hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

drita qirinjsh të kuq; peceta të kuqe; një tufë me trëndafila të kuq; kamarjerët me papion kuq-e-zi u shërbenin verë të kuqe. “Merr çfarë të duash” foli zonja. Djali zgjati gishtat e holla dhe mori një copë bukë të thekur vetëm nga njëra anë. E ngjeu në gotën e verës. E përtypi, dhe në pjesën tjetër të asaj copë buke iu shfaq atdheu. E si mund të përtypej më tej? «Atdheu është dhimbje» thotë një poete. “Përse nuk ha? Ha, këtu i ke gjithë të mirat që ke ëndërruar gjatë ditës.” “Hëngra zonjë. U ngopa, të falënderoj për të mirat që më ke shtruar. Por, ç’të shtyn t’i bësh të gjitha këto mirësi për mua?” “Nuk kam bërë asgjë, thjesht, doja të të zbavitja paksa. Jeta është lojë. Jeta është e shkurtër për t’i shijuar dhe parë me sy të gjitha mirësitë e botës. Kështu është? Apo jo? Të pëlqen? Do ta ndjekësh? Do të vazhdojmë më tej?” “Përafërsisht në të gjitha lojnat ka fitues dhe të humbur. Dhe ti zonjë i di shumë mirë rregullat e lojës. Kështu është? Apo jo? Veçse ti, ndryshe nga të tjerët, ke sy, dhe i sheh të gjitha. Ju pëlqen kjo lojë vërtetë?” “Në këtë lojën tonë nuk ka humbës biri im. Do e shohësh në fund. Çfarë dëshiron të bëjmë më tej?” “Do doja të shkonim në cirk. Dua të shoh klounët.” Poshtë tendës së cirkut të qeshurat e fëmijëve përngjanin me një këngë gazmore. Djali i nguli sytë tek klounët që e zbavitnin aq shumë. Ishin të shtirura buzëqeshjet e tyre vesh-më-vesh, sikurse të gënjeshtërta ishin lotët e tyre të bojatisura ndër faqe, këtë e dinte shumë mirë, por seç kishte diçka të vërtetë të fshehur pas buzëqeshjes së tyre të çuditshme? Diçka që e magjepste? Diçka që e zbaviste aq shumë me sytë e ngulur drejt e mbi lojën e tyre, po aq të çuditshme? Papritur, iu shfaq ati i tij në rolin e klounit. “Baba!” klithi i trembur. “Çfarë biri im? Mos u tremb. Jam unë. Kam marrë rolin e këtij tipit gazmor për pak, sa për t’u zbavitur së bashku. Jam gjithmonë pranë teje. I gatshëm për të të udhëhequr në jetë.” “Përse nuk mundem të të shoh vazhdimisht kaq pranë?” “Çfarë shohim nuk është gjithmonë e vërtetë biri im. E vërteta ndodhet në tjetër vend. Ajo banon tek uji që pi. Tek oksigjeni që thith. Tek buzëqeshja e petaleve të hapura të një luleje. Tek yjet që duken me vështrim të lirë. Tek metamorfoza e një fluture.” “Baba, ku është mami?” “Bir, më e rëndësishme është të jesh i lidhur fortë me tokën ku jeton, paçka se mundet të jesh një larvë. Kur njerëzit fluturojnë larg, humbin në hapësirë, është e vështirë t’i shohësh dhe takosh si më parë. Nuk mund t’i kesh përjetësisht pranë. Nuk mundet t’i shohësh vazhdimisht. Por ti 418

mos u mërzit, ajo mesiguri vazhdimisht të vështron prej diku, dhe natyrshëm do të shfaqet një ditë nën krahët e një fluture.” “Baba, cila është kjo zonja që më ka prurë këtu tek ti?” “Është Nata biri im, grua e hekurt dhe e ashpër, poshtë petkut të saj të errët fsheh mirësi të padukshme. Mund të shkosh me ‘të, kudo që ajo të të shpjerë. Mos nguro, por, mos i beso kurrë plotësisht asaj.” Babai u zhduk. Klouni rimori fytyrën e vet të vërtetë duke zgjatur në rreshtin e parë të spektatorëve, grushtin e nderur drejt djaloshit. Mes gishtave të mbledhur diçka shtrëngonte. I bënte shenjë djalit që ta hapte pëllëmbën e dorës dhe ta pranonte dhuratën që kishte taksur për ‘të. Djali ja hapi gishtat. Aty gjeti një çelës të vogël të shndritshëm, si një yll i largët që feks në gji të natës, në errësirë, duke e bërë dritë vështrimin. Atëherë zonja Natë iu afrua pas koke dhe i pëshpëriti ëmbëlsisht në vesh: “Mbaje me kujdes këtë çelës biri im, ndoshta do të nevojitet. Tashti që u argëtove me klounët dhe e ke me vete dhuratën e çmuar, si thua?, do të vazhdojmë më tej?, apo je i lodhur?” “Jo. Jo. Dua të vazhdojmë më tej. Dua të shkojmë në stadium e të shoh një ndeshje futbolli.” “E si mundet të të them jo këtë natë?!” i tha Nata. Për herë të parë djaloshi vuri re buzën e qeshur, po aq sa të çuditshme, të Natës. Dhe këmbët e saj të lehta si sorkadhe që ngjiteshin shkallëve të stadiumit ku ndeshja pritej të fillonte. Me sytë e ngulur në fushën e gjelbër ku, topi rrotullohej nën këmbët e lojtarëve, djaloshi filloi të përplaste shuplakat dhe të këndonte i lumtur së bashku me tifozët kuq-e-zi. “Të gjithë lojtarët rendin pas topit,” i pëshpëriti ëmbëlsisht me një gjuhë sherbetlije Nata. “Topi përngjan me jetën. Nëse duhet ta shpiesh përpara drejt rezultatit pozitiv, nuk duhet vetëm të rendësh pas tij kuturu. Duhet të mësosh ta ndalësh. Duhet ta perfeksionosh teknikën e ledhatimit. Ta zotërosh dhe ta drejtosh aty ku duhet. Po qe se nuk je i zoti për të gjitha këto, topi të ikën nga këmbët. Ta vjedhin lojtarë e tjerë.” Djali nuk kuptoi asgjë nga të gjitha këto, por u kënaq së tepërmi me lojën. U ndje si në shtëpinë e tij me familjaritetin dhe shpirtin e tifozerisë kuq-e-zi. “Po tashti? Çfarë do të doje tashti i vogli im?” “Po më flihet zonjë. U bë vonë. Nesër një ditë e gjatë më pret sërish. Të falënderoj nga zemra. Më duhet të kthehem në shtrat që, në të vërtetë është një portë e rrëzuar, mbi dyshemenë e shkallmuar, te ngrehina e rrënuar, ku edhe më gjetët në orët e para të kësaj nate. Aty më presin çarçafët e mi - copa letrash të mbushura me mbishkrime prej atdheut të pamundur. Por, ju falënderoj nga zemra zonjë, sepse jastëku ku do e mbështes kokën sonte, nuk do të ketë njolla zhuli.” 419

