Ngriu nga befasia, aq sa

këputi edhe telin e rrobave prej pakujdesisë. U kujtua për ditën. E djelë

përsëri. I dëgjoi zërin, madje edhe të qeshurën, sepse ai u ngazëllye kur nxori

grepin me peshk nga liqeni. Eh? Shpirtrat janë si retë. Mbledhin dhe derdhin.

U bënë 15 vjete që kishte mbledhur e mbledhur shpirti i saj. Një ‘”oh” i forte

si shkulmë dallge i doli prej kraharorit Vllasovës me vështrimin tretur

xhamave të mjegulluar. Nga gjithë dashuria e parë vetëm një kujtim nuk e

harronte - atë të njohjes dhe për këtë trokitën vargjet e poetit turk Nazim

Ikmet.

“Kur mosha ikën tutje, kur jeta nis e brehet

Kujtimet më të bukura të vinë gjithnjë ndër mend” duke e shtënë në

ëndërrime. “Eh ku kini mbetur ju ditë të atëherëshme” dhe nje tjetër “oh” si ai

i pak çasteve më parë u shkëput përsëri kraharorit të saj. Vitet kishin

fluturuar. Mosha, si ajo re e bardhë dhe e vetme qiellit blu të pamatë, që tretej

tutje horizontit kishte shkuar.

Ja ku është ajo mësuesja 22 vjeçare në një shkollë të vogël fshtrave të

Mokrës. Jep mësim me nxënësit e klasës së katër këtë orë. Këndojnë. Atë dhe

vetë nxënësit i ka rrëmbyer kënga që përhapet nëpër klasa, pastaj tingujt

enden në koridorin e vogël, dëgjohen edhe në klasën ngjitur… Kur befas ka

ardhr pushimi. E gëzuar, duke dihatur, mbushet me vështirësi me frymë.

Bëhen shënimet e fundit në regjistër, s’ka dëgjuar pothuajse fare të trokiturat

në derë. Të trokiturat ndihen përsëri, disi më fort kësaj here. Nxiton. Hap

derën. Kolegu i klasës përbri qëndron para saj. ( A ka mundësi ta këndoni

edhe orën tjetër këngën e fundit. Duket sikur lutet ). Ajo qesh. Vetëm kaq

bën. Nuk i përgjigjet. Uli kokën. Diçka më vonë mbyll derën, madje s’i pritej

të fillojë ora. Këndon. Ndjen zërin t’i dridhet. Ndjen veten të fluturojë.

Ndodhet mes yjeve kur mbrëmjes është shtrirë në shtratin e dhomës së

421

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!