mos u mërzit, ajo mesiguri vazhdimisht të vështron prej diku, dhe

natyrshëm do të shfaqet një ditë nën krahët e një fluture.”

“Baba, cila është kjo zonja që më ka prurë këtu tek ti?”

“Është Nata biri im, grua e hekurt dhe e ashpër, poshtë petkut të saj të

errët fsheh mirësi të padukshme. Mund të shkosh me ‘të, kudo që ajo të të

shpjerë. Mos nguro, por, mos i beso kurrë plotësisht asaj.”

Babai u zhduk. Klouni rimori fytyrën e vet të vërtetë duke zgjatur në rreshtin

e parë të spektatorëve, grushtin e nderur drejt djaloshit. Mes gishtave të

mbledhur diçka shtrëngonte. I bënte shenjë djalit që ta hapte pëllëmbën e

dorës dhe ta pranonte dhuratën që kishte taksur për ‘të. Djali ja hapi gishtat.

Aty gjeti një çelës të vogël të shndritshëm, si një yll i largët që feks në gji të

natës, në errësirë, duke e bërë dritë vështrimin. Atëherë zonja Natë iu afrua

pas koke dhe i pëshpëriti ëmbëlsisht në vesh:

“Mbaje me kujdes këtë çelës biri im, ndoshta do të nevojitet. Tashti që u

argëtove me klounët dhe e ke me vete dhuratën e çmuar, si thua?, do të

vazhdojmë më tej?, apo je i lodhur?”

“Jo. Jo. Dua të vazhdojmë më tej. Dua të shkojmë në stadium e të shoh

një ndeshje futbolli.”

“E si mundet të të them jo këtë natë?!” i tha Nata.

Për herë të parë djaloshi vuri re buzën e qeshur, po aq sa të çuditshme, të

Natës. Dhe këmbët e saj të lehta si sorkadhe që ngjiteshin shkallëve të

stadiumit ku ndeshja pritej të fillonte. Me sytë e ngulur në fushën e gjelbër

ku, topi rrotullohej nën këmbët e lojtarëve, djaloshi filloi të përplaste

shuplakat dhe të këndonte i lumtur së bashku me tifozët kuq-e-zi.

“Të gjithë lojtarët rendin pas topit,” i pëshpëriti ëmbëlsisht me një gjuhë

sherbetlije Nata. “Topi përngjan me jetën. Nëse duhet ta shpiesh përpara

drejt rezultatit pozitiv, nuk duhet vetëm të rendësh pas tij kuturu. Duhet

të mësosh ta ndalësh. Duhet ta perfeksionosh teknikën e ledhatimit. Ta

zotërosh dhe ta drejtosh aty ku duhet. Po qe se nuk je i zoti për të gjitha

këto, topi të ikën nga këmbët. Ta vjedhin lojtarë e tjerë.”

Djali nuk kuptoi asgjë nga të gjitha këto, por u kënaq së tepërmi me lojën. U

ndje si në shtëpinë e tij me familjaritetin dhe shpirtin e tifozerisë kuq-e-zi.

“Po tashti? Çfarë do të doje tashti i vogli im?”

“Po më flihet zonjë. U bë vonë. Nesër një ditë e gjatë më pret sërish. Të

falënderoj nga zemra. Më duhet të kthehem në shtrat që, në të vërtetë

është një portë e rrëzuar, mbi dyshemenë e shkallmuar, te ngrehina e

rrënuar, ku edhe më gjetët në orët e para të kësaj nate. Aty më presin

çarçafët e mi - copa letrash të mbushura me mbishkrime prej atdheut të

pamundur. Por, ju falënderoj nga zemra zonjë, sepse jastëku ku do e

mbështes kokën sonte, nuk do të ketë njolla zhuli.”

419

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!